1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon Samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel

Bernd Riegert19 Qershor 2004

Dy tema ishin qëllimi kryesor i samitit të Brukselit gjatë ditëve të fundit: Kushtetuta e re e BE dhe emërimi i një kandidati të denjë për postin e presidentit të Komisisonit Evropian. Ndonëse pasardhësi i Romano Prodit ende nuk është vendosur përfundimisht, në këtë samit u vendos më në fund përpilimi i kushtetutës së re Evropiane.

https://p.dw.com/p/ArH1
Kërkohet pasardhësi i Romano Prodit
Kërkohet pasardhësi i Romano ProditFotografi: AP

Deri në orët e vona të mbrëmjes zgjatën debatet mes shefave dhe kryeministrave të shteteve të BE. Dhe më në fund, u arrit një kompromis për të përpiluar tekstin historik për kushtetutën e re të Bashkimit Evropian. Por pikërisht ky kompromis shkaktoi që teksti i kushtetutës të jetë jotransparent dhe në shumë pika madje i paqartë. Por sidoqoftë kjo kushtetutë është një sukses i madh për Evropën sepse falë saj do të mund të qeveriset më drejtë BE, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Por vetëm praktika do të tregojë nëse kjo kushtetutë do t´u pëlqejë votuesve evropianë dhe nëse kryetarët e shteteve evropiane do të jenë në gjendje të veprojmë me më shumë transparencë se deri tani.

Por kjo kushtetutë nuk sjell asnjë ndryshim për jetën e përditshme të qytetarëve të BE. Kancelari gjerman Gerhard Schrëder kishte të drejtë kur tha pas përfundimit të samitit se duhet më shumë se një kushtetutë për t´i bërë votuesit evropianë të vërtetë.

Ndonëse 25 politikanët e lartë arritën ta përpilojnë kushtetutën e re së bashku, ata patën probleme të gjenin një pasardhës të Romano Prodit, për postin e presidentit të Komsisionit Evropian. Për këtë ata do të takohen sërisht në një samit të vecantë. Por debatet mes fraksionit konservativ dhe Këshillit Evropian si edhe bllokimet reciproke për emërimin e presidentit i ri të Komisionit Evropian, janë një shembull negativ për punën e Evropës.

Por kushtetuta e re do të ndihmojë tani për zgjidhjen e këtij problemi, sepse sipas saj shefi i Komisionit do të zgjidhet në të ardhmen nga Parlamenti Evropian. Tani që teksti u përpilua, kushtetuta duhet të llogarisë me ndryshime në disa paragrafe nga shtetet skeptike si Britania e Madhe, Spanja, Polonia dhe Danimarka. Madje edhe Hollanda mund të votojë kundër hyrjes në fuqi të kushtetutës së re, për t´u hakmarrë ndaj Gjermanisë, e cila nuk e pranoi propozimin hollandez për të shkurtuar projektet e Paktit të Stabilitetit përpara pak kohësh.