1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përgatitje e misionit për Kosovën

Anke Hagedorn14 Dhjetor 2007

Samiti i BE-së nuk shprehet zyrtarisht për pavarësinë

https://p.dw.com/p/CbvV
Kancelarja Merkel dhe ministri i jashtem SteinmeierFotografi: AP

Gëzimi dhe atmosfera festive pas nënshkrimit të traktateve për reformat e BE-së në Lisbonë u zhduk shpejt. Në samitin njëditor të së premtes në Bruksel BE nuk mundi të gjejë një përgjigje unike lidhur me çështjen kryesore të takimit pozicionimin e BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës.

Kryetarët e shteteve të BE-së ranë shpejt dakord, që Kosova nuk do të mbetet gjithmonë protektorat i OKB-së, dhe se bisedime të tjera ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve nuk kanë kuptim. Praktikisht çdo gjë shkon në drejtim të një pavarësie të mbikqyrur të Kosovës, deklaroi kancelari austriak Alfred Gusenbauer.

Por me këtë nuk bien dakord disa shtete. Në rradhë të parë Qiproja, Sllovakia dhe Greqia e kundërshtojnë këtë. Prandaj fjala "pavarësi" nuk përmendet në dokumentin përfundimtar. Ministri I jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u shpreh:

"Ne shpresojmë shumë, që edhe përmes qëndrimit të arsyeshëm të figurave përgjegjëse në Kosovë, të mos bëhen deklarata të paarsyeshme në momente që nuk janë koordinuar me bashkësinë ndërkombetare. Unë shpresoj, se ne së bashku do të mbajmë përgjegjësi, që të ruhet stabiliteti, që në ditët dhe javët e ardhshme të mos ketë përshkallëzime dhe i gjithë procesi të mbetet një proces i kontrolluar."

Në Kosovë duhet të dergohet një mision prej 1 800 vetësh dhe të emërohet një i ngarkuar i posaçëm. E diskutueshme është në se misioni ka nevojë për aprovimin e KS. Në këtë rast Rusia, që është kundër pavarësisë ka kërcënuar me veto. Në drejtim të Serbisë kryetarët e shteteve dërguan sinjale pozitive. Në deklaratën përfundimtare, thuhet se afrimi me BE-në mund të përshpejtohet. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha lidhur me këtë:

"Përsa i përket Serbisë linja jonë e përbashkët është, që ne themi, përparimi në rrugën për BE është i dëshëruar prej nesh dhe kjo përfshin edhe statusin e kandidatit. Ne i kemi dhënë Serbisë një shënjë të qartë, që këtë perspektivë evropiane e konsiderojmë të mundshme si dhe të dëshërueshme."

Por për këtë fillimisht duhet nënshkruar një marrëveshje stabilizimi dhe asociimi me Beogradin. Një marrëveshje e tillë është e bllokuar, përderisa nuk është kapur gjenerali Ratko Mladic. Në Bruksel kryetarët e qeverive nuk mundën të bien dakord për kohën e nënshkrimit të një marrëveshjeje të tillë me Serbinë.

Të ardhmen e BE-së do ta përcaktojë një i ashtuquajturi "këshilli i të urtëve". Ky forum, i quajtur zyrtarisht "grupi reflektues", do të konsultohet për temat si migrimi, politika për klimën, energjia, kriminaliteti dhe terrorizmi. Ideja është e kryeministrit francez Sarkozy.

"Detyra e këtij keshilli është që të mendojë për mundësitë e një endre të re evropiane për periudhën 2020-2030, dhe në këtë ëndërr të re evropiane do të shfaqet gjithsesi cështja e kufinjve të rinj evropianë. Nuk është fjala vetëm për Turqinë, por në përgjithësi për kufinjtë."

Forumi nëntëkrerësh, që drejtohet nga ish kryeministri spanjoll Felipe Gonzales, do të nisë punën në verë 2008. Zvpresidentë janë zonja e hekurt e Evropës lindore, ish presidentja letone Vaira Vike-Freiberga, dhe ish shefi i koncernit finlandez Nokia, Jorma Ollila.

►◄