1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përgjimet e shtetit në sferën private kanë bërë që të merret ky vendim

20 Mars 2008

Gjykata Kushtetuese gjermane ka kufizuar ruajtjen e diskutueshme të bisedave telefonike dhe të dhënave të internetit.

https://p.dw.com/p/DRo7

Sipas një vendimitë Gjykatës edhe pse kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike duhet të ruajnë regjistrimin për gjashtë muaj të të gjitha bisedave telefonike dhe emailet e dërguara,ato mund tu kalohen organeve të sigurisë vetëm në rast se hetohet për ndonjë vrasje, plaçkitje apo pengmarrje. Vendimi fillimisht vlen për gjashtë muajt e ardhshëm. Ky vendim sot zë vend kryesor në komentet e gazetave gjermane.

Fillimisht në 'Thüringer Allgemeine' lexojmë: "Pas dy vërejtjeve të bëra mund të pasojë anulimi: Gjykata kushtetuese për herë të tretë rresht hedh poshtë një ligj të qeverisë federale gjermane. Ndërkohë që juristët socialdemokratë paralajmërojnë se në të ardhmen do të jenë më të përpiktë në punën e tyre, në kampin e kristdemokratëve vërehet acararimi. Juristët krisdemokratë thonë se Gjykata e Karlsruhes është duke tejkaluar kompetencat e saj. Megjithatë gjykatësit nuk mirren me këto çështje për të thyer monotinë. Përgjimet e shtetit në sferën private të 34 mijë qytetarëve kanë bërë që ata të marrin këtë vendim," thuhet në 'Thüringer Allgemeine'.


Ndërkaq nga 'Märkische Allgemeine' e Pocdamit po për këtë çështje shkëpusim: "
Është vetëm një urdhëresë e përkohshme e gjykatës kushtetuese dhe jo një vendim përfundimtar. Por toni i përdorur në këtë urdhëresë e bën të qartë se nga shpie kjo rrugë. Përfundimisht shteti mund të shfrytëzojë informacionet e ruajtura vetëm për ndjekjen e veprave të rënda dhe për tu
mbrojtur nga rreziqet konkrete. Është qetësues fakti që gjykatësit gjerman të Karlsruhes nuk miratojnë krejt atë çka vjen nga politika. Vetëm kështu mund të kthehet besimi i qytetarëve ndaj teknologjisë moderne informative. Nëse secila thirrje dhe aktivitet regjistrohet në internet atëherë 'Big Brother' nuk është shumë larg," nënvizon 'Märkische Allgemeine'.


Dhe për fund shfletojmë gazetën 'Südwest Presse'e cila botohet në Ulm: "Rruga që gjykata përcakton në mes të lirisë dhe sigurisë po bëhet gjithnjë e më e qartë: ndërhyrje për ndjekjen e kriminalitetit të rëndë po por jo edhe hetime pa ndonjë arsye të madhe. Ky lajm të qetëson. Kjo për faktin se frika gjithnjë e në rritje që siç duket ka pushtuar politikanët nuk i bën ata vetëm këshillues të këqinj por edhe ligjvënës të këqinjë. Këtë mesazh të qartë gjhykaëstit e Karlsruhes e dërguan edhe një herë në
drejtim të Berlinit," thuhet ndër të tjera në komentin e gazetës 'Südwest Presse'.