1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përpara për në Kinshasa

Nina Werkhäuser14 Qershor 2006

Më dhjetë korrik në Republikën Demokratike të Kongos do të dë rgohen ushtarë t e parë, për të siguruar zgjedhjet në kuadër të trupës së BE-së "EUFOR RD KONGO".

https://p.dw.com/p/Ar0M
Pamje nga aeroporti ne Kinshasa
Pamje nga aeroporti ne KinshasaFotografi: AP

Gjermania me gjithsej 780 ushtarë përben kontigjentin e dytë për nga madhësia pas Francës. Tek ushtarët gjermanë që shkojnë në Kongo bën pjesë edhe "komandoja speciale e trupave të sherbimit sanitar" në Leer. Në kulmin e vapës ushtarët e sherbimit sanitar qëndrojnë gatitu gjatë apelit në Leer. Me helikopter vjen ministri i mbrojtjes, për t´u ndarë me ta para sherbimit në Kongo.
Beretat blu të ushtarëve sanitarë shkelqejnë si qielli blu, është 35 gradë. "Në Kongo do të jetë edhe më nxehtë" peshperin njëri nga ushtarët, përpara se të marrë qëndrim.
"Kontigjenti i operacioni EUFOR, komando SES, veshtrimi drejt. Qetesohu."
Në kostum të erret ministri i mbrojtjes hip në pultin e drunjtë të oratorit, që është sjellë para pak kohe në sheshin e apelit.
"Të dashur ushtare dhe ushtarë, gëzohem, që mund të shfrytezoj sot rastin, që të pershendetem personalisht me ju para operacionit, që keni perpara në Republikën Popullore të Kongos."
Në se edhe ushtarët gëzohen, kjo nuk merret vesh. Me fytytra serioze degjojnë deklaratat e ministrit. Franc-Josef Jung flet për rëndësinë e zgjedhjeve në Kongo me 30 korrik. Ata do të sigurohen nga 2000 ushtarë nga Gjermania dhe nga 17 vende të tjera evropiane.
"Kongo është 6,6 herë më i madh se RFGJ. Dhe nqs arrijmë aty një zhvillim të qëndrueshem dhe paqësor ai do të rrezatojë sigurisht edhe në republikat e tjera të Afrikës."
Së shpejti gjithsej 780 ushtarë gjermanë do të nisen për në Republikën Demokratike të Kongos, nder ta mjeke dhe sanitarë nga Leer.
"Gjatë operacionit të tyre në Gabun dhe në Kongo ata natyrisht duhet të mësohen me vështirësitë klimatike dhe shendetesore. Por unë e di se janë një trupë e përgatitur në mënyrë të shkëlqyer, dhe mund të thuhet, se kontigjenti juaj duhet konsideruar si një nga të parët në botë."
Pas ushtarëve janë vendosur çadra sanitare ngjyrë ulliri, mbi të cilat është një kryq i kuq. Aty mund të trajtohen të sëmurët dhe të plagosurit në nivel të lartë mjekesor dhe biles edhe të operohen. Cadrat dhe aparaturat mjekesore do të dergohen së shpejti me avion në Kongo.
Një pjesë e ushtarëve do të stacionohet në kryeqytetin e Kongos Kinshasa, një pjesë tjetër në vendin fqinj Gabun në spitalin fushor. Për këtë ushtarët duhet të jenë të përgatitur për kushtet e pazakonta klimaterike. Mjeku i semundjeve tropikale në Bundeswehr, Thomas Harbaum thotë:
"Në se janë gjera si Malarja apo problemet higjenike që janë në Kongo shumë të theksuara, ne duhet të ndermarrim vaksinimin e gjerë të pjesëmarrësve dhe duhet t´i kushtojmë shumë kujdes parandalimit të malarjes."
Por ushtarët nuk pijnë vetem ilaçe kunder malarjes, ata merren edhe me vendin, ku do të shkojnë, i cili është për ta krejtesisht i huaj.
"Ne do të marrim mësim të hollësishëm për gjeografinë e vendit me gjithë përgatitjen për fëmijet ushtarë. Por kemi dëgjuar që në Kinshasa nuk kemi të bëjmë me këtë fenomen. Përndryshe jemi të informuar, që vendi dhe njerezit janë shumë dashamirës ndaj nesh evropianeve dhe gjermaneve."
Në lindjen e trazuar të vendit trupa e BE-së nuk do të dergohet dhe anashkalon keshtu vatren më të rrezikshme të konfliktit. Por në se në ditën e zgjdhjeve në Kinshasa do të kete qetesi, nuk mund ta parashikojë askush. Prezenca e 2000 ushtareve evropianë do të sherbejë për të trembur shkaktaret e trazirave dhe në rast nevoje Bundesveri është në gatishmeri për evakuimin e trupes. Një çikë të pasigurtë janë disa ushtarë para nisjes, por për këtë nuk kanë qejf të flasin.
Diskutimin politik pro dhe kontra operacionit në Kongo ushtarët e kanë ndjekur. Megjithatë 135 deputetë të parlamentit kanë votuar kunder. Ministri i mbrojtjes u garanton ushtarëve edhe një herë se kanë një mbeshtetje të madhe politike për operacionin e tyre. Dhe para se ai të largohet me helikopter, u uron edhe:
"Që të mos keni nevojë fare të hyni në veprim, që të vini të gjithë shëndosh në shtepi. Pra të gjitha të mirat, suksese për operacionin tuaj dhe kthim të mbarë në shtepi."