1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përpjekjet për demokracinë ndodhen nën kërcënim masiv

Kristof Hajncle7 Shtator 2004

Në Afganistan ka filluar fushata zgjedhore. Një ndërrmarrje shumë e rrezikshme kjo, pasi stabiliteti dhe siguria duket se akoma janë fjalë të huaja në Hidukush. Në këtë fushatë qëndrojnë para provës shumë arritje të qeverisë në Afganistan, psh besueshmëria e procesit të deritanishëm të reformave pa rënies së talibanëve

https://p.dw.com/p/ArSN


Një fushatë që mund të të kushtojë edhe jetën. Dhe kjo jo vetëm Hamid Karzait, president aktual, dhe kandidati me më shumë shanse në zgjedhje. Të tjerë të quajtur si pika të dobëta janë vënë në shënjestër të talibanëve. Për çdo ditë ka atentate, apo tentativa për vënie bombash, përleshje mes militantëve dhe forcave të sigurisë. Për çdo ditë vendoset ndalim qarkullimi apo parlajmërohen organizatat ndërkombëtare.
Talibanët godasin punonjësit e organizatave humanitare, policë afganë, ushtarët e huaj, pra të gjithë ata që marrin pjesë në procesin e rindërtimit dhe të demokratizimit të vendit. Me atentatet ata synojnë të trembin zgjedhësit të pengojnë rindërtimin dhe para së gjithash të sabotojnë fushatën zgjedhore.
Duhet theksuar se talibanët ndërkohë grupi më i dhunshëm, nuk janë të vetmit që kryejnë aksione terroriste. Anëtarët e Al Kaidës e përdorin kufirin pakistanezo-afgan si territor për tërheqje. Ish Kryeministri Hekmatyar ka akoma përkrahës madje ai krijon aleanca të përkohshme edhe me talibanët. Ndërkohë 30.000 milicë privatë janë të armatosur dhe janë të gatshëm në çdo kohë të luftojnë për komandantët e tyre. Të fuqishmit në rajone të caktuara madje ushtruan pushtetin e tyre gjatë procesit të regjistrimit. Të tjerë nuk do t'a lënë t'ju ikë shansi që në zgjedhje të ushtrojnë presion madje me dhunë për të miratuar kandidatët e tyre.
Ndryshe nga procesi i regjistrimit, fushata zgjedhore do të zgjasë vetëm një muaj dhe zgjedhjet një ditë. Kjo për forcat e sigurisë do të thotë një angazhim gjigand, me qëllim të ruajtjes së 18 kandidatëve, 5000 zonave zgjedhore, 130.000 aktivistë zgjedhorë dhe 10 milionë zgjedhësve. Koalicioni antiterrorist dhe trupa mbrojtëse e Afganistanit kanë marrë përforcime, por ndihma akoma është e pakët, shprehen ekspertët duke treguar me gisht nga Nato-ja. Ajo me kontigjentin ndihmës prej 2000 ushtarësh miratoi më pak se sa pritej.

Një gjë dihet. Shumica e afganëve do të shkojnë në zgjedhje. Por vetëm nëse ata shkojnë pa frikë e presion, do të ketë sukses ky ushtrim i parë i demokracisë. Nëse bëhen manipulime dhe ndodhin trazira, atëherë qeveria amerikane dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të pyesin veten, a u nxituan ato me mbajtjen e planit kohor, dhe nëse koha ishte më e rëndësishme se sa zhvillimi solid i strukturave demokratike dhe institucioneve në Afganistan.