1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përshkallëzohet konflikti për shtëpinë e re të azilkërkuesve

se/sti (dpa epd) / Esat Ahmeti21 Gusht 2013

Njerëzit kanë ikur nga dhuna në Siri dhe Afganistan. Por edhe në strehimoren e tyre të re në Berlin, ata nuk ndihen të sigurtë. Përshkallëzohet konflikti për shtëpinë e re të azilkërkuesve.

https://p.dw.com/p/19U2x
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ka javë që në Berlin protestohet kundër shtëpisë së re për azilkërkuesit, e cila ndodhet në lagjen Hellersdorf në lindje të kryeqytetit. Banorët e kësaj lagjeje ankohen se ata kanë qenë të informuar shumë vonë për planet për ngritjen e kësaj qendre. Grupet djathtiste përdorin çështjen për të krijuar atmosferë kundër fluksit të të huajve të tjerë.

200 gratë, burrat dhe fëmijët e parë nga e hëna (19.08.2013) kanë gjetur strehim në rrugën Carola-Neher në Berlin. Nën mbrojtjen masive të policisë të 42 refugjatët u sollën pëmesr hyrjes së prapme në ndërtesën katër katëshe, që ka qenë dikur gjimnaz. Shumë prej tyre janë nga vende të krizës si Siria, apo Afganistani.

Shtëpia e azilkërkuesve në Berlin-Hellersdorf
Shtëpia e azilkërkuesve në Berlin-HellersdorfFotografi: picture-alliance/dpa

Të martën në mbrëmje qindra njerëz dolën sërish për të protestuar në rrugën, që ndodhet afër kësaj shtëpie. Sipas të dhënave të policisë rreth 40 ithtarë të partisë së ekstremizmit të djathtë NPD u mblodhën në një tubim protestues. Përballë tyre ndodheshin rreth 600 kundër-demonstrues të tjerë. "Refugjatët janë të mirëseardhur", bërtisnin ata. "Shporruni", bërtisnin ekstremistët e NPD-së. Katër policë u plagosën gjatë përleshjeve. 25 njerëz u arrestuan.

Këshilli për refugjatë në Berlin foli për protestat më të këqija kundër një objekti të tillë në qytet. Policia tani siguron me disa makina të saj strehimoren e re. Edhe në shtëpinë e refugjatëve janë vendosur rojet e sigurisë. Në të njëjtën kohë banorët dalin në mënyrë demonstrative për të shetitur në rrugë me qentë e tyre. "Tani vetëm sa do të kemi stres me të huajt", thotë një 16-vjeçar, që ndjek mësimet në një shkollë aty afër.

Për këtë të mërkurë janë paralajmëruar protesta të reja në Hellersdorf dhe pjesë të tjera të qytetit. Partia e djathtë populiste Pro Deutschland ka bërë thirrje për demonstrata para shtëpisë së refugjatëve.