1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përvjetori i vrasjes së Gjingjiqit

11 Mars 2004

Me 12 mars mbushet një vit nga vrasja e ish - kryeminstrit të Serbisë Zoran Gjingjiq

https://p.dw.com/p/Aqvd
Zoran Gjingjiq: Një vit nga vrasja e reformatorit serb
Zoran Gjingjiq: Një vit nga vrasja e reformatorit serbFotografi: AP

Janë të pakta momentet për të cilat mund të thuhet se i gjithë populli serb ishte zgjuar nga letargjia. Një prej tyre ishte momenti i rrëzimit të diktatorit Sllobodan Millosheviq, në tetor të vitit 2000. Mijëra qytetarë të Beogradit dhe qyteteve të tjera serbe, të kapluar nga një eufori e posacme, varrosën një epokë e cila tërë rajonin kishte futur në krizë dhe luftë, ndërkohë që Serbisë i kishte sjellë izolimin dhe një varfëri të thellë. Ishin këto ditët kur edhe skeptikët më të mëdhenjë në botë i kaploi një disponim i vecantë.
Por ky disponim ra shumë shpejt: përcarjet në mesin e partive të DOS-it, bllokuan politikën qeveritare. Në vecanti të theksuara ishin përcarjet mes Zoran Gjingjiq dhe kundërshtarit të tij nacional-konzervativ, Vojisllav Koshtunica. Rritja ekonomike ishte aq minimale sa që shumë pak kush e ka vërejtur në jetën e përditshme. Shumë qytetarë u kthyen sërish në letargjinë e vjetër.
Deri në një moment tjetër, kësaj radhe tragjik: në atentatin kundër ish - kryeministrit Gjingjiq, me 12 mars të vitit të kalaur. Nuk ishte fjala vetëm për një prej politikanëve në pushtet, sepse bafasisht ai quhej martir i lëvizjes demokratike. Mund të dëgjoheshin madje edhe krahasime me Ricardin e III të Anglisë. S'ka dyshim që gjendja e jashtëzakonshme e cila me urdhërin e Qeverisë pas atentatit zgjati disa javë, pa këtë shok nuk do të rezultonte me sukses. Me mbështetjen e popullit u shënua një goditje shumë e rëndë ndaj krimit të organizuar në vend.
Por pa marrë në konsideratë sa i thellë ishte shoku i Serbisë, ai që kërkon sot të shikojë pasojat e valës së simpative ndaj Gjingjiqit, do t'i gjejë shumë pak. Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, i ashtuquajturi bllok demokratik është kapluar shumë shpejt nga sëmundja e vjetër: përcarje, përcarje dhe vetëm përcarje. Duket se ata ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e vazhdimit të procesit të reformave të filluara nga Zoran Gjingjiq. Sjellja e tyre më shumë i ngjante aparatcikëve komunistë se sa politikanëve modernë europianë.
Njeriu me siguri që mund të kritikojë Zoran Gjingjiqin - për përzierje në lojën politike të pokerit. Megjithatë ishte ai një njeri me parime, i cili me siguri që nuk do të futej në një lojë kaq të rrezikshme me zjarr, sic po bënë tani Vojisllav Koshtunica me socialistët e Millosheviqit. Koshtunica po e shkelë në këtë moment cdo pjese të popullit e cila me Gjingjiqin synonte një Serbi demokratike, stabile dhe paqësore.
Serbinë sërish kërcënon kthimi i letargjisë. Nga kjo profitojnë më së shumti forcat radikale: Partia e Vojisllav Sheshelit është tani më e forta në parlamentin e Serbisë. Mirëpo edhe kriminaliteti i organizuar po jep shenjat e para të kthimit. Vrasja e njërit prej dëshmitarëve më të rëndësishëm në procesin kundër atentatorëve të Gjingjiqit është regjistruar në të gjitha mediat, por nuk ka shkaktuar ndonjë mllefosje të rëndësishme të popullit.
Në këtë përfytyrim përputhet edhe fakti se në përvjetorin e parë të vrasjes nuk do të ketë ndonjë përkujtim zyrtar shtetror. Koshtunica po vazhdon luftën e tij përsonale kundër Gjingjiqit, me synim që sa më shpejt të harrohen vlerat e të së kaluarës. Ai synon që Gjingjiq të harrohet si një politikan i historisë më të re serbe i cili kishte një vizion të qartë për vendin e tij. Dhe ishte konsekuent në relizimin e këtij vizioni. Rrugën e Gjingjiqit, do të duhej ta ndiqni edhe pasardhësit e tij.

Klaus Dahmann