1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pa alternativë:Merkel shpall rikandidimin për herë të katërt

20 Nëntor 2016

Pritja mori fund: Kancelarja Angela Merkel bëri të ditur rikandidimin para presidiumit të CDU-së në Berlin. Megjithë pakënaqësitë mes gjermanëve, shumë vetë nuk shohin alternativë më të mirë se kancelarja aktuale.

https://p.dw.com/p/2SyCa
Deustchland Angela Merkel
Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se do të kandidojë edhe një herë të katërt për unionin CDU/CSU në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në shtator 2017 në Gjermani, njoftojnë disa media gjermane. Po ashtu ajo do të rikandidojë edhe për postin e kryetares së CDU-së, shprehet kancelarja para presidiumit të CDU-së në një takim në Berlin të dielën (20.11).

62 vjeçarja Angela Merkel është kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU nga viti 2000. Nëse mandati i saj do të merrte fund në shtator 2017, atëherë kjo do të thoshte se Merkel qëndroi në postin e kancelares 12 vjet, por nëse ajo fiton edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, atëherë ajo arrin rekordin e ish-kancelarit, Helmut Kohl, 16 vjet kancelare.

Deutschland | CDU-Parteitag in Dresden 1991
Merkel njihet edhe si vajza e Helmut Kohlit në GjermaniFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Sondazhet inkurajuese për Merkelin

Së fundmi mjaft politikanë të CDU-së u shprehën energjikisht pro një kandidature të katërt të Merkelit si kancelare. Politikani për çështjet e brendshme në CDU, Wolfgang Bosbach është shprehur për gazetën "Welt am Sonntag" se me asnjë kandidat apo kandidate tjetër shanset e unionit nuk do të ishin më të mira. Edhe sondazhet e fundit janë inkurajuese, shumica e mbështet një rikandidim të Merkelit.

Në një sondazh të Emnid, të cilën e citon gazeta "Bild", 55% e gjermanëve duan që Merkeli të kandidojë për një mandat të katërt. Ndërkohë që 39% nuk duan që Merkeli të qëndrojë kancelare. Megjithatë atmosfera në Gjermani është përmirësuar në favor të Merkelit, po të kujtojmë se në gusht ishin 50% e gjermanëve kundër një kandidature të re të kancelares Merkel, e vetëm 42% e të anketuarve e mbështesnin atë.