1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pa ujë, pa drita, pak naftë - Iraku pesë vjet pas rënies së Bagdadit

Jörg Kaminski9 Prill 2008

Pesë vjet pas rënies së Sadam Huseinit gjendja e sigurisë në Irak është larg stabilitetit. Megjithatë vihet re një përmirësim në këtë drejtim.

https://p.dw.com/p/Delt
Tankist amerikan para 'shpatave të kryqëzuara', simbolit të Sadam Huseinit dhe qytetit të Bagdadit pesë vjet më parë.Fotografi: AP

Ato që gati nuk kanë ndryshuar aspak janë kushtet e jetesës së irakianëve. Në Irak ende ka mjaft probleme në furnizimin me ujë të pijshëm dhe ka pak energji. E si për ironi në një nga vendet më të pasura të botës me arin e zi, naftë ka shumë pak.

Ishte një ditë e ftohtë shkurti në vitin 2004, kur Andrea Hilger, që atë kohë punonte në një organizatë private humanitare, u kthye disi e zhgënjyer në zyrë. Para shtëpisë së siguruar dhe vëzhguar mirë në lagjen Karrade si gjithmonë zhurmonte gjeneratori. Andrea Hilger kishte pasur një bisedë në ministrinë e shëndetësisë.


"Gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm është tepër tepër e keqe, sidomos në zonat rurale. Njerëzit marrin ujë nga lumi Tiger apo nga Eufrati. Ende shumica e depozitave, apo stacioneve të pastrimit janë të pariparuara. Kjo sigurisht sjell shtimin e sëmundjeve, si tifon, diarrenë etj. Herë pas herë shpërthen kolera." raportonte për rezultatin.


Kjo ishte gjendja 10 muaj pas rënies s Bagdadit. Sot katër vjet e dy muaj më pas gjendja është gati si ajo në vitin 2004. Në disa rajone në Irak madje është përkeqësuar, raportoi UNICEF-i në fundin e vitit 2007. Janë të të paktë irakianët që kanë ujë të pijshëm të pastër. Kanalizime gati nuk gjen. Pasoja: Kolera, e cila edhe në vitet e ardhshme do ta kërcënojë Irakun, sëmundjet e diarresë, që dobësojnë kaq shumë sistemin imunitar të fëmijëve deri në vdekje.


Përkujdesi shëndetësor në Irak ndodhet në gjendje katastrofike, konstatoi së fundi Kryqi i Kuq. Mungojnë mjekët, para së gjithash mjekë të kualifikuar. Arta ashtu si edhe mësuesit apo profesorët e universitetit e kanë braktisur Irakun. Si të gjithë irakianët, ankohet edhe Adel Abdallahu nga Bagdadi për furnizimin me energji. Dritat edhe po se qe vijnë, qëndrojnë së shumti dy, tre orë në ditë tregon 41 vjeçari. Pastaj për javë të tëra nuk vijnë.


Gjendja e pasigurisë ndikon në mosrehabilitimin e infrastrukturës në Irak. Pas sanksioneve të OKB-së dhe luftës, rindërtimin e vendit e pengon korrupsioni dhe tarafet. Këto ekzistonin edhe në kohën e Sadam Huseinit. Por pas marshimit të amerikanëve, gjendja keqësua edhe më tej. Në këtë konkluzion mbërrin edhe komisioni hetimor i senatit amerikan. Rezultatet e tij nuk trondisin vetëm senatorin demokrat Tom Harkin: "Rreth 8,8 miliardë dollarë janë përpirë nga administrata civile. Ku kanë shkuar këto para? Dikush duhet ta dijë. Ne nuk mund rrimë duarkryq e të themi se jemi të pafajshëm, se kështu nuk shkon kjo punë."


Deri sa industria e naftës në Irak të arrijë nivel konkurues, deri satë ndërtohet infrastruktura në vend e njerëzit të kenë rrogë dhe bukë do të kalojnë disa vite. Përmirësimi ka një kusht: Që Iraku nga dita në ditë të bëhet i sigurtë.