1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakënaqësia ka kohë që vlon brenda shoqërisë

Lindita Arapi9 Dhjetor 2008

Trazirat disaditore në Greqi preokupojnë shtypin evropian. Si e sheh dhunën që ka shpërthyer në Greqi, shtypi në Evropë.

https://p.dw.com/p/GCLD
Athinë
AthinëFotografi: AP

"Corriere della sera" shkruan se Greqia ndodhet para kolapsit. "Është e qartë se zhvillimi akzual i ngjarjeve në Greqi nuk të le të bësh asnjë parashikim. Pasi vrasja e një të riu, nxënës, djalë i një familjeje në gjendje të mirë, po polarizon vetë përkrahësit e partisë qeveritare. Madje edhe socialistët e partisë qeveritare Pasko, që akuzojnë policinë për metoda barbare për të mos humbur mbështetjen e zgjedhësve të moderuar, prapë për bëjnë thirrje për qetësi. Një qetësi që nuk ekziston më sepse dhuna ka përfshirë të gjithë vendin."

Ndërsa gazeta gjermane "Osnabrücker Zeitung": Trazirat në Greqi të kujtojnë ato në Gjermani në vitin 1967 pas vdekjes së studentit Beno Ohnesorg, i vrarë po nga në plumbi i policisë. Nga lëvizja autonome e lagjes Exarcheia ka shpëthyer një valë proteste që ka përfshirë të gjithë vendin. Madje dhe në Berlin dhe Londër ka reagime të demonstruesve grekë. Shpejtësia dhe intensiteti i valës së protestave ka dy arsye: "plumbat vdekjeprurës të policisë ndaj një 15 vjeçari, ishin vetëm preteksti që çoi në shpërthimin e dhunës. Pakënaqësia ka kohë që vlon brenda shoqërisë. Sepse jo vetëm huliganë të zakonshëm shprehin zemërimin, por edhe nxënës, studentë, opozitarë dhe të varfër. Së dyti: Autonomët janë të organizaur mirë, dhe i kanë përgatitur me kujdes aksionet e dhunshme."

Për gazatën spanjolle "La Vanguardia" nuk është ndonjë çudi dhuna ngë Greqi: "Vdekja e një vjeçari ishte vetëm pika që bëri të derdhej zemërimi. Policia greke prej kohësh ndodhet nën presion kritikash për mënyrën tepër të ashpër të veprimit. Këtu shtohet që qeveria për shkak të paaftësisë së saj, në shumë pjesë të popullatës ka humbur mirëbesimin." Që nga zjarret masive të vitit të shkuar, imazhi i kryeministrti, Karamanlis ka mjaft të gricurra. Fundi i bumit ekonomik grek, kriza galopante dhe skandalet e korrupsionit qeveritar kanë dikuar në këtë dhunë."