1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Berlin - I suksesshëm

Christian Riedel (RBB) 10 Mars 2008

Me gjithë grevën në transportin urban në Berlin bursa ndërkombëtare e turizmit shënoi një rritje të vogël të numrit të vizitorëve. Në pesë ditët e panairit në Berlin erdhën rreth 177 900 vizitorë.

https://p.dw.com/p/DLx0
ITB- Berlin, Egjipti
ITB- Berlin, EgjiptiFotografi: DW/Tarek Anegay

Në bursën ndërkombëtare të turizmit ITB, takohet e gjithë bota. Kjo ishte deviza. Por derisa edicioni i 42 ´-të i panairit më të madh botëror të turizmit të arrinte në Berlin, duheshin kapërcyer disa pengesa. Mu në fillim të panairit pati paralajmërime për greva në disa aeroporte gjermane dhe në Berlin për shkak të grevës nuk niseshin autobuzët, tramvajët dhe metrotë.

David Ruetz i panairit të Berlinit thotë: "Disa vizitorë, specialistë të fushës, mbërritën pjesërisht me vonesë. Kjo kishte të bënte edhe me avionët. Ata ishin të nervozuar në mbrëmje se nuk kishte patur sa duhet taksi. Kjo nuk u pasqyrua për fat të mirë në numrin e vizitorëve. Kemi patur rreth 67 500 vizitorë privatë në dy ditët dhe jemi shumë të kënaqur me këtë."

Në fakt panairi ka qenë një rekord për 2008-ën. Për herë të parë më shumë se 11 000 ekspozues nga 186 vende u prezantuan në 26 salla. Numri i vizitorëve specialistë të fushës së turizmit arriti në 110 000. Numri i përgjithshëm i vizitorëve në të pesë ditët arriti në 178 000. Vizitorët ishin të interesuar si për pushimet në Gjermani ashtu edhe jashtë shteti.

Një burrë tregon: "Kam parë Karaibet dhe tani dua të shkoj te stenda e Emirateve të bashkuara."

Një grua thotë: "Ne interesohemi për vendet frengjishtfolëse në përgjithësi, sepse jemi në një shkollë gjermano-franceze dhe duam të shohim një herë."

Vend partner i panairit këtë vit ishte Republika Dominikane. Ky shtet i Karaibeve përqëndrohet tani me shumë te turizmi individual dhe tek ofertat kulturore. Kjo u prit mirë nga vizitorët, thotë Berkis Budeker e zyrës së turizimit për Republikën Domenikane.

"Ne jemi shumë të kënaqur. Ne jemi të lumtur, që çdo gjë ka shkuar kaq mirë. Stenda jonë ka qenë plot, njerëzve u ka pëlqyer gjithcka, që kemi prezantuar. Aktivitetet e ndryshme kanë qenë të frekuentuara mirë. Një sukses i vertetë."

Dhe një gjë bëri të qartë panairi, megjithë internetin byroja e udhëtimeve mbetet vendi nga ku zgjidhen dhe paguhen udhëtimet. Për këtë ka një shkak, thotë Klaus Läpple, shef i shoqatës gjermane të udhëtimeve.

"Kjo ka të bëjë me faktin se përmes internetit dhe mediave elektronike njërëzit përmbyten nga informacioni, që do të thotë se numri i informacioneve nuk përpunohet dot nga secili. Pra ke nevojë për një njeri, me të cilin të bisedosh në qetësi, që ta pyesësh se është ky e ky informacion. Cili është në rregull? Cili është i ekzagjeruar?"