1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa Benedikt XVI pritet ngrohtësisht në Këln

18 Gusht 2005
https://p.dw.com/p/Aqj4
Mbërritja e Papës Benedikt XVI në Gjermani
Mbërritja e Papës Benedikt XVI në GjermaniFotografi: dpa - Bildfunk


Mot Pape mbi Këln. Dielli qesh dhe shkëlqen i nxehtë mbi pjesën ushtarake të Aeroportit Këln-Bonn. Ekzaktësisht në orën 11.55 minuta, ulet avioni i tipit Airbus A 320 i shoqërisë italiane "Air Italia" në pistën e mbushur plot me njerëz. Dy flamuj ngrihen në kabinën e avionit, i verdhi i Vatikanit dhe ai i zi-i kuq-i artë i gjermanëve.

Formacioni i nderit i ushtrisë gjermane është mbledhur. Të 250 personat me uniformë mbajnë drejtqëndrim. Disi të papërqendruar qëndrojnë krerët e shtetit gjerman: presidenti federal dhe bashkëshortja dhe kancelari me bashkëshorten.

Avioni ndalon. Papa del në krye të shkallëve të avionit. Kudo shpërndahet hareja. Grupe të rinjsh thërrasin në kor: Benedetto, Benedetto!

Papa ngre dorën për të përshëndetur, përshëndet me dorë të rinjtë, të cilën shpërthejnë në thirrje gëzimi. Benedikti XVI i shtrëgon dorën fillimisht presidentit Këler dhe bashkëshortes së tij, pastaj edhe kancelarit Shrëder. Ai ecën ngadalë dhe me hapa të matur mbi qilimin e kuq. Dhe duket i ctensionuar në hapat e tij të parë në tokën gjermane, të cilën ai nuk e puth.


Korpusi muzikor i shtabit luan fillimisht himnin e Vatikanit, pastaj himnin gjerman. Papa ka shprehur dëshirën për të dëgjuar këngë të gëzuara, jo marshe ushtarake.

Pelegrinë dhe këlnas e ndjekin ngjarjen ndërkohë në të projektuar në sipërfaqe të mëdha prej pëlhurash. Në qytetin e katedrales sundon gjendja e sigurisë numër një. Mijëra policë janë angazhuar. Helikopterë fluturojnë mbi metropolin e Rinit.

Të rinjtë në aeroport shpërthejnë në duartrokitje ritmike. Shumë mbajnë të gatshëm aparatet fotografike dhe tundin flamujt nacionalë.

Erë fryn në sheshin e aeroportit dhe ngre lart pelerinën papnore të bardhë si bora, i merr flokët Benediktigt, në kohën kur presidenti federal Këler nis një fjalë të shkurtër përshëndetje.Ndër të tjera ai thotë:

"Baba i shenjtë, të gjithë ne ju përshëndesim. Mirëserdhët në atdhe, mirëserdhët në Gjermani. Na emocionon shumë fakti, dhe këtë mund ta them edhe unë që jam i krishterë protestant, që një gjerman, njëri nga ne, është bërë Papë."

Gjatë fjalëve të Këlerit, Benedikti XVI vështron serioz dhe i përqëndruar. Pastaj fjalën e merr Papa, i cili ndër të tjera thotë:

"Unë e shoh se ka qenë i shkruar ky gjest i dashur, i cili mundësoi që unë, nuk e kam kërkuar, vizitën time të parë jashtë Italisë ta bëj në atdheun tim. Kështu që unë e falenderoj nga zemra Zotin, për këtë mundësi, që unë këtu, në atdheun tim dhe me një rast të tillë të mund të filloj punën...edhe këtu në Këln unë vij në kuadër të një vazhdimësie të thellë, sic e thatë zoti President, me parardhësin tim të madh dhe të dashur, Gjon Palin e Dytë, i cili pati intuitën e këtyre Ditëve Botërore të Rinisë, që pati këtë frymëzim"

Papa flet shpejt, me fjalë shumë pajtuese nga një letër e bardhë dhe pastaj shton fjali të paplanifikuara. Pontifeksin e ndërpresin shumë herë me duartrokitje.

Ai përshkruan programin që ka, takimet me përfaqësues të feve të tjera, për të cilën ai gëzohet.

Pastaj Pontifeksi kthehet nga të rinjtë që mezi po e presin. Shkon tek pengesat me tela dhe u shtrëngon të rinjve dorën. Përshëndet me dorë, këtë herë në drejtim të kamerave. Pastaj Papa ngjitet në një limuzinë të zezë, jo në Papamobil, për të shkuar në Pallatin Episkopal në zemër të Këlnit.

Pas këtij fillimi, vizita katërditore e Papës është pikërisht kjo: një përzierje midis një vizite shtetërore dhe një "vizite pastori"