1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paragjykime raciste apo debat mbi kriminialitetin e të huajve?

Bettina Marks11 Janar 2008

Turqit e Gjermanisë kërkojnë votim kundër kryeministrit Koh. ata shprehen se me kërkesën për të vepruar kundër të huajve që kryejnë akte kriminale, Kohu nxit "paragjykime raciste".

https://p.dw.com/p/CoDH
Dhunë në metronë gjermane në MynihFotografi: AP
Shoqata të emigrantëve në Gjermani kritikojnë ashpër kryeministrin e Landit të Hesenit, Roland Koh. Kryetari i Bashkësisë Turke në Gjermani, Kenan Kolati është i shqetësuar dhe flet fjalë të qarta: "Ne nuk duhet t'u shtrojmë rrugën zjarrvënësve politikë për krime të reja. Këtë shoqëria gjermane nuk duhet ta lejojë."

Kryetari i Bashkësisë Turke në Gjermani e akuzon kryeministrit e Landit të Hessenit, Roland Koch (Roland Koch) se nxit me ndërgjegje paragjykime kundër të huajve. Me propozimin e tij për ta luftuar më fort kriminalitetin e dhunshëm të të rinjve të huaj dhe për të dëbuar nga Gjermania të huaj që kryejnë akte penale, ai përdor mjete populiste në fushatën elektorale të Parlamentit të Landit.

Kolati thotë më tej se me këtë ai u thotë fare qartë turqve që jetojnë në Gjermani se nuk janë të mirëpritur: "Ai thotë, në fakt, ju nuk bëni pjesë te ne, në fakt, ju nuk jeni pjesë e kësaj shoqërie. Si mund t'i sqaroj unë tani popullsisë turke se ajo është e mirëpritur në Gjermani, ju jeni pjesë e kësaj shoqërie, ju duhet të integroheni?!"

Thirrja e bashkësisë turke

Bashkësia Turke në Gjermani iu bën thirrje 40 mijë zgjedhësve me origjinë turke në Landin e Hessenit që në 27 janar të votojnë kundër kryeministrit Koh: "Ajo që bën zoti Koh këtu është përçarja e shoqërisë, është etnizimi i një problemi social. Ai nxit paragjykime raciste në këtë vend."

Einwanderung Ausländer in Berlin Symbolbild
Familje turke në GjermaniFotografi: AP

Kenan Kolati nuk kundërshton se në shoqërinë turke dhuna paraqet një problem. Por kjo sipas tij nuk ka të bëjë aspak me përkatësinë etnike të emigrantëve, por me prejardhjen e tyre sociale dhe me nivelin e shkollimit. Këtë pikëpamje e mbron edhe studiuesi dhe psikologu i Potsdamit, Haci Halil Uslucan:

"Në çështjen e përdorimit aktiv të dhunës, pra në çështjen se sa herë i ke goditur të tjerët, po të krahasosh duke bërë një prerje tërthore të shoqërisë, gjermanët përballë turqve, atëherë del qartë në pah se të rinjtë turq janë ata që kryejnë më shumë akte të tilla. Por po të pyesësh për sfondin e shkollimit të të rinjve, atëherë del se ndryshimet në aktet e dhunshme midis të rinjve gjermanë dhe të rinjve turq nuk ngrenë peshë në statistika"-

Arsyet e dhunës

Dhuna te të rinjtë është një problem që ka të bëjë me shtresën shoqërore, dhe jo me etninë. Krahasimi i pareflektuar nuk është korrekt, sepse një shoqëri e tërë krahasohet këtu me një shtresë tipike, me shtresën e ulët të shoqërisë. Për të luftuar me efekt kriminilatetin midis të rinjve, duhen përmirësuar shanset e tyre për shkollim, tha Uslucan.