1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paraja në zonën e euros mbetet e lirë

ul/wen (dpa)17 Korrik 2015

Autoritetet monetare të Evropës vazhdojnë ta mbështesin konjunkturën me para shumë të lira. E hapur mbetet ndërkohë, nëse duhet t'i vënë dispozicion më shumë kredi emergjente bankave greke.

https://p.dw.com/p/1G09j
Fotografi: Colourbox

Autoritetet monetare të Evropës vazhdojnë ta mbajnë paranë shumë të lirë në Eurozonë. Ashtu siç pritej Këshilli i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të enjtën, ta lërë normën bazë të interesit në Eurozonë në nivelin më të ulët rekord 0,05 përqind. Këtë e bëri të ditur Banka Qendrore Evropiane në Frankfurt mbi Main.

Në qendër të mbledhjes së këshillit nuk duhet të ketë qenë aq shumë politika e tensionuar monetare sa Greqia e rrezikuar nga falimentimi. Sepse edhe pas marrëveshjes së kryetarëve të shteteve të Eurozonës për të negociuar me kushte për një paketë të tretë ndihmash, vendi i zhytur në borxhe nuk është i shpëtuar. Gjithsesi kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras i kaloi në parlament reformat e para me ndihmën e opozitës. Por kreditorët kërkojnë ligje të tjera kursimi, përpara se të mund të fillojnë bisedimet për paketën e ndihmës.

Çfarë ndodh me kreditë emergjente Ela?

Deri tani autoritetet monetare i mbajnë nö jetö bankat e Greqisë me anë të kredive emergjente ("Emergency Liquidity Assistance"/Ela). Megjithatë volumi prej rreth 90 miliardë euro nuk është rritur më që nga fundi i qershorit. Vëzhguesit supozojnë se bankat greke e kanë strapacuar këtë hapësirë.

Ekonomët janë të përçarë në vlerësimin, nëse BQE do ta zgjerojë kuadrin Ela menjëherë pas miratimit të reformave nga parlamenti i Athinës. Sipas ekonomistit të Helaba, Ulf Krauss, volumi fillimisht mund të rritet, nëse Athina të hënën e ardhshme nuk i paguan BQE borxhet në vlerën prej 3,5 miliarë eurosh.

Ekonomistët me mendime të ndara

Nëse pagesa nuk kryhet, Ela nuk do të shfrytëzohet më, argumenton Krauss: "Përmes kredive emergjente dhënë bankave greke si bonove të tyre në vlerë prej rreth 27 miliardë euro, BQE do të ishte direkt e prekur nga bankroti shtetëror i Greqisë." Liquiditeti i BQE mund të garantohet përsëri, kur të sigurohet ura e financimit.

Nga ana tjetër kryeekonomisti i Berenberg Bank Holger Schmieding beson se BQE do t'i rrisë pak pas votimit të Athinës: "Në këtë mënyrë Banka Qendrore do të krijonte bazën, që bankat greke të hapin ndoshta gjatë javës së ardhshme."

Programi i BQE

Për të rritur ekonominë dhe inflacionin në zonën e euros megjithë krizën në Greqi, BQE derdh që nga muaji mars çdo muaj 60 miliardë euro në bonot qeveritare dhe pasuritë e tjera. Deri në shtator 2016, do të rrjedhin 1, 1 bilionë euro. Deri me 10 korrik BQE në kuadër të këtij programi ka blerë vetëm bono qeveritare, që arrijnë në rreth 216 miliarë euro. Paraja e freskët vjen në rastin më ideal tek biznesi dhe konsumatori përmes bankave komerciale në formën e kredive. Paratë i vjen përmes bankave komerciale në formën e kredive mes bizneseve dhe konsumatorëve. Kjo mund të shtyjë investimet dhe konsumin dhe kështu t'i japë hov ekonomisë dhe të nxisë inflacionin.

Por shtrenjtimi në Eurozonë megjithatë vazhdon të jetë i ulët dhe shumë larg objektivit të BQE nën 2,0 përqind. Në qershor inflacioni vjetor në eurozonë sipas shifrave të sö enjtes tö zyrës së statistikave Eurostat ra madje edhe më shumë në 0.2 për qind, muajin e kaluar ishte 0.3 për qind. Që në janar rënia prej 0.6 për qind krijoi shqetësime në lidhje me një deflacion të mundshëm, pra me një rënie të madhe çmimesh.