1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti Evropian kërkon njohjen e Kosovës

Janis Papadimitriu5 Shkurt 2009

Parlamenti Evropian kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE. Ato vende, të cilat nuk e kanë bërë këtë, duhet ta bëjnë, u tha në Strasburg në një rezolutë që pasoi një debat për Kosovën.

https://p.dw.com/p/GnZw
Parlamenti Evropian, ku u diskutua për Kosovën
Parlamenti Evropian, ku u diskutua për Kosovën

"Ajo për të cilën flitet nuk ndeshet vetëm në Kosovë, edhe në Serbi situata është e ngjashme"

Një vit pas shpalljes së pavarësisë Kosova është në paqe dhe deri në një farë mase stabile - kështu mendon Parlamenti i Evropës në Strasburg. Në deklaratën e tyre deputetët thanë se gjendja e sigurisë është përmirësuar. Gjithsesi ata janë të shqetësuar për përhapjen e gjerë të korrpsionit dhe kriminalitetin e organizuar në rajon. Sipas shtypit ndërkombëtar Kosova ka emrin e keq që u shërben bandave kriminale si vend për pastrimin e parave. Kryetarja e delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Doris Pack, kërkon që me paragjykime të tilla të bëhet kujdes:

"Ajo për të cilën flitet nuk ndeshet vetëm në Kosovë, edhe në Serbi situata është e ngjashme. Në të gjithë rajonin kemi trashëgiminë e keqe të regjimit të Milosevicit. Ju e keni parë që edhe në Kroaci papritur dolën në pah klane të tilla të vjetra, me vrasjen e vajzës së vogël të një prokurori. Këto gjëra nuk mund të thuhen vetëm për Kosovën.“

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack
Eurodeputetja gjermane, Doris PackFotografi: Europäisches Parlament

Ky shtet ekziston tashmë dhe ta lësh në dorë të fatit të vet do të ishte një gabim

54 shtete e kanë njohur deri tani Kosovën si shtet, ndër to edhe SHBA, por jo të gjitha vendet e BE-së. Në shumë kryeqytete evropiane Kosova vazhdon të konsiderohet si rast që mund të krijojë një precedent të rrezikshëm. Martin Schulc, kryetar i grupit socialist në Parlamentin e Evropës kërkon që gjendja të gjykohet esëll:

„Sigurisht që shqetësimet vazhdojnë, por ne duhet ta kemi të qartë se shpallja e pavarësisës se Kosovës vazhdon të jetë mjaft e diskutuar nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare publike dhe së drejtës shtetëtore; për këtë ne duhet ta stabilizojmë më tepër se kurrë ekonomikisht dhe institucionalisht Kosovën. Ky shtet ekziston tashmë dhe ta lësh në dorë të fatit të vet do të ishte një gabim."

Eurodeputeti gjerman, Martin Schulz
Eurodeputeti gjerman, Martin SchulzFotografi: AP

Ne duam një universitet ndërkombëtar në Kosovë, në të cilin të mësojnë bashkarisht serbë dhe shqiptarë

Parlamenti Evropian i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta mbështesë me të gjitha forcat EULEX-in. Por vetëm politika nuk mjafton. Në Kosovë bëhet fjalë edhe për të bashkuar në projekte të përbashkëta konkrete njerëz të etnive të ndryshme, mendon eurodeputetja gjermane Doris Pack:

„Ne kemi propozuar p.sh. që në qendër të Kosovës të ngrihet një universitet ndërkombëtar. Në Prishtinë ka një universitet dhe në Mitrovicë një tjetër dhe ne duam një universitet ndërkombëtar në qendër në të cilin të mësojnë bashkarisht serbë dhe shqiptarë duke u bërë kështu më tolerantë."