1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030209 EU-Abgeordnete Flüchtlingszentren

Christoph Prössl5 Shkurt 2009

Parlamentarët evropianë diskutojnë sot (05.02) mbi zbatimin e direktivës mbarëevropiane për pranimin e azilkërkuesve. Sipas tyre, gjendja në disa kampe refugjatësh është thuajse e papranueshme.

https://p.dw.com/p/Gngu
Shumë kampe refugjatësh në BE janë në gjendje të papranueshme
Shumë kampe refugjatësh në BE janë në gjendje të papranueshmeFotografi: AP/DW

"Ka shumë pak akomodime që mund t'i emërtosh si të pranueshme për dinjitetin njerëzor"

Që nga viti 2005 eurodeputetët vizitojnë kampet e refugjatëve në të gjithë Evropën. Europarlamentari socialdemokrat, Wolfgang Dörfler ka vizituar mjaft kampe pritëse ndër to edhe kampet në Lampeduzë.

"Ishte e tmerrshme. Ka shumë pak akomodime që mund t'i emërtosh si të pranueshme për dinjitetin njerëzor. Nëpër banjo nuk kishte dyer, WC- ishin të prishura, ndërsa xhamat të thyer. Kjo është e papranueshme."

Eurodeputetët nuk kanë vizituar vetëm Lampeduzën. Të meta ata kanë gjetur kudo, në ishullin grek të Samos si edhe në Maltë. Eurodeputetja e të Majtëve, Silvia Kaufmann mbi gjendjen e refugjatëve:

"Atyre për shembull nuk ju kumtohet se çfarë të drejtash kanë. Ju krijohen vështirësi në kontaktimin e avokatëve qëtë informohen për të drejtat e tyre. Këtu kemi nevojë vërtet për një politikë të re. Kemi nevojë për një Bashkim Evropian njerëzor me rregulla të qarta."

"Në fund të përcaktojmë kontigjente sa refugjatë do të pranojë një vend"

Në të vërtetë rregulla të tilla ekzistojnë, të shënuara në një direktivë evropiane të vitit 2003. Në të bëhet e qartë se refugjatët duhet të sqarohen për të drejtat e tyre, shteti duhet t'u bëjë të ditur emrat dhe adresat e qendrave të këshillimit. Ata duhet të kenë një përkthyes, avokat, të drejtën për strehim në kushte higjienike dhe kritere të qarta për pranimin apo refuzimin e kërkesave për azilim.

Pikërisht në zbatimin e kësaj direktive, vendet e BE-së kanë defiçite. Këtë e pohon Dhoma e Brendshme e Parlamentit Evropian. Eurosocialistja franceze, që kishte përgatitur raportin për PE, Martine Ruer kritikon faktin, që vendet e BE-së kanë mjaft hapësira alternative. Parlamentarët kërkojnë krijimin e një sistemi vizite dhe inspektimi, pra kontrolle të rregullta në qendrat e pranimit, dhe më shumë solidaritet mes shteteve të BE-së. Për shembull vendet anëtare mund të ndajnë mes tyre shpenzimet e procedimit dhe akomodimit.

Wolfang Kreisl-Dörfler bën fjalë edhe një për risi tjetër:

"Ne duhet më në fund të përcaktojmë kontigjente, shifrat për secilin vend, pra sa refugjatë do të pranojë një vend. Për mua këtu futen edhe ata që janë ilegalisht në Evropë. Pranimi nuk mund të ndahet vetëm mes Maltës, Italisë dhe Greqisë."

Por deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Evropian, Hartmut Nasauer ka një mendim tjetër:

"Për shkak të shifrave që kemi përpara, jam mjaft i kujdesshëm në këtë pikë. Një kontigjent është në një masë të caktuar një pranim për hyrjen në vend, dhe po qe se këto shifra përhapen, atëherë ato nuk do të kuptohen si barriera, por si hapje portash."

Sipas Nasauer-it kjo sjell një fluks refgugjatësh. Por në një pikë janë të një mendimi europarlamentarët. Së pari të bëhet fjalë për procedurën e azilimit, pas kësaj Evropa mund të debatojë për një politikë të përbashkët.