1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti polak u mblodh në seancë konstituuese

Tomas Rautenberg6 Nëntor 2007

Dorëheqjen si kryeministër i Polonisë, Jaroslav Kacinski (Kaczynski)e kishte dhënë para mbledhjes konstituese të parlamentit. Ai largohet me kokë lart, tha Kacinski.

https://p.dw.com/p/C30r
Në foto: kryeministri polak Jaroslav Kaczynski (djathtas) i paraqet dorëheqjen të vëllait binjak, Leh Kaczynski president i Polonisë
Kryeministri polak Jaroslav Kaczynski (djathtas) i paraqet dorëheqjen të vëllait binjak, Leh Kaczynski president i PolonisëFotografi: AP

Partisë nacionalkonservatore të të Kacinskit, "E drejta dhe drejtësia iu desh të pranonte një disfatë të ndjeshme në zgjedhje. Ish-kryeministri, në periudhën e të cilit në post marrëdhëniet me Gjermaninë u ftohën në mënyrë të dukshme, tërhoqi edhe njëherë vëmendjen në sukseset e tij për të sprapsur ato që i ai i quajti pretendime hegjemoniale evropiane: "Te një element i politikës sonë të suksesshme dua të tërheq vëmendjen veçanërisht: e kam fjalën për klauzolën e largimit të Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Me pranimin e kësaj Karte Polonisë mund t'i vinin shumë telashe. Dhe gjithmonë kur shohim rreziqe, duhet të nisemi nga zhvillimi më i pafavorshëm. Ai që e sheh ndryshe, nuk do të jetë në gjendje të sigurojë interesat polake."

Epoka e sundimit politik binjal në Poloni në këtë mënyrë mori fund

Michal Kaminski, zëdhënës i kancelarisë presidenciale polake bëri të ditur se presidenti Leh Kacinski do të ngarkojë brenda kësaj jave fituesin e zgjedhjeve Donald Tusk, nga platforma qytare liberal-konservatore me formimin e qeverisë: "Nesër presidenti do të paraqesë në një bisedë me Donald Tuskun pikëpamjet e tij për synimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Polonisë. Këtë e them, sepse në bazë të kushtetutës presidenti dhe kryeministri janë të detyruar të bashkëpunojnë për politikën e jashtme dhe atë të sigurisë."

Vëzhguesit politikë e vlerësojnë këtë deklaratë si shpallje lufte të presidentit për kryeministrin e ardhshëm

Kohë të vështira presin edhe ish-kryeministrin Jaroslav Kacinski para së gjithash në partinë e tij. Tri nga zëvendësit e tij kanë dhënë që tani dorëheqjen, midis tyre edhe kryetari i deritashëm i parlamentit dhe i besuari i Kacinskit, Ludvig Dorn. Në një letër, tre bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit të dështuar kërkuan më parë reforma brendapartiake deri në pasoja për personelin edhe në krye të partisë.

Partia nacionalkonservatore "Partia E Drejta dhe Drejtësia" mund të shpërbëhet përfundimisht pas kalimit në opozitë, mendon politologu Vojcieh Jablonski: "Grindjet brendapartiake ishin vetëm një cështje kohe pas zgjedhjeve të humbura. Problemi qëndron në atë se kush e ka bërë publike këtë grindje. Dhe këta ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kacinskit. Dhe këtë e bënë në një kohë kur kryetari i partisë merret me dorëheqjen e tij si kryeministër. Kjo goditje duhet të ketë qenë vecanërisht e dhimbshme për Jaroslav Kacinskin.