1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti voton kundër Brexitit pa marrëveshje

13 Mars 2019

Dhoma e Ulët e parlamentit britanik refuzon me shumicë Brexitin pa rregulla. Nga Parlamenti Europian vijnë kërkesa që të shmanget kaosi. Bernd Riegert nga Strazburgu:

https://p.dw.com/p/3EzIz
UK Brexit | Leave und Remain-Protest vor No-Deal-Abstimmung
Fotografi: Getty Images/J. Taylor

Ishte sërish një nga shumë votimet e parlamentit britanik për Brexitin. Kësaj here kishte të bënte me votimin për çështjen, nëse Mbretëria e Bashkuar lejohet të largohet apo jo nga BE pa asnjë lloj rregulli. Shumica e parlamentit vendosi që ky nuk ishte varianti i duhur, megjithëse ata që ishin pro dhe kundër nuk kishin dallim të madh nga numri. 312 deputetë votuan kundër daljes nga BE pa marrëveshje, 308 votuan për Brexitin pa marrëveshje. Kryeministrja Theresa May pati kërkuar votim për kërkesën për ndryshime. Vendimi i marrë nuk ka fuqi ligjore, por ai rrit shancet për të shtyrë daljen nga Bashkimi Europian. Ditën e enjte do ketë sërish maratonë votimesh. Kësaj here për pyetjen, nëse dalja nga BE duhet shtyrë apo jo. Deri tani është planifikuar që Britania e Madhe të dalë nga BE më 29 mars.

BE kërkon nga britanikët plan B

Bashkimi Europian nuk pranon të bëjë bisedime të tjera me qeverinë britanike për paktin e daljes nga BE. Nuk do të jepet shanci për herë të tretë, pasi parlamenti britanik votoi ditën e martë për herë të dytë kundër paktit të Brexitit, duke e vënë në pikëpyetje autoritetin e kryeministres, Theresa May, shpjegoi një zëdhënës i presidentit të Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker. Zëvendësi i Junckerit, komisari i BE, Frans Timmermans, e sheh Bashkimin Europian krejtësisht në "duart e sistemit politik të Britanisë së Madhe".

Kryesuesi i bisedimeve nga pala e BE, Michel Barnier, nuk beson që zgjatja e fazës së bisedimeve mbas datës 29 mars do të kishte kuptim. "Pse të zgjaten bisedimet, kur ato kanë përfunduar", tha Barnier në një debat të Parlamentit Europian në Srazburg për gjendjen e Britanisë së Madhe. Shumë kritika dhe nganjëherë edhe dyshime për kursin e deritanishëm të Breksitit u dëgjuan në plenium. "Mbretëria e Bashkuar ka dalë krejt nga kontrolli," tha kryetari i fraksionit liberal, Guy Verhofstadt.

Großbritanien | Theresa May spricht im Unterhaus | Brexit | London
Theresa May duke folur në Dhomën e Ulët të parlamentit britanikFotografi: Reuters/TV

BE kundër shtyrjes së afatit

Deputetët dhe përfaqësuesit e Komisionit të BE nuk mundën të ofronin ndonjë zgjidhje. Bashkimi Europian bëri të qartë se nuk do të ketë shtyrje të datës së Brexitit, e cila që prej dy vitesh është vendosur të jetë më 29 mars. Është e qartë tani se JO çfarë kërkon parlamenti britanik është shtyrja e fazës së bisedimeve sipas artikullit 50 të Paktit të BE, deri të paktën në fillim të korrikut thotë presidenti i parlamentit, Antonio Tajani.

Kryetari i kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber, tha për DW se britanikët nuk kanë asnjë arsye të qartë për të argumentuar shtyrjen. "Jemi shumë afër një Brexiti të bërë ashpër, pa rregulla," tha Weber. "Ne flasim për miliona cetë që nuk e dinë cilat do të jenë kushtet e jetesës së tyre." Manfred Weber flet për 3 milionë qytetarë të BE në Britaninë e Madhe dhe për një milionë britanikë që jetojnë në kontinent.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kërkoi në një nga reaksionet e para nga Parisi, që shtyrja e dramës së Brexitit të kontrollohet me sy shumë kritik. Kancelarja gjermane është më e çliruar. Në takimin e BE me Ligën Arabe, në Shar el Shaik dy javë më parëm ajo tha se shtyrja deri në fillim të korrikut, mund të arrihet "lehtë".

 

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE