1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partia Socialdemokrate në gjendje shoku

30 Shtator 2009

Mbas humbjes historike në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë filluan dorëheqjet nga postet partiake. Kjo është sot (30.09.2009) tema më e komentuar në shtypin gjerman.

https://p.dw.com/p/JuB0
Frank-Walter Steinmeier - kryetari i ri i grupit parlamentar të socialdemokratëve
Frank-Walter Steinmeier - kryetari i ri i grupit parlamentar të socialdemokratëveFotografi: AP

Lidhur me këtë gazeta "Süddeutsche Zeitung" që del në Mynih shkruan:

"Në kohët më të vështira të opozitës të PSD kryesia e partisë dhe e fraksionit ndodheshin në një dorë: Erich Ollenhauer i pati të dy postet nga viti 1952 deri në vdekjen e tij në vitin 1963. Hans-Joachim Vogel, pasues i Herbert Wehnerit si shef fraksioni prej vitit 1983 qe në të njëjtën kohë edhe pasues i Willy Brandtit si kryetar partie. Këpucët e tyre janë shumë të mëdha, dhe Gabriel dhe Steinmeier preferojnë të hyjnë në to më mirë të dy së bashku. Por jo hyrja në këpucë është problemi, por që të bëjnë përpara me to."

Ndërkaq "Nordbayerischer Kurier" thekson:

"Në partinë socialdemokrate po zien, rezultati katastrofal i zgjedhjeve e ka çuar partinë në një gjendje shoku. Por të paaftë për të vepruar nuk janë bërë socialdemokratët prej kësaj. Përkundrazi rënien e thellë në 23% duhet ta ndjekë një rifillim i ri, që ta konturojë përsëri profilin e shuar të partisë. PSD po shvendoset majtas me fytyra të reja, me program të ri. Por vetëm se duhet të ketë kujdes se mos i fluturojë çatia. Lufta për pushtet dhe funksione ka filluar".

Dhe në fund nga "Aachener Nachrichten" shkëpusim:

"Vendimtare për suksesin e Steinmeierit do të jetë çështja se si do të veprojë ai si njëri i "mesit të ri" me një zhvendosjen nga e majta. Sepse kryetari i ri i PSD-së përfaqëson gjithçka, që e ka bërë partinë e tij të vogël dhe të majtët indirekt të mëdhenj. Pensionin në moshën 67 vjeçare dhe agjendën 2010. Pikërisht ai duhet të bashkojë tani fraksionin dhe ndoshta ta hapë atë ndaj të majtëve?"

Autor: Angjelina Verbica / Agenturen

Redaktoi: Esat Ahmeti