1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partia Socialiste e Shqipërisë shpallet anëtare me të drejta të plota e Internacionales Socialiste.

Ani Ruci Tiranë31 Tetor 2003
https://p.dw.com/p/AqwB

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë sot u festua anëtarësimi i Partisë socialiste të Shqipërisë me të drejta të plota në internacionalen socialiste. Kryetari i socialistëve Fatos Nano mblodhi në pallatin e Kongreseve simpatizantët dhe anëtarët e partisë socialiste për të festuar këtë ngjarje, të cilën Nano e cilësoi si një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e kësaj partie.

Nana e cilësoi partinë socialiste si forcën politike më aktive, e cila ka marrë inisiativa politike jo vetëm brenda vendit e në rajon por edhe në botë.

Në fjalimin e tij Fatos Nano ju bëri thirrje socialistëve për të ruajtur solidaritetin në radhët e kësaj partie dhe kohezionin e brendshëm. Ai përmendi vlerat e kësaj partie të cilat çuan në këtë anëtarësim, mes të cilave transparencën e saj dhe qënien në krye të gjithë transformimeve demokratike që janë ndërrmarë në Shqipëri në këto vite.