1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partitë rivalizuese Sinn Fein dhe DUP bien dakord për një qeveri të përbashkët

Alfred Schmit27 Mars 2007

Pas 5 vitesh administrim nga Londra, Irlanda e Veriut do të ketë sërish një qeveri autonome. Partitë rivalizuese Sinn Fein dhe Democratic Unionist Party (DUP) arritën të bien dakord për të krijuar një qeveri të përbashkët.

https://p.dw.com/p/Ar8W
Ian Paisley
Ian PaisleyFotografi: AP

Bisedimet zgjatën më gjatë se bisedimet për paqe për të dyja luftërat botërore dhe Kongersit i Vienës së bashku. E pabesueshme por e vërtetë, Jan Paisley, shefi i partisë së protestantëve DUP dhe Jerry Adams, kryetari i partisë katolike Sinn Fein u ulën në një tryezë të përbashkët bisedimesh. Përpara pak kohësh ata nuk pranuan të merrinin pjesë në një duel televiziv, sepse do të ndodheshin në një studio.

80 vjeçari Paisley do të përfitojë tani nga shansi i tij i fundit dhe të bëhet shef i një qeverie rajonale irlandezo veriore.

"Unë nuk e dua këtë qeveri për votuesit e mi por për të gjithë njerëzit në Irlandën e Veriut. Ne nuk duhet t´i lejojmë agresionet dhe mllefin tonë të drejtë mbi tragjeditë dhe të kaluarën, që të na bllokojnë për të krijuar një të ardhme stabile dhe më të mirë për fëmijët tanë."

Si Jan Paisley ashtu edhe Jerry Adams i partisë Sinn Fein kanë qënë shpesh herë në ndërtesën e parlamentit në Belfast, por asnjëherë së bashku. Të hënën e kaluar, Adams foli për një epokë të re:

"Sinn fein do të ndërtojë ura lidhëse mes njgyrës portollai të unionistëve dhe asaj jeshile të republikanëve, si edhe mes të gjitha ngjyrave të tjera. Të gjithë qytetarët duhet të marrin pjesë në një të ardhme paqësore për një jetë më të mirë. Por shkaku kryesor për marrëveshjen mes Sinn Fein dhe partisë DUP është mbështetja e plotë e Jan Paisleyt për institutcionet e përbashkëta politike, që do të fillojnë nga puna më datën 8 maj."

Kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair u shfaq shumë i lehtësuar dhe i kënaqur përpara kamerave televizive. Për të marrëveshja në Belfast është një arritje e rëndësishme dhe një pjesë e trashëgimisë së tij politike. Ai ka investuar shuëm vite dhe energji në bisedimet për paqe.

"Kjo është një ditë e rëndësishme për njerëzit në Irlandën e Veriut dhe për të gjithë njerëzit në historinë e ishujve britanikë. Në fakt 10 vitet e fundit i shin parapërgatitja për këtë moment sot, sepse votuesit në Irlandën e Veriut thanë qartë: "ne duam administrim të përbashkët dhe paqe". Dhe kryesia politike u përgjigj: "Dëshira juaj do të plotësohet."

Politikanët që u zgjodhën në mars, do të hyjnë në parlament më 8 maj. Gjatë 6 javëve që kanë mbetur deri atëherë, partitë do të zhvillojnë disa bisedime për ndarjen mes tyre të ministrive.