1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CDU/CSU e SPD firmosin marrëveshjen e koalicionit qeveritar

12 Mars 2018

Marrëveshja e koalicionit qeveritar mes CDU/CSU dhe SPD u nënshkrua. Kancelarja e lëvdoi marrëveshjen në ceremoninë e nënshkrimit.

https://p.dw.com/p/2uC8v
Deutschland Unterzeichnung Koalitionsvertrag
Fotografi: picture-alliance/dpa/AA/E. Basay

Krerët e partive dhe të grupeve parlamentare të CDU dhe CSU dhe SPD nënshkruan në Berlin marrëveshjen prej 177 faqesh për programin e tyre të ardhshëm qeveritar. Në ceremoninë përkatëse në ndërtesën Paul-Löbe-Haus të Bundestagut kancelarja tha se marrëveshja e koalicionit u përgjigjet si duhet sfidave të kohës dhe ofron zgjidhje. Përpjekja për marrëveshjen ia vlejti, edhe në frymën e respektit për njëri-tjetrin. Marrëveshja parashikon përmirësime konkrete për njerëzit dhe njëkohësisht mban parasysh të ardhmen, shtoi ajo.

Angela Merkel në ceremoninë e nënshkrimit
Angela Merkel në ceremoninë e nënshkrimitFotografi: picture-alliance/dpa/B. Von Jutrczenka

Ministri i caktuar i Financave dhe zëvendëskancelari, socialdemokrati Olaf Scholz theksoi se koalicioni i madh duhet të mbajë parasysh preokupimin për ta mbajtur të bashkuar shoqërinë. Ai shtoi më tej  se është një sinjal i mirë që politika ndaj Evropës luan një rol kaq të madh në marrëveshjen e koalicionit.

Deutschland Das zukünftige Bundeskabinett
Fotografi: picture-alliance/dpa

Për CSU-në, kryetari i partisë Horst Seehofer theksoi se marrëveshja e koalicionit mban parasysh njerëzit me pak të ardhura. Dokumenti ka përmbajtje të fortë, tha ai. Tani rëndësi ka që ai të zbatohet me frymën e duhur dhe me ritëm. Më parë kryetarët e partive patën theksuar se duan të përpiqen për një përafrim të kushteve të jetesës në Gjermani. Mirëqënia duhet të mbërrijë tek të gjithë njerëzit, tha Merkeli.

Të mërkurën, në Bundestag do të hidhet në votë zgjedhja e Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë. Pas kësaj, pritet që qeveria e re të bëjë betimin.

AUD