1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partnerët e rinj të koalicionit qeverisës të Maqedonisë

Fatos Musliu5 Korrik 2008

Pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve me përfaqësuesit e të dyja partive më të mëdha shqiptare në vend, mandatari Nikolla Gruevski ka vendosur që në koalicion qeveritar të ftoj BDI-në e Ali Ahmetit

https://p.dw.com/p/EWrF
Prapë në qeveri - Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti
Prapë në qeveri - Lideri i BDI-së, Ali AhmetiFotografi: Macedonian Information Agency

Kryesia qendrore e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së pas diskutimit disaorësh ka miratuar qëndrimin e mandatarit që për partner bashkëqeverisës nga blloku politik shqiptar të ketë BDI-në. Vendimi i mandatarit dhe Komitetit Ekzekutiv është miratuar edhe nga Kuvendi i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së si organ vendimmarrës partiak.

Paralelisht me mbajtjen e takimeve brenda partiake të VMRO-DPMNE-s edhe në Tetovë janë zhvilluar takime të njëpasnjëshme të Kryesisë Qendrore të bashkimit Demokratik për Integrim. Në to për rrjedhën e bisedimeve me mandatarin ka informuar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti I icli ka qenë edhe bashkëbisedues kryesor me Gruevskin.

Në burime mirë të konfirmuara të VMRO-DPMNE-s dhe të BDI-së thonë se mandatari Gruevski dhe kryetari Ahmeti kanë rënë dakord që partisë shqiptare në koalicionin e ardhshëm qeveritar t'I takojnë pesë vende ministrore dhe një I zëvendëskryeministrit. Gjithnjë sipas këtyre burimeve BDI do të udhëhiqte me ministrinë e ekonomisë, shëndetësisë, pushtetit lokal, ministrinë për punë dhe çështje sociale dhe ministrinë e ambientit jetësor. Po ashtu BDI do të caktoj edhe një zëvendëskryeministër i cili do të jetë përgjegjës për implementimin e marrëveshjes së Ohrit.