1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas skandalit zëvendëskancelari austriak jep dorëheqjen

18 Maj 2019

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen njoftojnë mediat.

https://p.dw.com/p/3IgwK
Österreich Wien PK Vizekanzler Heinz-Christian Strache
Fotografi: Reuters/L. Foeger

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, e pranoi dorëheqjen, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Më parë Kurz kishte përjashtuar mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49 vjeçarit shihej si e pritshme. Strache dorëzon edhe postin e kryetarit të partisë, FPÖ.

Österreich Wien Sebastian Kurz und Strache
Kancelari Kurz (djathtas) dhe Heinz-Christian StracheFotografi: picture-alliance/dpa/APA/R. Schlager

Austria u trondit së fundmi nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache tregohet i gatshëm që t'i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare. Videoja e shpërndarë nga "Spiegel" dhe "Süddeutsche Zeitung" bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë "Kronen Zeitung", që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer.

 

la/(dpa/heute.de, afp)