1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas zjarreve vdekjeprurës në Paris shtohet kritika ndaj autoriteteve

Barbara Schulte31 Gusht 2005

Përsëri si pasojë e një zjarri të ri në një shtëpi të mbaruar në Paris humbën jetën në fillim të javës 7 njerëz. Shenja për vënie zjarri nuk ka; ai mund të jetë shkaktuar nga ndonjkë defekt - kështu supozon policia pariziene. Ndërkaq po shtohet kritika ndaj autoriteteve të Parisit, sepse kjo ishte hera e tretë brenda vitit që prej zjarrit humbin jetën njerëz në shtëpi të rrënuara në kryeqytet. Vetëm një javë më parë u dogjën nga zjarri në një strehimore 17 afrikanë. Barbara Schulte me më shumë hollësi.

https://p.dw.com/p/ArDS
Ndërtesa që u përfshi së fundi ka flakët
Ndërtesa që u përfshi së fundi ka flakëtFotografi: AP

Këtë herë u dogj një shtëpi e zaptuar në lagjen shumë të frekuentuar "Marais". Këtë herë vdiqën 7 njerëz, katër ishin ende fëmijë. Zjarri ra në mbrëmje. Arsyeja nuk dihet ende. Një fëmijë që u hodh nga kati i tretë i ndërtesës në flakë ndërroi jetë më vonë prej lëndimeve. Ndërtesa në këtë lagje luksoze ishte krejtësisht e mbaruar, madje nuk kishte as furnizim me ujë. Banorët e vendosur atje duhet ta merrnin ujin nga pikat publike të furnizimit me ujë. E megjithatë 12 familje, të gjitha nga Bregu i Fildishtë, e kishin zaptuar këtë shtëpi prej vitesh, sepse përndryshe do të ishin në rrugë. Që atëherë ishin përpjekur më kot për banesa të tjera pranë zyrave sociale dhe organizatave të ndihmës.

Vetëm në Paris janë 100.000 njerëz të varfër në vit që kërkojnë banesa sociale; por administrata e qytetit mund të plotësojë vetëm 8.000 kërkesa. Arsyeja: vitet e fundit nën drejtimin e kryebashkiakëve konservatorë Jacques Chirac dhe Jean Tiberi thuajse nuk janë ndërtuar më banesa sociale. Organizatat e ndihmës kritikojnë se në këtë mënyrë kryebashkiakët përmbushën kërkesat e shtresave të pasura.