1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasojat negative të racizmit në Gjermaninë Lindore

Jennifer Fraczek/A. Topi3 Maj 2013

A mundet që një organizatë lokale e ekstremit të djathtë mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonomi? Përgjigja është po dhe një gjë të tillë është duke e vuajtur landi i Mecklenburg-Pomerania Perëndimore.

https://p.dw.com/p/18Qno
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Racizmi, anti-semitizmi dhe ekstremizmi i djathtë nuk ka vend në kompaninë tonë”, lexohet në një poster të madh të kompanisë së ndërtimit Beton-Service Wittenburg. Posteri mund te ketë një efekt të vogël për të mbajtur larg neo-nazistë. Sidoqoftë duket qartë se ksenofobia nuk është e tolerueshme brenda ndërtesës.

Kompania është nga landi veri-lindor gjerman Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, një zonë e mbushur me liqene të bukur, pyje dhe plazhe. Por pas imazhit të broshurave të udhëtimit, fshihet një anë e errët. Në disa zona, më shumë se 10 % e elektoratit mbështet partinë e ekstremit të djathtë, Partia Nacional Demokratike Gjermane (NPD). Në disa qytete, neo-nazistët kanë rritur prezencën e tyre, kanë ngritur zyra, klube dhe qendra të vërteta partie.

Imazhi negativ, pasoja negative në ekonomi

Ekstremizmi i djathtë është bërë pjesë e imazhit publik të landit, ashtu si edhe në rajone të tjera të Gjermanisë Lindore. Prandaj një grup nga fusha të ndryshme sociale është mbledhur për të luftuar ekstremizmin e djathtë këtu.

1. Mai 2013 Erfurt Protest Demonstration Tag der Arbeit Naziaufmarsch
Gjatë një proteste kundër neo-nazistëve në ErfurtFotografi: picture-alliance/dpa

Konfederata e Shoqatave Tregëtare të Gjermanisë dhe një bashkësi bzinesesh të tjera bashkëpunuan për të printuar një broshurë që lufton pikëpamjet e ekstremit të djathtë. Ata ndërmorën këtë veprim sepse për shkak të emërtimit si rajon ksenofob mund të rrezikohen investimet e tyre. Turistët dhe klientët mund të mos vijnë në zonë, ndërsa furnizuesit dhe partnerët të tërheqin investimet e tyre.

Dëmet në ekonomi do të ishin të frikshme nga një imazh negativ. Disa biznese kanë shifra. Shoqata e turizmit e këtij landi, beson se nëse ata do të kishin një imazh më pozitiv do të kishin 400,000 pushues më shumë.

Mirëupafshim investitorë?

Është pothuajse e pamundur të thuhet nëse prezenca e NPD-së në parlamentin e landit dhe në klubet lokale është shkak i mos afrimit të investitorëve. Megjithatë Dhoma e Tregëtisë, shoqatat e biznesit dhe Korporata për Zhvillim Ekonomik nuk janë në dijeni të rasteve konkrete që një arsye e tillë të mos ekzistojë.

Neonazi-Konzert in Gera
Grumbullim i neo-nazistëve në një koncertFotografi: picture-alliance/dpa

Birgit Neumann, e cila është pjesë e ekipt të DGB për të ndihmuar bizneset si të përballojnë ekstremistët edjthatë, thotë për DW se nivelet e larta të ksenofobisë “mund të trembin firmat”. Një studim i Universitetit Martin Luther të Halle-wittenberg konfirmon pikëpmajen e Neumann.Për 20% të firmave gjermano-lindore dhe 10% të firmave gjermano-perëndimore, studimi tregoi se niveli i ksenofobisë dhe agresioni i ekstremistëve të djathtë, luan rol për zgjedhjen e vendndodhjes së tyre. 

"Marrëveshja etike'

Linksradikale gegen Nazis
Fotografi: dpa

Për Achim Froitzheim, zëdhënës i distriktit të Pomeranisë Perëndimore- Greifswald, vizitorët në rajon janë të frikësuar. "Kur vijnë zgjedhjet dhe vizitorët shohin në rrugë posterat e tyre, natyrisht që merr një feedback negativ”, thotë ai për DW. Neumann nga DGB thotë se shqetësimi kryesor nuk është afrimi i investitorëvë të rinj, por detyra e saj kryesore është të ndihmojë bizneset të përballojnë problemet e përditëshme me ekstremistët e djathtë. Ajo u thotë atyre si të njohin neo-nazistët,  çfarë shenjash dhe simbolesh përdrorin.

Ajo është duke luftuar gjithashtu që në kontratat e punës të përfshihet edhe “marrveshja etike”, ku nëse i punësuar bën komente raciste brenda apo jashtë ambjenteve të punës, duhet të pushohet menjëherë.

Neumann është duke u përpjekur të pozicionojë bizneset në mënyrë të qartë kundër ekstremistëve të djathtë, çka nuk është gjithmonë e lehtë.  "Unë e di se disa kompani janë të shqetësuara për imazhin e tyre kur flitet për këtë çështje. Ata kanë frikë se percpetimi i publikut do të jetë ‘Nëse kjo firmë po lufton fort ekstremizmin e djathtë, atëherë ata duhet të kenë një problem'”, thotë ajo. Por një numër gjithnjë e në rritje është duke marrë këtë rrezik përsipër.