1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjemran

17 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4E

Në shtypin e sotëm gjerman vend qëndror nga temat ndërkombëtare zënë komentet për atenatete e përgjakshme në Stamboll të kryera të shtunën në mëngjes ndaj dy synagogave në Stamboll. Nga temat e brendshe politike një vëmendje e veçantë i kushtohet konferencës së Partisë së Socilademokratëve në Bohum

"Ngjarjet që po ndodhin, si ai i sulmit kundër dy synagogave në Stamboll dëshmon se terroristët në emër të Allahut dhe me bekimin e Osama Bin Ladenit janë në rrugë e sipër drejt Perëndimit me porosinë se lufta e konceptuar në mendjen e tyre si e shenjtë nuk do të ndalet vetëm në disa vende ashtu sië mendonin perendimorët". Kështu, konstaton gazeta e Frankfurtit "Frankfurter Rundschau" në komentin kushtuar atentateve të përgjakshme, të kryera kundër dy synagogave në Stamboll ku jetën të shtunën në mëngjes kanë humbur së paku 23 persona, kurse u plagosën rreth 300 të tjerë. Gazeta më tej konstaton se hapsira e veprimit të terroristëve po zgjerohet, ndërkohë që po shtohen atentat, kurse po zgjerohen edhe caqet e sulmeve. Fakti se në Irak janë shpeshtuar sulmet kundër ushtarëve europianë dëshmon për një dimension të ri që po merr kjo luftë terroriste.

Ngjashëm komenton edhe ditorja "Mitteldeutsche Zeitung": "Autorët e këtyre veprave terrori, të cilët me siguri i takojnë rrjetit terrorist të Osama Bin Ladenit nuk është se duan të luftojnë vetëm kundër izraleitëve. Shumë më shumë me këto veprime, ata duan të dëshmojnë se kanë hapur një fron të ri të luftës terroiste kundër perendimorëve.

Gazeta e Berlinit "Die Welt" në artikullin e botuar për sulmet ndaj dy synagogave në Stamboll duke analazuar ngjarjet e fundit, konstaton se atentatet në metropolin turk bëjnë pjesë në serinë e atenatave të organizuara kundër Izraelit dhe popullit izraelit, por dhe kundër Perëndimit, të organizuara gjatë një viti e gjysmë. Në mesin e viktimave kanë qenë edhe gjermanë, kenianë, britanikë, italianë, marokenë, tunisianë, jahudi dhe muslimanë. Mesazhi për të gjithë thotë: Ne luftojmë jo vetëm izraleitët dhe amerikanët, por edhe të gjithë ata që bashkëpunojnë me ta" shprehet autori i komentit në Die Welt.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung kap një tjetër aspekt: Gazeta e përmendur e konsideron të papranueshme deklaratën e Ariel Sharonit se Europa është bashkëfajtore për sulmet në Stamboll". Frankfruter Allgemaeine Zeitung kritkon politikën izraelite në raport me palestinezët dhe konstaton se Izraeli po shkon drejt katastrofës dhe do të përfundojë atje nëse vazhdon më tej kështu si e ka nisur.

Ndërkaq, gazeta e Lajpcigut "Leipziger Volkszeitung" pas atentateve të ndodhura, konsideron se është e nevojshme që politika gjermane të ridefinohet në raportë me Turqinë:

"Për Gjermaninë, thotë gazeta, atentatet e ndodhura janë tregues i mjaftueshëm se sulmet terroriste kundër koalicionit duhet marrë seriozisht. Në këtë rast Turqia, e cila ka paguar një çmimim të lartë për shkak të pushtetit laik dhe për shkak të politikës së saj korrekte në raport me Izraelin dhe Perendimin nuk duhet të injorohet më tej.

Ndërkaq, e përdithjsmja e hamburgut "Hamburger Abendblatt" potencon: "Në Indonezi, Kenia, Tunizi, Marok, Arabi Saudite etj., në garën e marrë vrastare, fundamentalistët duke keqpërdorur emrin e Allahut, po bëjnë gara kush do t´ia kalojë sa më shumë tjetrit me akte terroriste. Për dallim Turqia, përkundër të gjitha mangësive është një demokraci stabile, më stabile se çdo tjetër vend islamik. Shumica e popullsisë turke është e përcaktuar për rend demokratik dhe të lirë. Në Turqi nuk do të ndizet zjarri i urrejtjes, konsideron autori i komentit dhe shton se perspektiva europiane për Turqinë do të bëjë që ky vend të jetë i tillë edhe në të ardhmën.

Shtypi i sotëm gjerman merret edhe me konferencën partiake të Socialdemokratëve në Bohum. "Tagesspiegel" e Berlinit thekson se "Kancelari gjerman për suksesin e agjendës së tij të reformave, së pari duhet t´i bindë socialdemokratët e tij dhe kur të jenë bindur antarët e partisë së tij, atëherë do të binden edhe të tjerët, ndërsa Saarbrücker Zeitung po në këtë temë potencon se Kongresit të partisë nuk i mbetet tjetër pos të aprovojë kursin e ndryshimeve, sepse çdo largim nga themeli i reforamve të proklamuara do të thoshte vetëm shpejtim i fundosjes së koalicionit kuq-gjelbër. Kancelari Schröder do të fitojë në Bohum, mirëpo Kongresi do t´i bëjë me dije atij se janë arritur limiti i pretendimeve të tij dhe se përtej atij kufiri nuk mund të kalohet.