1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman 08.01.2006

S.H7 Janar 2007

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek dorëheqja e arqipeshkvit të Varshavës, ndonëse kishte vetëm dy ditë në këtë post si edhe tek kongresi i unioni kristian social CSU në landin gjerman të Bavarisë.

https://p.dw.com/p/ArmD

Gazeta «Märkische Oderzeitung» nga Frankfurti në Oder shkruan mbi kishën katolike në Poloni:

"Afera Vilgus e ka sjellë edhe Papën në një situatë të vështirë, sepse tani ai duhet të pyesë vetën, se përse e emëroi atë si arqpeshkvin e Varshavës. Por sidomos binjakët Kacinksi do të kenë probleme të rënda tani. Ata mundën të fitojnë pushtetin falë mbështetjes së shumë priftërinjve, sepse premtuan se do t´i japin Polonisë një moral të ri. Por tani shtrohet pyetja se si do të mund të vazhdohen këto reforma moraliste kur baza është plot gabime dhe dobësi. Mbi të gjitha popullsia polake, e cila përbëhet nga pothuajse katolikë besimtarë, është prekur rëndë nga këto ngjarje dhe komentet mbi to."

Në gazetën «Märkische Allgemeine» nga Potsdami lexojmë:

"Edhe Stanislav Vilgus veproi sipas principit të shpresës. Vetëm pasi një komision kishtar dhe një shtetëror kishin publikuar fakte, Vilgusi pranoi publikisht se ka pasur me vite të tëra kontakte të shpeshta me shërbimin sekret. Por më e rënda nuk është kjo vepër por kualiteti i lidhjeve të Vilgusit me shërbimin sekret dhe përpjekjet për t´i fshehur ato. Një simpatizanti të thjeshtë kjo gjë do i ishte falur ndoshta, për shkak edhe se do të kish qënë i mbangarkuar nga ana morale. Por një arqpeshkv duhet ta kishte forcën e duhur morale, për të folur mbi aktivitetet e tij që në fillim e jo kur nuk ka rrugë tjetër."

Ndërrojmë temë. Gazeta «Fränkischer Tag» nga Bambergu fokusohet tek kongresi i unionit kristian social CSU:

"Ata që u ulën së bashku, nuk bënin pjesë tek ata politikanë që javën e kaluar deklaruar hapur simpatinë e tyre për kryetaren e landit të Bavarisë. Shumica e tyre janë devotë, sepse i kanë postet e tyre nga Edmund Stoiberi. Prandaj edhe janë të kujdesshëm që të jenë sa më të urtë tani për tani. Sepse edhe në rast se unioni CSU dhe Stoiberi do t´i humbasin zgjedhjet për parlamentet e landeve në vitin 2008, ata sërish do të kenë kohë të paktën edhe 1 vit që t´i reparojnë dëmet, sepse normalisht duhet t´u vihen përballë votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Deri atëherë do të jetë përdorur ndonjë fjalë e rëndë. Por sidoqoftë nuk duhet të kemi frikë se Stoiber mund të fillojë ndonjë revolucion të vogël. Më shumë duhet të llogarisim me pendimin e tyre që filluan një koalicion me partinë social demokrate SPD, e cila nuk interesohet fare për Bavariën dhe CSU-në. Si për shembull përsa i përket reformës së sistemit shëndetësor."

Në gazetën «Berliner Morgenpost» lexojmë mbi kryeministrin e Bavarisë, Edmund Stoiber:

"Eshtë për t´u çuditur se sa kohë të gjatë e duruan CSU-ja dhe Bavaria Edmund Stoiberin, ndonëse ai atdheun e tij të dytë e do sidomos kur ka dështuar në Berlin. Por ndërkohë shumica e votuesve në landin e tij janë kundër tij, ndërkohë që partia duket sikur po i riafrohet më shumë këtij politikani. Por fakti se shumë miq të partisë nuk e përfytyrojnë të ardhmen pa Stoiberin, është i thjeshtë për t´u shpjeguar: Shefi i partisë nuk do të ishte i vetmi që do të duhej të largohej. Për më tepër që është ende krejtësisht e paqartë se kush mund të bëhej pasardhësi i tij. Ndërkohë që kryetarë të sektoreve të tjera kanë filluar me punimet për një pasardhës, Stoiber nuk është marrë ende me këtë punë. Çdo hap tjetër nuk do të kish qënë tipik për të."