1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman 13.11.04

12 Nëntor 2004
https://p.dw.com/p/Arxw
Fotografi: AP


I shoqëruar nga skena prekëse kufoma e presidentit palestinez Jaser Arafat u varros të premten në Ramallah në Jordanin perendimor. Ceremonia në kuartierin qëndror të Arafatit u shkurtua per shkak te shperthimit të ndjenjave të dhjetera mijera palestinezeve.

Märkische Allgemeine që botohet në Potsdam shkruan:

"Varrimi i Arafatit i shoqeruar nga trazira dhe kaos zgjon parandjenja të keqija. Emocione shperthyese, forca të përforcuara të sigurimit, lojë e lirë e organizatave radikale në masen e furishme dhe personalitete drejtuese, të cilat sic duket nuk zotërojnë aspak autoritetin e duhur, për ta mbajtur këtë nën kontroll. Skenat e Ramallahut hedhin dritë mbi rrëmujën politike, që kercenon procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Autokratet e vjetër të rangut të Arafatit lënë një boshllëk, që nuk mund ta mbushin pasardhesit e tyre të zbehte. Teorikisht një fillim i ri në Lindjen e Mesme është i mundur, praktikisht shanset janë të keqija."

Badische Zeitung nga Freiburgu shkruan:

"Një pjesë e madhe e emocionalitetit mund t´i dedikohet tradites palestineze. Ngjashem si në Evropën jugore edhe në botën arabe njerezit e shprehin dhimbjen në raste vdekjesh. Askush nuk turperohet për vajin, as burrat. Ai është pjesë e çdo varrimi. Por megjithë traditën e ndryshme të zisë ngjarja e djeshme i kaloi kufinjte e te zakonshmes. Asnjë burrështetas arab nuk mund të presë që të shperthejnë të këtilla ndjenja pas vdekjes së tij. Sepse ndryshe nga shumica e politikanëve në Lindjen e Mesme Arafati është angazhuar për të vetët. Vetem përmes tij palestinezet u pranuan në botë si popull, që ka të drejtë për shtet. Për këtë meritë ai do të hyjë si një politikan i madh në historinë palestineze. Ketu nuk mund të ndryshoje asgjë as kritika e ashper e besnikeve për stilin e tij të udheheqjes. Dhe aq më pak refuzimi që i beri perendimi, sepse pa tek ai terroristin dhe despotin."

Gazeta die Welt e Berlinit shkruan:

"Eshtë e çuditshme, me çfare butesie dhe nganjëherë njëanshmeri e vleresojnë politikanët boterore jeten e Arafatit, nder ta edhe kancelari. Aty behet fjalë për guxim dhe bindje thotë Shiraku, për vepren e paperfunduar të jetes së Arafatit për një shtet sovran palestinez (Schrëder dhe Blair). Distancime të lehta të bien në sy tek ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher, që flet për një ambivalence të Arafatit, i cili mëshiron si shpresat për paqe ashtu edhe "zhgënjime dhe humbje". Vete Ariel Sharon, që do të kishte patur më së shumti arsye për t´u shprehur pa dhimbje për Arafatin ishte i terhequr. ...Po ku janë fjalët e qarta për vdekjen e një terroristi? Bëhet fjalë fundja për një njeri që deri në fund e mbajti militantizmin e tij ideor, që nuk mendoi kurrë ndryshe veçse në kategori ushtarake dhe që nuk qe në gjendje për atë që e karakterizon një burrë shteti. Arafati të cilit i është dashur t´i hiqet çmimi nobel i paqes sepse la t´i kalojnë shanset historike dhe që qeverisi si një diktator i vogel në shtetin e tij që financohej edhe nga BE dhe qe i la të atentatoret vetevrases të kryenin vepren e tyre të pergjakshme. Ambasadori izraelit në Gjermani, Shimon Stein zgjodhi dje një citat nga Bibla për të shpjeguar rezervimin e tij. "Kur vdes një armik mos u gëzo." Kesaj nuk ke se ´i shton.


Gazeta Sächsische Zeitung shkruan:

"Pas vdekjes së Arafatit ekziston shansi që procesi i paqes të gjallërohet sërish. Predispozitë për këtë është që në kampin e palestinezeve të fitojnë ndikim politikanet e moderuar. Trashegimtaret e Arafatit duhet të heqin perfundimisht dore nga dhuna kunder shtetit ebrej. Vetem nqs ua ndalojnë veprimtarinë grupeve radikale, prezantohen si partnere të besueshem në procesin e paqes. Faktori i pasigurtë në eren pas Arafatit është nëse dikush prej tyre zoteron autoritetin e duhur politik.
Kompromiseve të dhimbshme nuk mund t´u ikë asnjëra palë. Izraeli e ka për detyre të zbrazë zonat e pushtuara në kundershtim me ligjin dhe të njohë një shtet palestinez. Në rrugën drejt një zgjidhjeje të drejtë izraelitët dhe palestinezët kanë nevojë për mbeshtetjen e bashkesise nderkombetare. Vetem nqs SHBA dhe BE veprojnë së bashku si ndermjetesuës të ndershëm, procesi i paqes ka një shans real. Mbajtja e anës për njërën, apo tjetrën palë nuk të nxjerr nga qorrsokaku."