1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

5 Maj 2006

Temë qendrore në të përditshmet gjermane është sot takimi i ministrave të brendshëm të cilët ranë dakrod dje për procedurën e marrjes së shtetësisë gjermane.

https://p.dw.com/p/Arq5

Lidhur me këtë fillimisht në «Frankfurter Allgemeine Zeitung» lexojmë:

"Ishte gabim nga Partia Socialdemokrate dhe të gjelbërit që të lehtësojnë procedurën e marrjes së shtetësisë gjermane, një njëfarë mënyre si ftesë për integrim. Integrimi është një proces i cili kërkon përpjekje dhe pranim të shoqërisë nga emigrantët. Por kur shpërblimi ndahet që në fillim atëherë më askush nuk e ndjen të nevojshme për angazhime të veçanta. Këtë logjikë më në fund e ndoqën të gjithë ministrat e brendshëm të landeve gjermane. Ata shtuan kërkesat për ata që kanë vullnet të marrin shtetësinë. Ato nuk janë maltretime por kushte që shtetësia gjermane të ketë respektin që e meriton", thuhet ndër të tjera në «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

Ndërkaq nga «Der Tagesspiegel» e Berlinit shkëpusim:

"Ministrat e brendshëm hoqën barrikadat në Garmish-Partenkirshen. Për këtë mund të jetë fajtor pragmatizmi, kjo duket të jetë shenja më e qartë e koalicionit të madh. Në politikën e migrimit ky pragmatizëm është më se i dëshiruar. Integrimi çdo vit i 127 000 të huajëve mund të funksionoj vetëm sipas një motoje, që kush dëshiron të ketë të drejtat e shtetasit gjerman duhet të tregoj së pari që mendon seriozisht me këtë vend", nënvizon «Der Tagesspiegel».

Kalojmë në të përditshmen e Kölnit «Express» e cila ndër të tjera nënvizon:

"Në të ardhmen pritet ashpërsimi i klimës për të huajt në Gjermani: ata duhet të dijnë njëedhenjën e historisë dhe kushtetutës gjermane si dhe të japin provimin e testit të gjuhës gjermane. Po ashtu ata duhet të dëshmojnë se jo vetëm kanë ndjekur një kurs por edhe kanë qenë të angazhuar në të. Moto e ministrave të brendshëm të landeve gjermane për njerëzit të cilët duan të posedojnë një pasaportë gjermane është: kërkim dhe mbështetje. Këto janë synime të larta, të cilat me gjasë do të jetësohen dhe nuk do të shkojnë huq. Fakt është se: tani të huajtë duhet të kalojnë më shumë pengesa për të marrë shtetësinë gjermane. Megjithatë shpesh ndihet mungesa e integrimit. Se a do të ndihmojnë kushtet e reja në këtë drejtim mbetet të shihet në praktikë. Në kurset dhe testet të cilat duhet të kalojnë të huajtë", shkruan gazeta «Express».

Ndërkaq në «Frankfurter Rundschau» e cila botohet në Frankfurt thuhet:

"Ku mbetet pozitivja? Ju lutem: fakti që ministrat e brendshëm arritën të kalojnë kufijt partiak dhe ranë dakord për rregullat e marrjes së shtetësisë, është një përparim që gëzon... Nivelizimi i interesave brenda koalicionit të madh në konferencën e ministrave të brendshëm më në fund funksionoi. Kjo është pozitivja. Megjithatë kush nuk do të kënaqet me kaq duhet të shoh edhe anën tjetër të medalies. Dhe ajo tregon se edhe pse ky mund të quhet si një sukses i madh i politikës së integrimit prapëseprapë pjesa e madhe e detyrave të cilat kanë të bëjënë me politikën e emigrimit, ndodhen para nesh", sqaron «Frankfurter Rundschau».

Gazeta bavareze «Süddeutsche Zeitung» e cila botohet në Mynih në numrin e saj të sotëm tërheq vëmendjen:

"Asgjë kundër një feste të bukur shtetësimi. Dhe asgjë kundër një betimi në kushtetutë. Përfundimisht nuk bëhet fjalë për antarësim në një klub fitnesi. Por nuk do të ishte keq nëse ministrat të cilat do t'i mbajnë përpara kushtetutën atyre që do të marrin nënshtetësinë që ta respektojnë edhe vet atë dhe shtetasit e rinjë gjerman të mos i trajtojnë si qytetarë të klasës së dytë", lexojmë në «Süddeutsche Zeitung».