1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

30 Mars 2006

Mbi rezultatin e zgjedhjeve në Izrael dhe diskutimin për reforma në parlamentin gjerman

https://p.dw.com/p/Arqf
Ultraortodoksë në Izrael
Ultraortodoksë në IzraelFotografi: AP

Gazetat gjermane komentojnë situatën politike në Izrael pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

Citojmë nga "Pforzheimer Zeitung":

"Kur Izraeli voton, rezultati nuk është vetëm në interesin kombëtar. Pyetja se çfarë kursi ndjek kryeministri Olmert, ndikon edhe teë marrëdhënia ndërmjet botës arabo-islame dhe asaj perëndimore. Se përse askush nuk mund të thotë se s´më duhet gjë, e kanë treguar fare qartë karikaturat e Muhametit. Pasi Hamasi terrorist ka marrë në dorë frenat tek palestinezët, zgjedhjet në Izrael lënë pas një fitues, që në fakt nuk është fitues. Nuk mund të ketë pikënisje më të keqe për një qeveri. Oferta që Olmerti u bëri në mënyrë demonstrative palestinezëve menjëherë pas zgjedhjeve është një detyrë po ashtu si edhe për qeverinë e re palestineze. Rezultati i mjerueshëm i këtij votimi është se shanset për stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme, për afrimin në drejtim të rigjallërimit të procesit të paqes shkojnë drejt zeros."

"Leipziger Volkszeitung" shkruan:

"Shumica e zgjedhësve izraelitë nuk besojnë më në bisedimet me palestinezët, por duan siguri edhe nëqoftëse paguajnë çmimin e vendosjes së njëanshme të kufinjve. Që kjo do të ndodhë me planifikimin e aneksimit të rreth 50% të Bregut të Jordanit Perëndimor në kurriz të palestinezëve, duket në këtë kontekst si e keqja më e vogël. Sa më pak vend të jetë e mundur, sa më pak palestinezë të jetë e mundur, pra kolonizim në vend të tërheqjes ishte deviza e Sharonit. Këtë politikë do të vazhdojë Olmert. Se çfarë suksesi do të ketë me këtë, mbetet e hapur. Sepse ashtu siç kanë zgjedhur palestinezët Hamasin, një parti, që bën sikur nuk ekziston Izraeli, në Izrael në të ardhmen do të qeverisë një koalicion, që bën sikur, nuk ka palestinezë. Në fakt të dyja palët vetëm vazhdojnë qëndrimin e deritanishëm, sipas të cilit përgjegjësia mbetet gjithnjë tek tjetri."

Handelsblatt e Düsseldorfit shkruan:

"E çuditshme është edhe se me gjithë transformimet dramatike, që po ndodhin në Izrael, thuajse 40% e personave më të drejtë vote nuk kanë votuar. Mungesa e interesit nuk vjen vetëm nga fakti, se pas largimit të Ariel Sharonit, që ndodhet në koma, vendit i mungojnë personalitete të forta, karismatike. Emrat e shumë politikanëve në Izrael përmenden ndërkohë në lidhje korrupsionin. Disa parlamentarë biles duhet të shkojnë në burg, ndër ta edhe i biri i Sharonit. Politika për mendimin e shumë palestinezëve është bërë një biznes i ndyrë, me të cilën nuk duan të kenë të bëjnë as së largu."

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) i ka përgatitur qytetarët për ngritjen e shpenzimeve në sektorin shëndetësor. Pas diskutimit për buxhetin në parlament dje u shtjellua edhe reforma në shëndetësi.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan:

Kërcënimet e Münteferingut në çështjen e mbrojtjes nga pushimi nga puna i mjaftuan kancelares, për të porositur edhe rradhët e veta për besnikëri ndaj marrëveshjeve të koalicionit. Në reformën në shëndetësi, në gurin e parë të vërtetë të themelit të këtij koalicioni, asnjëra palë nuk mund t´i referohet ndonjë pakti obligues me vitin e kaluar, sepse në këtë fushë nuk ka patur asnjë marrëveshje. A do ta shfrytëzojë koalicioni pikërisht këtë shans për një gjuajtje të madhe. Kancelarja i përgatiti gjermanët për rritje shpenzimesh, kryetari i fraksionit socialdemokrat shpalli një "rrugë të tretë" ndërmjet sigurimit të qytetarit dhe pagesës fikse për person. Një zgjidhje, por a thua të jetë e mirë? Pas së gjithave, që dihen për rrugë të treta dhe çfarë dëgjon për kompromis të mundshëm, është një shkak për t´u frikësuar.


Thüringer Allgemeine nga Erfurti shkruan lidhur me reformat në parlament:

Ajo që ka paraqitur deri tani qeveria, nuk mjafton, ishte kritika e shprehur në replikat tradicionale në parlament për buxhetin. Por jo aopozita i dha një goditje kancelares. Angela Merkel e bëri vetë. Në tetë fusha do t´i çojë përpara reformat. Nga sektori i shëndetesisë, në politikën energjitike deri tek reduktimi i burokracisë. Krijohet përshtypja sikur, pa u bllokuar nga partitë, si socialdemokratët ashtu edhe unionistët, gjë do të ecnin më shpejt. Shumë peshë mbartet me vete nga disa kongrese të prej vitesh. Administruesit e këtyre programeve nuk guxojnë të lëvizin nga vendimet e prera për sigurimet e qytetarëve.