1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

29 Mars 2006

Lirimi i afganit Rahman, zgjedhjet në Izrael, humbja e liberalëve në zgjedhjet në tri lande gjermane janë disa nga temat e komenteve të gazetave gjermane.

https://p.dw.com/p/Arqg
Islamistë në Afganistan vendosin për fatin e Rahman
Islamistë në Afganistan vendosin për fatin e RahmanFotografi: AP

Pforzheimer Zeitung shkruan lidhur me lirimin nga drejtësia afgane e qytetarit Abdul Rahman, i cili ishte konvertuar në Gjermani në fenë kristiane. Lirimi u krye nën presionin e ndërkombëtar dhe Rahman duhet të kërkojnë azil jashtë shteti. Citojmë:

"Fakti që Italia dhe landi i Sarës i ofrojnë azil Rahman mund të të qetësojë. Por me këtë nuk duhet mbyllur ky rast. Afganistani duhet të sqarojë raportin me të drejtat e njeriut. Sepse angazhimi i madh i perëndimit për këtë vend justifikohet me vështirësi, përderisa praktikon bashkëekzistencën e juridiksionit mesjetar dhe vlerave të lira.

Wiesbadener Kurier në Wiesbaden:

Nqs konvertimi nga feja islame në atë kristiane mbetet pa u dënuar vetëm në rast se dëshmon se je i sëmurë nga nervat, tregon se sa e vështirë, deri e pamundur është afërsia me një fe kaq jotolerante dhe që kërkon nënshtrim. Kudo ku besimi musliman është baraz me ligjin, pra në shumë shtete islame ku vepron sharia, dëshmohet mospërkimi i këtzre praktikave arkaike fetare me të drejtat elementare të njeriut të përcaktuara në karten e OKB-së, si liria e fesë, liria e mendimit, dhe barazia e gruas.

Disfata e partisë liberale në zgjedhjet e së dielës në tri lande gjermane komentohet kështu nga gazeta "Rhein-Neckar-Zeitung", që del në Heidelberg:

"Partia liberale del nga qeveritë e dy landeve gjermane dhe koalicioni i madh që tani mund të qeverisë kudo, ky është i thënë shkurt rezultati i tri zgjedhjeve parlamentare të landeve ditën e dielë. Kështu që reformat kanë arritur fitore të madhe, nëqoftëse ata në vetvete i sheh si vlere politike. Por që tek reforma e federalizmit të hyn frika, sapo i afrohesh detajeve. Ndarja në shtete të vogla, përsa i përket shkollimit të lartë, mjedisit dhe drejtesisë nuk do të ishte perparim, por kthim prapa. Në së paku dy nga fushat e përmenduara më sipër partia liberale do të kishte mundur të bëjë përmirësime."

Para bisedimeve të partnereve të koalicionit për reformën në shëndetesi gazeta "Süddeutsche Zeitung" shkruan:

"Steinbrück me të drejtë kërkon, që koalicionarët së pari të shqyrtojnë, se ku mund të kursejnë në shëndetesi, qoftë duke i rënë monopolit të mjekeve të kasave, qoftë duke i bërë të gjithë pjesëmarrësit, që t´u kushtojnë më shumë vëmendje shpenzimeve dhe pacientëve. Nuk mjafton, që të futësh vetëm para të reja në sistem, duhet që të këtë më shumë konkurrencë."

Thüringer Allgemeine shkruan lidhur me zgjedhjet parlamentare, që u zhvilluan dje në Izrael.

Fjala po vendosen piketat duket si fjalë e strapacuar. Por ajo u përshtatet mirë zgjedhjeve në parlamentin izraelit. Edhe pse palestinezët qeverisen nga Hamasi radikal, ndjenja e mungesës së rrugëdaljes në Lindjen e Afërme duket se dominon me pak nga ç´mendohej. Të dyja palëve nuk do t´u mbetet asgjë tjetër veçse të sillen në mënyrë konstruktive me njëra- tjetrën. Për Hamasin kjo do të thotë, që pas një viti armëpushimi dikur të heshtin krejtësisht dhe ta njohin Izraelin. Izraeli nga ana tjetër do të kapërcejë kufinjtë e tij dhe do të duhet të bjerë dakord me Hamasin. Në Jerusalem kërkohen tani partnerë për koalicionin qeveritar.

Në fund një zë nga "Hessiche Niedersächsische Allgemeine" nga Kassel për të huajt në Gjermani.

Nëqoftëse lexon, se një e treta e të huajve që prej më shumë se 20 vjetësh e më jeton këtu dhe që 21% ka lindur këtu, vendin prej nga vijnë ose e njohin pak ose aspak, atëherë për çështjen e dhënies së nështetësisë duhet menduar ndryshe. Nuk bëhet fjalë më, se për sa kohë duhet të durohen këtu të huajt, por në ç´mënyrë t´i lidhesh në shoqëri ata që jetojnë këtu prej kohësh. Rëndësi ka, që të huajt, që jetojnë ketu prej vitesh, të mos lihen vetëm, apo të jetojnë në një shoqëri paralele. Sipas prognozave duhet të pritet që pas 20 30 vjetesh në qytetet e medha 40 deri 50% e popullsisë të kenë origjinë nga emigrantë të huaj.