1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

30 Nëntor 2005

Rrëmbimi i arkeologes gjermane dhe shoferit të saj në Irak është temë qendrore edhe në të përditshmet e sotme gjermane. Debate në Kroaci për dëmshpërblimin ndaj minoritetit me origjinë gjermane pranë Danubit në Austri, të quajturit shvabë

https://p.dw.com/p/Arsb
Gjermanja e kidnapuar në Irak, Suzane Osthof
Gjermanja e kidnapuar në Irak, Suzane OsthofFotografi: AP

Lidhur me këtë fillimisht në «Tageszeitung» të Mynihut lexojmë:

"Rreth 200 të huaj janë kidnapuar deri tani në Irak - dhe për herë të parë edhe një gjermane, një bavareze. Sindikata e policisë ka dhënë alarmin: kaluan kohët e bukura për Gjermaninë. Megjithatë kjo kohë e bukur nuk ka ekzistuar kurrë po u kujtuan vetëm viktimat gjermane të Djerba. Drama e Suzana Osthofit nuk duhet të shërbej në përhapjen e panikut. Tek jo-ja e qeverisë së Shrëderit nuk bëhej fjalë për blerjen e terroristëve që ata të mbahen të qetë!. Kështu tani është e vetkuptueshme që qeveria e Merkelit nuk guxon të zbrapset nga presionet dhe të ndërprej kontaktet politike me Irakun. T'i dorëzohesh politikisht terrorit do të ishte fatale", thekson gazeta «Tageszeitung».

Ndërsa në «Frankfurter Allgemeine Zeitung» po për të njëjtën temë lexojmë:

"...Përshtatet shumë mirë në kalkulimet e këtyre njerëzve të shantazhit të kidnapojnë njerëz të tillë të cilët anojnë për vendin dhe njerëzit, dhe kohë pas kohe tregojnë edhe afinitet politik. 'Për askend nuk ka kurrfarë sigurie' - ky është mesazhi kërcënues i këtij parimi. Kjo është esenca e vërtetë e terrorit, e tmerrit. Gjermania trajnon në Abu Dabi forcat irakiane të sigurimit dhe nuk do të lejoj që ky rrëmbim të ndryshoj diçka në këtë drejtim. Fillimisht tani me ndihmën e amerikanëve dhe autoriteteve irakiane duhet të provohet gjithçka që të rrëmbyerit të lirohen pa lëndime. Duhet shpresuar që kjo do të arrihet si në rastet e mëparshme", nënvizon «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

Nga Frankfurti kalojmë në Bonn dhe në «General-Anzeiger» lexojmë:

"Rrëmbimi i gjermanëve shpie drejt aleancave paradoksale: kundërshtari i luftës Gjermania për hetimin e rrëmbyesëve varet tani nga mbështetja e atyre vendeve të cilat ajo i ka kritikuar ashpër për angazhimin e tyre në luftën e Irakut: amerikanët, britanikët dje italianët duhet të kërkojnë rrëmbyesit për Gjermaninë. Për këtë ekziston vullneti politik. Por varësisht nga gjatësia dhe kërcënimet gjithnjë e më intenzive të keqbërsve koalicioni i madh duhet të shtroj pyetjen se a mund t'i përmbahet ende politikës së saj që Irakut t'i ndimohet vetëm nga jashtë", thuhet ndër të tjera në «General-Anzeiger».

Ndërsa gazeta «Stuttgarter Zeitung» shkruan:

"Rrëmbyesit kërkojnë që qeveria federale të ndërprej të gjitha kontaktet me regjimin e ri të Bagdatit. Pa marrë parasysh se kush çfarë mendon për motivet e rrëmbyesëve përvoja e hidhur tregon se ata mendojnë seriozisht me kërcënimet e tyre. Eshtë e vetkuptueshme që Berlini është i obliguar të bëj krej çka është e mundur të shpëtoj jetërat e qytetarëve të tij. Njëkohësisht qeveria e sapokrijuar zi e kuq nuk guxon të lejoj të përkulet para rrëmbyesëve. Në këtë mënyrë kjo është prova e parë vendimtare për kancelaren dhe ministren e saj të jashtme", thekson «Stuttgarter Zeitung».

Kidnapimit të shtetasvë gjermanë vëmendje të veçantë në numrin e sajtë sotëm i kushton edhe gazeta «Frankfurter Rundschau».

"Për rrëmbyesit e Suzane Osthof viktimat nuk janë me rëndësi. Pa marrë parasysh se çfarë qëllimesh fshihen prapa, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Gjermnainë apo thjeshtë përfitimi i ndonjë shume të hollash, atyre nuk ju intereson që njerëzit si Suzane Osthof ndihmojnë në zbutjen e vuajtjeve të popullit irakian. Shpresa që Suzane Osthof dhe shoferi i saj të lirohen të palënduar lidhet në këto momente me një fakt të trishtueshëm që rrëmbimi i tyre është edhe një shkak tjetër për organizatat humanitare ndërkombëtare që të heqin dorë nga puna e tyre në Irak për shkak se gjendja e sigurisë është shumë e rrezikshme. Por vendi ka shumë nevojë për ndihmën e huaj", nënvizon «Frankfurter Rundschau».

Ndërsa gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" trajton sot problemin e shfaqur pas refuzimit që presidenti kroat Stipe Mesiç i ka bërë deklaratës së kryeministrit kroat, Sanader, se marrëveshja me Austrinë për dëmshpërblimin dhe dhënien e pronës minoritetit me origjinë gjermane pranë Danubit në Austri, të quajtur shvabë- është gati dhe duhet të nënshkruhet nga Austria dhe Kroacia. Mesiç përmes një fjalimi drejtuar vendit u shpreh hapur kundër kesaj marrëveshjeje. Vlera e pronës së komunitetit etnik gjerman nuk mund të krahasohet me dëmet që shkaktuan pushtuesit gjermanë, thotë Mesiç. Mesiç më tej në fjalimin drejtuar popullit u shpreh, se ai nuk mund të pretendojë, se trajtimi i minoritetit gjerman ka qenë gjithmonë i drejtë, por ai gjithmonë është bërë në akordim me vendimet e fuqive aleate fituese, në Postdam.

Shifra që duhet të paguante Kroacia në rast të nënshkrimit të kësa marrëveshjeje me Austrinë do të kapte kuotën e 120 milionë eurove. Presidenti Mesiç u shpreh se hapi që ka ndërrmarë kryeministri i vendit, Sanader, do të përbënte një precedent të rrezikshëm.