1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Annamaria Sigrist7 Shtator 2004
https://p.dw.com/p/Arya

Gazetat gjermane të ditës u kushtohen përseri zgjedhjeve të humbura për socialdemokratët në landin gjerman të Saares. Komentohet edhe qëndrimi i Rusisë në qytetin Beslan të Osetisë veriore.

Tagesspiegel shkruan lidhur me rezultatin e votimeve në landin e Saares. Citojmë:

"Fitimtaret e zgjedhjeve në Saarland janë të qartë: Peter Müller dhe CDU. Të tjerë kanë fituar. NPD, PDS, FDP dhe të gjelbrit. Të mos harrohet më e madhja prej tyre: Partia e atyre, që nuk shkojnë për të votuar. Largimi nga partitë populiste nuk është karakteristike për landin e Saares. Modeli i zakonshem për ketë qëndrim të zgjedhesve quhet "Proteste". Po sa të kujdesshem duhet të jemi me kete, tregon hovi i ri që po marrin të gjelbrit dhe partia liberale."

Gazeta die Welt e Berlinit merret me gjendjen e humbesve në keto zgjedhje:

"Me një indiferentizem të çuditshem kreret socialdemokratë kapercejnë disfatat dhe shpresojnë se konjunktura se do t´i shpetojë. Ke dëshirë që këtë indiferentizem ta quash guxim dhe duhet ta marrësh si shenjë të mungeses së ideve. Për shkak të politikës së saj partisë nuk i bie me ndermend gjë tjeter, veç shpresës që hovi dhe shpëtimi t´i vijë nga qielli. A nuk mund t´i terheqe asgje zgjedhesit?"

Gazeta General Anzeiger nga Boni ploteson:

"Rezultati në landin e Saares është së paku për klimën e brendshme të koalicionit të Berlinit një shok i ri. Partia socialdemokrate humbet një të treten e zgjedhësve. Partneri i vogël në koalicion arrin nga ana tjeter që ta dyfishojë përberjen e tij. Të gjelbrit në lande dhe në federatë ia hedhi me elegancë fajin partisës ë Schrëderit për përmbajten dhe zbatimin e reformave. Kjo ka të bëjë me një veçori që kancelari që para një viti e ka cilesuar "për të vjellë", pikërisht aftesinë e vecantë të gjelberve për të dëshëruar të jenë njëheresh edhe partner në koalicionin qeveritar edhe parti opozitare.

Märkische Allgemeine nga Potsdami shkruan:

"Nuk është nevoja ta kesh qejf Oskar Lafontenin. Por nqs ai duhet të jete tani fajtor që PSD humbet në Saare, që PDS ngrihet perseri nga gremina në lindje dhe që NPD në perendim shton simpatizantët forcon vetem figurën e tij. Rrallë herë reformat kanë patur një mbështetje kaq të madhe nga liberalet, socialdemokratet, CDU/CSU dhe të gjelbrit dhe rrallëherë politika e qeverisë dhe e të gjelberve për reforma ka qenë kaq pa kredibilitet. PSD turperohet për ndryshimet, për të cilat e ka parë se janë të pashmangshme. Dhe opozita mundohet t´i largohet bashkëpergjegjesisë. "

Gazeta Süddeutsche Zeitung nga Münihu e sheh kështu gjendjen në Rusi pas dramës së pengjeve:

"E hena dhe e marta janë në Rusi në rradhe të parë ditë zie. Brutaliteti i pamatë i terroristeve nuk e lë arsyen që ta kuptojë kete ngjarje. Prandaj janë të kuptueshme ndjenjat e hakmarrjes të të prekurve dhe të gjithë kombit. Por në në indinjatën që zoteron ndjehet edhe zemerimi i madh për politiken kontradiktore të informacionit, e cila të kujton thuajse kohet e shkuara sovjetike. Transparenca e shpejte nevojitet përdryshe Putinit mund t´i ikin frenat nga dora.

Së fundi edhe Financial Times nga Gjermania

"Pas përfundimit të përgjakshem të dramës së pengjeve në Beslan presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur reformimin e forcave të sigurimit. Në vështrim të parë ky reaksion duket se i ngjan atyre të SHBA pas 11 shtatorit. Edhe atje u akuzuan CIA dhe FBI se kishin deshtuar në luten kunder terrorit. Por problemi në Rusi është më i thellë. Policia dhe ushtria, por edhe sherbimi sekret FSB, nga i cili vjen vetë Putini, nuk janë imun ndaj korrupsionit. Në rangjet e uleta janë të paguar keq dhe të pakualifikuar. Ndermjet njesive speciale të ministrisë së brendshme, FSB dhe ushtrisë kompetencat nuk janë ndarë në mënyrë të qartë."