1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Fadil Gashi4 Gusht 2004

Në artikullin "Serbët bojkotojnë zgjedhjet në Kosovë", gazeta Noje Cyriher Cajtung, konstaton që në fillim se popullata serbe e Kosovës ka marrë udhëzime kontradiktore nga Beogradi sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në tetor në Kosovë. Derisa Koshtunica u rekomandon të mos dalin në zgjedhje, Drashkoviq u dërgon sinjal pozitiv që marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës. Gazeta shton se kërcënimi për bojkot mund të jetë një manovër për të filluar bisedimet për decentralizimin e Kosovës.

https://p.dw.com/p/Arz7

Me situatën në Kosovë, pas parlajmërimeve për bojkotim të zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, preokupohet sot gazeta Noje Cyriher Cajtung

Përmes udhëzimeve kontradiktore nga Beogradi serbët e Kosovës po e ndiejnë vetën mjaft të pasigurtë. Gazeta shkruan për palanin e qeverisë serbe për decentralizimin e Kosovës sipas të cilit Kosova do të ndahej sipas parimit etnik ngjashëm me statusin e vendbanimeve izraelite në Cis-Jordani. Gazeta shkruan se serbët i kanë shfrytëzuar në mënyrë të përkryer ngjarjet e marsit. Vetë presidenti Tadic këtë element e ka shfrytëzuar me elegancë gjatë vizitës së tij në SHBA. Gazeta shkuran se ai në një artikull në "Uashington Post" kishte shkruar "se është kundër çdo forme të terrorizmit, qoftë atij në Menhaten, atij në Madrid, apo atij që ushtrohet kundër enklavave serbe në Kosovës." Ndërkaq, shqiptarët pas atyre ngjarjeve para opinionit ndërkombëtar më nuk konsiderohen viktima ashtu si në kohën kur Nato filloi sulmet në vitin 1999. Gazeta shkruan se javën e kalaur, në Prishtinë, pa u shqetësuar nga zhurma e artikujve të gazetave është punuar në planin për reformat që do të bëhen në pushtetin lokal. Me këtë reformë, tashmë plotësohen disa nga karkesat e Beogradit sa i përket decentralizimit. Në katër nga 13-të takimet e grupit të përzier punues kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Takimet dhe punët janë udhëhequr nga UNMIK-u, kurse kanë marrë pjesë ekspertë të huaj, të dërguar të Këshillit të Europës, përfaqësues të OSBE-së dhe një organizate joqeveritare ameriakne.
Shtypi gjerman merret edhe me temën e rritjes së çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar. "Frankfurter Rundshau" në këtë kuadër shkruan se vala e shtrenjtimeve mund të vazhdojë edhe me rritje të mëtjeme të çmimeve të naftës, prandaj kjo nuk duhet të befasojë askend. Shikuar nga aspekti i inflacionit, çmimet janë shumë më të ulta sa në fund të viteve 70-të kur qe shënuarr një nivel rekord i tyre. Atëbotë, situata megjithatë pati së paku një efekt pozitiv. Konsumatorët privatë dhe ata industrialë u detyruan të merrin masa energjike të kursimit. Ndoshta zhvillimet më të reja procesit të kursimit, do t´i japin impulse të reja. Do të ishte marrëzi nëse shoferët e makinave dhe menagjerët e industrisë gjermane nuk gjejnë një përgjigje të menqur çështjes së çmimeve nga OPEK-u.

Po në të njëjtën temë gazeta "Shvarcvelder Bote" shkruan se ka mjaft ar të zi; arsyet e këtij shtrenjtimit të ashpër bazën e kanë në efektet psikologjike. Para së gjithash frika nga aktet e reja terroriste është një skenar ideal për ngritjen e çmimeve. Mirëpo, shtrenjtimi i nafës është helm për zhvillimin e ekonomisë.


Shtypi gjerman vëmendje i kushton edhe paralajmërimeve më të fundit për akte të reja terroriste në SHBA dhe Britaninë e madhe. Frankfurter Allgemeine Cajtung, shkruan se qeveria amerikane po kritikohet për rritjen e shkallës së gatishmërisë për shkak të paralajmërimeve për sulme të reja terroriste. Alarmi për sulme të reja është bërë mbi bazën e informacioneve, të cilat pjesërisht janë të vjetëruara dhe që datojnë pothuaj që nga koha para sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Frankfurter Allegemaine Cajtung, shkruan edhe për akuzat që kandidatit demokrat që po i bën presidentit Bush duke e cilësuar politikën e tij si politikë provizore kundër terrorizmit.