1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

20 Korrik 2004
https://p.dw.com/p/ArzI
Një shprehje gjermane thotë: "Që nga djepi gjer në varr, formularë, formularë."
Një shprehje gjermane thotë: "Që nga djepi gjer në varr, formularë, formularë."Fotografi: dpa

Më tepër se dy milionë persona që deri tani kanë marrë asistencë për papunësi do të gjejnë ditët e ardhëshme në kutitë e postës formularët për të ashtuquajturën asistenca II. Prej kësaj lloj asistence janë të prekur personat që kanë kohë që janë të papunë. Për këtë model të ri të asistencës në gazetën Frankfurter Rundschau lexojmë:

"2,2 milionë të papunët që do të marrin këto ditë me postë formularin 16-faqësh për asistencën II, do të marrin vesh se çfarë duhet të shesin apo të shfrytëzojnë përpara se shteti t'u japë ndihmë sociale. Në të bëjnë pjesë makina, shtëpia, apartamenti, paratë e kursyera apo të ardhurat prej sigurimeve dhe këto jo vetëm prej personit të prekur prej papunësisë por prej të gjithë atyre që jetojnë në një shtëpi me të, gruaja, fëmijët, gjyshi apo gjyshja. Prej kësaj mase janë të prekur të gjithë personat që do të vazhdojnë të jenë të papunë pas janarit të vitit 2005. Shteti kërkon me çdo mënyrë dhe po përpiqet me dorë të fortë, që ata që janë për një kohë të gjatë të papunë të pranojnë çdo lloj oferte për punë, pavarësisht prej kualifikimit që kanë, apo prej zonës ku është vendi i punës. Ana pozitive e këtyre masave, thuhet se është përmirësimi i masave të përkujdesjes për personat që kanë shumë vite që janë të papunë. Koncepti "kërko dhe ndihmo" është i kuptueshëm në sfondit e arkave të shtetit që janë bosh. Por një herë për një herë, theksi vihet tek kërkesat, pra shkurtimet dhe jo tek ndihma."

Gazeta e Këlnit Express shkruan:

"Do të ishte mirë që të papunët javët e ardhëshme të mos bëjnë asgjë, sepse kur të marrin në dorë formularin do t'i mbulojnë djersët sa prej pasigurisë, sa prej punës që u duhet të bëjnë, për shkak se burokratëve të Agjencisë federale për punësimin u interesojnë të gjitha. Ata kërkojnë të dinë gjithçka, kuptohet të vërtetuar me faturat përkatëse. Në formular ka pyetje pa fund, madje edhe për gjëra intime, si p.sh. sa herë ka qenë dikuish shtatzanë. Të gjitha këto do të regjistrohen në kompjuterat e Agjencisë federale për punësimin duke i bërë të papunët të ndjehen lakuriq."

Tema tjetër që preokupon gazetat gjermane është ajo e ceremonive përkujtimore me rastin e 20 korrikut, ditës së atentatit ndaj Hitlerit. Në këtë mes artikullshkruesit merren me çështjen e fajit kolektiv të gjermanëve. Për këtë në gazetën Westdeutsche Zeitung që botohet në Dyseldorf lexojmë:

"Sa e pasaktë është teza për fajin kolektiv të gjermanëve dhe përgjegjësinë e tyre të vazhdueshme për historinë e periudhës naziste, po aq pak janë të aftë atentatorët e 20 korrikut për të pastruar ndërgjegjen kolektive. Ajo që mbetet është dija se sa e vështirë është përshkrimi historik i fajit edhe pasi kanë kaluar shumë kohë dhe brezi i atyre që ishin përgjegjës të drejtpërdrejtë për krimet naziste si dhe viktimat nuk janë më."