1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

28 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As0m

Studimi i instituteve kryesore ekonomike gjermane është në qender të komenteve të somte të gazetave. Volksstimme nga Magdeburgu shkruan:
"Dje institutet gjermane për studimet ekonomike i korrigjuan duke i ulur prognozat për përmiresimin e ekonomisë. Nga shifrat duket se edhe këtë vit ekonomia gjermane nuk do të përmiresohet. Euro i fortë për muaj të tere, i cili shtrenjtoi shumë mallrat gjermane jashtë shteti, çmimi i benzinës dhe i lendeve të para në nivelin më të lartë, ndonjë ekonomi tjeter tregu do të kishte rënë në gjunjë me kohë. Fundja kjo flet edhe për një fare rezistence, që kanë fituar sipërmarrjet në Gjermani gjatë viteve të fundit të krizës."Një temë tjetër e komentatorëve është dështimi i shitjes së fabrikës atomike të Hanaut në Kinë. Analiza e gazetes Frankfurter Rundschau është kjo:"Fitimtari në këtë lojë shumë të hollë, quhet Joshka Fisher. Ai i dha fund projektit të pranuar aq shpejt nga kancelari. Për çmimin politik që paguajnë të gjelbrit si psh në cështjen e mbrojtjes së klimes nuk duhet spekulluar shumë. Po kinezet? Në ceshtjet e bisnezit tregohen edhe një herë realistë. Kursi i tyre atomik vazhdohet, aq i rëndësishem Berlini nuk është. Por qeveria me të gjelbrit dhe socialdemokratet ka kaluar për qime pa humbur kredibilitetin, që kancelarit nuk i duket problem."Në Bruksel u prit miqësisht në mënyrë demonstrative kryetari i shtetit të Libisë, Muamar el Gadafi. Për gazeten Finacial Times Deutschland pritja nuk duhej të kishte qenë aq miqësore."Me një shtrengim duarsh presidenti i komisionit të BE, Romano Prodi, e ka rehabilituar udheqesin e revolucionit Muamar el Gadafi, si një burrë shteti të nderuar. Kur të zgjidhen ceshtjet e fundit të diskutueshme, si çdemtimi i viktimave të atentatit la Belle më 1986 dhe Libija të ketë shkaterruar të gjitha armet e shkaterrimit në masë, OKB-ja do të heqë embargon e saj. Gadafi e ka arritur të kthehet në bashkesinë e shteteve dhe perendimi thekson suksesin e politikes së tij reale. Për shkak të ngaterrimeve të tij të meparshme në terrorizmin nderkombëtar të duket tani e çuditshme që diktatori libian pritet tani në Bruksel thuajse si mik i mirë i vjeter. Kaq i përzemert përqafimi me Gadafin në Bruksel nuk ishte dashur të ishte."Komentatori i DW Reinhard Baumgarten shkruan: "Libia kthehet në bashkesinë e shteteve, kjo është e drejtë dhe e rendesishme. BE si partner i rendesishem tregtar i Libisë dhe si fqinj gjeografik duhet të ndihmojë armikun e djeshem të risocializohet, kuptohet për interesin e vet. Sepse Libia eshte e rendesishme si furnizues me energji dhe mund të ndihmojë në pengimin e emigracionit ilegal nga Afrika. Por diktatori Gadafi që ka tortoruar, vrarë, e shkaterruar mijera njerez. Duhet të nxirret para përgjegjesisë, por nga populli i tij në se ai e desheron. Sa më shumë të rikthehet Libia në bashkësinë e shteteve aq më shumë libianet kanë shanse të zhvillohen dhe të dalin nga izolimi politik." Në gazeten FAZ shkeputen artikullin tani burrë shteti lidhur me karrieren e ministrit të jashtem serbo malazez Vuk Drashkovic."Pyetja behet prej 15 vitesh, por pergjigja s´është dhënë ende. Kush është Vuk Drashkovici, çfarë beson ai, dhe ç´përfaqëson ai. Nodoshta pergjigjet me të sakta mund t´i gjesh në romanet e tij. Drashkovici edhe pas vitesh kaq të larmishme në politikën serbe koketon ende me faktin se eshte shkrimtar, të cilin rrethanat e pakendshme e detyruan të vendosë interesin e kombit të tij mbi profesionin. Por meqë atë e interesojnë edhe detyrat profane, Vuk Drashkovic, është që prej mesit të prillit minister i jashtem i Serbisë dhe Malit të Zi. Në këtë pozicion ai ka bere shpejt emer me qëndrime të qarta. Ai kerkoi nga serbet e akuzuar nga tribunali për krimet e luftës në Hagë që t´u dorezohen gjykatesve dhe u shpreh për një bashkepunim pa kushte me gjykaten nderkombetare. Edhe luftën amerikane kunder regjimit në Bagdad ai e mbeshteti (si intervenim kunder terrorizmit). Parë në suazat e opinionit publik në Serbi kjo vetëm oportunizëm nuk ishte. Udhetimi i tij i parë jashte shteti e coi në B-H në Sarajevën e torturuar deri para dhjete vjetesh nga serbet.