1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

5 Prill 2004

Komentet e gazetave gjermane i kushtohen këtë të hënë demonstratave në shkallë vendi që u organizuan këtë fundjavë kundër shkurtimeve në sistemin e sigurimeve sociale

https://p.dw.com/p/As1O
Shtypi ditor
Shtypi ditorFotografi: Bilderbox


Shtypi gjerman ndër të tjera trajton sot edhe vizitën e Ministrit gjerman të Mbrojtjes Peter Shtruk. Pas traziravë të javëve të fundit, Gazeta "Morgen Post" shtron pyetjen nëse ka kuptim prania e ushtarëve gjermanë në Kosovë. Ndër të tjera gazeta shkruan se Ministri gjerman i mbrojtjes Shtruk para një viti ishte në Kosovë dhe vizitoi kishën e Prizrenit si edhe ikonat, sot ai do të vizitojë rrënojat. Me djegien e kishës u dogjën edhe shpresat për një bashkëjetesë paqësore mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Prania e ushtarëve gjermanë jo vetëm që do të vazhdojë më gjatë por kontigjenti u përforcua me 600 ushtarë. Ndër arsyet e përmendura të rindezjes së urrejtjes Morgen Post cilëson edhe situatën e vështirë ekonomike në Kosovë si edhe papunësinë e lartë, e cila në Kosovë prej vitesh ka aritur shifrën 70%.

Gazeta "Vestfalenpost" e qytetit të Hagenit shkruan: "Nëse brenda një ditë në Gjermani dalin 500.000 vetë në rrugë për të demonstruar - mund të flitet për një shifër të konsiderueshme. Kjo reflekton frikën nga e ardhmja, pakënaqësi dhe zemërim. Në kuadër të zgjedhjeve në lande në Gjermani dhe të përqindjeve të ulëta në anketime, qeveria i ofron sindikatave garanci të bashkëtëdrejtës për të vendosur në çështjen e tarifave dhe të shpërndarjes së vendeve të praktikave në firma. Një gjë nuk mund të vënë në dyshim sindikatat: Ky shtet ka nevojë për transformime sociale- sepse askush nuk mund të harxhojë më shumë se sa fut në portofolin e tij.
Ndërsa gazeta "Zeksishe Cajtung" shkruan ndonëse është e kuptueshmë që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga shkurtimet që bëhen në sistemin social, apo thjesht nga mosdakordimet e të ngarkuarve me shkurtimet- po aq e qartë është se nuk ka alternativë tjetër përveç kursit të kursimeve."

Ndërsa Gazeta gjermane "Hamburger Abendblatt" kërkon arsyet e akuzave që i janë drejtuar Presidentit të Bankës federale gjermane Velteke: Ndër të tjera shkruhet:
" 4 netë në hotelin Adlon,suitë luksoze. Kush është ai që nuk do kishte dëshirë t'ja bënte qejfin vetes në një hotel nobel të Berlinit? Presidenti i bankës gjermane Ernst Velteke ja plotësoi vetes një ëndërr të tillë- madje me gjithë familje. Për këtë nuk pagoi asnjë cent. Sepse llogaria shkoi për Bankën Dresdner. Kjo histori tingëllon si përçmim ndaj atyre punonjësve të policisë, të zyrave të tatimeve apo të tjerëve, të cilët nuk guxojnë të marrin si dhuratë edhe një stilolaps, pasi mund interpretohet si korruptim. Vetë Velteke, zyrtari më lartë gjerman i bankës federale gjermane lë të paguhet nga një bankë private pa asnjë ndjenjë faji një llogari hoteli prej 7661,20 euro."

Dhuna në Irak është gjithashtu një nga temat kryesore të Gazetave gjermane sot:
Gazeta gjermane "Die Velt" shkruan se për shkak të eskalimeve të fundit të dhunës në Irak, senatorët amerikanë diskutojnë nëse mund të mbahet data e caktuar për kalimin e pushtetit tek irakianët. Senatori demokrat Zhozef Biden është shprehur se irakianët nuk janë akoma në gjendje të arrijnë vetë sigurinë në vendin e tyre. Ndërsa gazeta gjermanë "Tagescajtung" i kushtohet deklarimit të Ministrit të Jashtëm amerikan Kolin Pauell se ka të ngjarë që sulmi ndaj Irakut është bazuar mbi të dhëna jo të sakta të shërbimeve sekrete. Në shënjestër tanimë është edhe shërbimi sekret gjerman BND. CIA ja vë atij fajin për dhënien e infromacioneve jo të sakta përsa i përket laboratorëve të armëve biologjike. Informanti i CIA-s i cili në vitin 1998 kishte emigruar në Gjermani, ja ka dhënë këto të dhëna BND-së gjermane. Ndërkohë mediat gjermane shkruajnë se shërbimi sekret gjerman e kishte njoftuar CIA-n amerikane në kohën e duhur lidhur me pabesueshmërinë e informatave nga iraku emigrant.

Ndërsa gazeta gjermane Frankfurter Cajtung shkruan në artikulin me titull "Një luftë jo e shenjtë para fillimit të javës së shenjtë" se Spanja është kthyer nga një vend ku strehoheshin terroristët në një vend, të preferuar për atentate. Radikalistët islamistë janë sipas ekspertëve njerëz që nuk bien së sy dhe jetojnë normalisht. Shumica e tyre meshkuj te moshës 30 deri në 40 vjeç.Pas shpërthimeve në fundjave në lagjen Leganes të Madridit ku ishin fshehur terrorisët ekspertëve diskutojnw edhe simbolikën e njëjtë me ngjarjet 11 shtatorit. Në 11 shtator u rrëmbyen 4 avionë, në Madrid u sulmuan 4 trena po në të njëjtën datë 11 mars.