1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

26 Shkurt 2004

Temë qendrore ne shtypin e sotëm gjerman janë fjalimet politike në të mërkurën e përhime

https://p.dw.com/p/As28

E mërkura e përhime ka një rëndësi të veçantë për partitë politike në Gjermani. Ato thërrasin ithtarët dhe simpatizantët e tyre në tubime ku përmes shakave dhe ironisë, shpesh me polemika dhe teprime - para së gjithash të përballen me kundërshtarët e tyre politik. Kjo u përsërit edhe dje. Kështu shumica e mediave dhe gazetave të sotme në Gjermani komentojnë fjalimet e të mërkurës së përhime të liderëve partiakë gjerman.

Lidhur me këtë në komentin redaksional të Dojçe Velles lexojmë:

"Oratorët disponojnë liçencën për thjeshtime të vrazhda të cilat nuk mund të mbeten pa polemika. Kështu, me pak fjalë mund të përshkëruhet e mërkura e përhime politike. Ndërkohë liderët e partive politike e marrin seriozisht këtë ditë dhe shfrytëzojnë rastin që në salla të mëdha tu drejtohen ithtarëve të tyre dhe varësisht prej temperamentit ku më pak e ku më shumë të sulmojnë ashpër kundërshtarët politik. Unioni kristiansocial i Bavarisë njihet si themelues i traditës së mërkurës së përhime politike pas luftës së dytë botërore. Dhe ashtu si më parë në tubimet e saj çdo vit demonstrohet në njëfarë mënyre siguria bavareze në vete. Poashtu edhe liderët e partive tjera tubojnë ithtarët e tyre në të mërkurën e përhime. Përveç socialdemokratëve në pushtet, tubime dje janë organizuar edhe nga të gjelbërit dhe liberalët. Dhe të gjithë me prioritet kishin disponimin dhe argëtimin e publikut të tyre. Kjo pasi që në të mërkurën e përhime politike para së gjithash bëhet fjalë për ithtarët dhe simpatizantët e partisë. Ata duhet motivuar për zgjedhjet e ardhshme. Qëllim i këtyre tubimeve nuk është bindja me argumente por motivimet emocionale. Thekse të reja politike nuk mund të priten në një klimë të tillë politike", lexojmë në komentin redaksional të Dojçe Velles.

Ndërkaq e përditshmja "Handelsblatt" e cila botohet në Dyseldorf tërheq vëmendjen:

"Fjalët e zëshme të cilat u dëgjuan mes qyteteve Pasau, Biberau dhe Vilshofen, Dyseldorfit dhe qytetit Demin në bundeslandin Vorpommern, nuk mund të fshehin se disponimi për elitën politike aktualisht tek elektorati humbet në masë të madhe. Kjo ndoshta mund të krahasohet me humbjen e besimit që shumë njerëz përjetuan pas përplasjes së aksioneve në bursë. Asgjë apo thuajse shumë pak njerëzit ju besojnë politikanëve në Berlin dhe zgjidhjes së problemeve atje", lexojmë në "Handelsblatt".

Ngjashëm komenton edhe gazeta "Mittelbayerische Zeitung" nga Regensburgu. Ajo pyet:

"A ka nevojë një kohë e tillë për një folklor të tillë politik?. A është e mundur që njerëzve të cilët në kurrizin e tyre hetojnë gjithandej hapësira të ngushtuara të politikës t`u ofrohet një vizion se si do të duket e ardhmja me shprehje të tilla banale? A është fjala se kujt i takon e drejta për të drejtuar muhabetet nëpër mejhane apo për koncepte të cilat mund të përkrahen nga një bazë sa më e gjerë? Për këtë duhet të mendohen ata të cilët të mërkurën vulosën anasjelltas si budallenjë kundërshtarët e tyre politikë", konkludon "Mittelbayerische Zeitung".

Një temë tjetër që vazhdon të preokupoj shtypi gjerman është debati lidhur me antarësimin apo jo të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë në komentin e Bernd Riegert të "Dojçe Velles" lexojmë:

"Vendimi për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian sipas pikëpamjeve të Komisionerit të BE-së për zgjerimin, Gynter Verhojgen ka kohë që është marrë. Ky hap është shqyrtuar për Turqinë për herë të parë para 40 vitesh. Shumë këshille evropiane në dekadën e fundit kanë mbështetur dëshirën turke dhe janë angazhuar për antarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Në vitin 1999 Turqia edhe zyrtarisht është pranuar si kandidat për antarësim. Në këtë mënyrë bazuar në rrethanat aktuale nuk mund të diskutohet si çështje pranimi apo jo por kur dhe me çfarë kushtesh do të bëhet ai", nënvizohet në komentin redaksional të "Dojçe Velles".