1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

2 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3p
Teme qëndrore e komenteve të gazetave gjermane sot është fjalimi i shefes së unionit kristian demokrat, Angela Merkel, në fillim të kongresit të partisë në Leipzig. Vemendje i kushtohet edhe gjendjes në Irak dhe vizitës së kancelarit gjerman, Gerhard Schrëder, në Kinë.

Gazeta "Die Welt" që del në Berlin shkruan lidhur me fjalimin e kryetares e partisë më të madhe opozitare CDU në kongresin e kësaj partie.

"Një Merkel e përqëndruar.. ka arritur një qëllim të rëndësishëm. Në kongresin në Leipzig CDU-së i shtohen idetë për ndryshime dhe modernizim. Ky imazh mund të behet edhe barrë nqs në fushatat zgjedhore sigurimi i detyruar shendetesor i qytetareve do të kembehet me pagesen josolidare në bazë të përmasës së sëmundjes. Por qytetaret duhet ta kenë venë re tani se me vetem me korigjimin e asaj që ekziston nuk mund të behet më shtet dhe tani vendimtar është guximi për ide të reja.

Gazeta Rheinpfalz nga Ludwigshafeni shkruan:

"Merkel e drejton unionin kristiandemokrat në politikën shendetesore, të pensioneve, të punësimit dhe të taksave në një kurs reformash, që për një parti opozitare nuk janë të domosdoshme por për Gjermaninë po. Kryetarja e Unionit Kristian Demokrat e ka marrë dosjen në dorë dhe ka marrë rolin drejtues në opozitë. Ajo nuk kembengul me padurim të bëhet kancelare. Ajo do të hyjë aty me linjë të qartë, me trupa të përforcuara dhe me një koncept të qartë qeveritar."

Me e kujdesshme është në vlerësimin e saj gazeta Handelsblatt nga Düsseldorfi:

"Merkel i ka thenë CDU-së në Leipzig të verteten: Ajo i ka hyrë një kure radikale për sigurimet sociale. Nuk mjafton më të riparosh në të gjitha anët sigurimin social. Me këtë të vertetë nuk bëhesh patjetër i dëshërueshëm. E padisktueshme në krye të partisë Merkel nuk është ende.

Gazeta Nürnberger Zeitung analizon gjendjen në Irak pas perleshjeve të ashpra në qytetin Samarra.

"Nqs deri tani është supozuar se rezistenca në Irak ishte e rastesishme, pas betejes së përgjakshme në qytetin Samarra mund të thuash, se behet fjalë për një strategji afatgjatë të udheheqjes së mëparshme irakiane. Sadam Huseini duke e ditur se nuk ka cfarë i kunderve forcës imponuese ushatarake amerikane, i ka përgatitur trupat e veta, apo njësitë speciale që në fillim për një lloj lufte guerrile kunder invazoreve.

Gazeta Heilbronner Stimme shkruan për vizitën e kancelarit gjerman Shrëder në Republikën Popullore të Kinës.

"Tema të drejtat e njeriut merret si një valixhe me vete në cdo vizitë të politikanëve gjermane në Kinë. Zemërata është e madhe, kur kancelari gjerman Schrëder nuk e kritikon Pekinin për shkeljen e të drejtave të njeriut, por premton përfundimin e embargos së armëve. Kina numërohet nderkohë nder superfuqite ekonomike të kësaj bote. Ajo nuk ka nevojë për orë mesimi nga gjermanët. Ne duhet të shohim më tepër që nga torta gjigande e zhvilliit kinez disa copa t´i bien Gjermanisë. Shrëder e ka kuptuar këtë."

Në fund kemi shkeputur një artikull nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung me teme "Heronjtë para gjyqit". Tribunali i Hages për krime lufte në ish Jugosllavi u drejtohet udheheqesve të UCK-së, nga Michael Martins.

"Kosovarët, të cilëve u ardesohen akuzat e mundshme kundertoshjnë me vendosmeri dyshimin, se jo vetem njësitë paramilitare të Milloshevicit mund të kenë kryer krime lufte në Kosovë, por edhe pjesetarë të UCK-së në luftën e saj kunder politikes së debimit të sundimtarit të Beogradit. Zonja del Ponte gabohet kur pohon, se deshmitaret e mundshem të tribunalit të Hages kanë frikë të deponojnë, sepse ndjehen të kercenuar në Kosovë, thotë Ramush Haradinaj. "Nuk besoj thotë ai, që ka kercenim për dëshmitarët. Dëshmitaret thjesht nuk kanë përse të deponojnë. Tribunali pret prej tyre të thonë gjera që nuk ekzistojnë, thotë Haradinaj, sepse nuk ka patur krime në palën shqiptare".

Por ndryshe nga gjenerali i dikurshem i Milloshevicit, Pavkovic, i cili në një intervistë në televizion javën e kaluar deklaroi se megjithë padinë e ngritur kunder tij në tetor nuk do të dorezohet në tribunalin e Hages, Haradinaj në rast padije do të jete kooperativ. "Unë do të merrja avionin e parë thotë ai. Por pastaj shton, "por kjo do të komplikonte me të vertete besimin në diçka që ketu quhet drejtesi."

Frakfurter Allgemeine boton në të njëjtën faqe një intervistë me kryetarine PDK-së Hashim Thaci.

"Mund të kete patur njerez në uniforma të UCK-së që kanë vepruar kunder interesave të UCK-së, për ta diskretituar në sytë e opinionit nderkombetar. Për kete bashkesia e shteteve ka qenë e informuar mirë. Disa elemente erdhen nga Shqipëria dhe keqperdoren uniformën e UCK-së."

I pyetur se si vlereson rastin e ish komandantit Rustem Mustafa, i cili është denuar me 17 vjet nga një gjykate nderkomebatre në Kosove, Thaci pergjigjet se në kete proces nuk ka patur transparencë dhe se drejtesia e UNMIK-ut është demtuar shumë në sytë e opinionit kosovar."