1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar 01.01.2006

31 Dhjetor 2005

Duke filluar nga dita e sotme Austria do të marrë kryesinë e Bashkimit Evropian. Shtypi ndërkombëtar fokusohet tek bilanci i presidencës së vjetër të BE-së dhe perspektivat e kryesisë së re

https://p.dw.com/p/Ars7

Gazeta hungareze Magyar Hirlap shkruan nën titullin "Blair ishte i mirë për Evropën":

"A ka ndonjë politikan tjetër që do të guxonte ta quante veten `evropian të vërtetë` ashtu si Tony Blair? Dhe po të kemi parasysh Zhak Chirak dhe Silvio Berlusconin, të cilët fokusohen së pari tek politika e brendshme, atëherë Blair mund të quhet vërtetë një evropian. Asnjë politikan tjetër britanik do të kishte guxuar ta rregullonte buxhetin financiar të BE-së për 7 vitet e ardhshme, duke sakrifikuar një pjesë të rabatit britanik, përveç Tony Blair."


Gazeta Dernieres Nouvelles D´Alsace nga Strasburgu komenton:

"Kriza e vërtetë e BE-së do të ndodhë gjatë vitit 2006. Debatet mbi Kushtetutën Evropiane do të zgjasin deri në vitin 2007, kur të kenë mbaruar zgjedhjet presidenciale në Francë. Reforma e institucioneve evropiane është shumë e rëndësishme, sepse vetëm kështu mund të mbeten të fuqishme të gjitha 25 shtetet antare të BE-së."

Gazeta britanike The Guardian shkruan:

"Njerëzit në Evropë duhet ta dinë se ku do t´i çojë rruga që ka nisur BE-ja. Përpara një gjysmëshekulli qëllimi kryesor ishte të bashkoheshin shtetet që ishin armiqësuar me njëri-tjetirn. Por me një superfuqi si SHBA-s dhe me një Kinë që po forcohet nga dita në ditë, shtetet evropiane nuk kanë opcion tjetër përveç se të tregohen të forta dhe të bashkuara. BE-ja duhet t´ja thotë më në fund hapur mendimet e saj qeverisë së Uashingtonin në lidhje me politikën që ndjek ajo në Irak."

Ndërkohë gazeta nga Luksemburgu Luxemburger Worts shtron pyetjen si si do t´ja dalë mbanë Austria, e cila konsiderohet si një shtet tradicionalisht skeptik, që t´i përballojë problemet aktuale të BE-së: "Më 1 janar Austria do të drejtojë anijen e BE-së dhe që tani dëgjohen fjalë të çuditshme nga Viena: Kancelari schüssel do t´u shmanget "zhvillimeve të rrezikshme" si për shembull nënvlerësimin e kompetencave kombëtare, kriminalitetin e organizuar dhe mbibyrokracinë. Madje Schüssel shprehet hapur se ndodhet përpara një situate të rrezikshme. Por të të kemi parasysh optimizmin artificial që shpreh gjithmonë Brukseli, duhet të pranojmë se dekalaratat e kancelarit austriak janë shumë të veçanta. Zgjerimi i BE-së do të ndodhë që në vitin 2007 me Rumaninë dhe Bullgarinë. A do t´ja arrijë presidenca austriake ta zgjidhë më në fund problemin e bashkësisë së BE-së?"