1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

Eleonore Uhlich14 Janar 2007

Temat: Grindja për naftën dhe politika energjitike Dorëheqja e kryepeshkopit të Varshavës

https://p.dw.com/p/Arm7

Grindja për naftën mes Rusisë dhe Bjellorusisë si edhe pasojat e saj në politikën evropiane të energjisë, kanë ndeshur në një jehonë të gjerë në komentet e shtypit botëror:

Gazeta spanjolle "El Pais" për këtë shkruan:

"Kriza... tregon se mbi ç'bazament të pasigurtë qëndron furnizimi me energji i Evropës. Për këtë arsye është e rëndësishme një kartë evropiane e energjisë, ashtu si ja propozoi BE-ja Moskës. Presidenti, Vladimir Putin e ka refuzuar këtë, sepse ai preferon më shumë marrëveshje bilaterale. Evropa është bërë kështu peng i sherrit mes ish-republikave sovjetike. BE-ja duhet që në të ardhmen ta vendosë sigurimin e energjisë si prioritetin e saj kryesor në marrëdhëniet me fqinjët."

Ndërsa gazeta londoneze "GUARDIAN" mendon se duhet marrë në konsideratë edhe këndvështrimi rus:

"Nacionalizmi i bazuar në energjinë në këtë vend duhet parë në dritën e ngjarjeve të viteve 90-të, kur rusët duhej të shihnin me sytë e tyre se si u shpërbë një perandori botërore dhe se si ranë të ardhurat e tyre mesatare. Kjo mund të krahasohet me kohën e depresionit të madh në SHBA. Nuk mund të akuzohen rusët, sepse po vendosin në plan të parë interesat e tyre ekonomike."

Ndërsa gazeta hollandeze "De Volkskrant" trajton propozimet e Komisionit evropian për një politikë të përbashkët të energjisë në Evropë dhe jep këtë vlerësim:

"Një përpjekje që meriton lëvdatë, megjithatë nga kjo nuk pritet ndonjë mrekulli. Kjo nuk thyen aspak nevojën e krijimit të një linje të përbashkët evropiane përballë torturave ruse."

Ndërsa gazeta e Parisit "LIBERATION" merret me detajet e planifikimit të një politike të energjisë.

"Komisioni evropian propozon njëherazi rritje si dhe pakësimin e dioksidit të karbonit. Mund të duartrokasësh megjithëse askush nuk ka parë ndonjë rritje, që nuk ka nevojë për energji. Kjo vetëm po qe se mbajmë për vete "software"-t e kompjuterave dhe mbeturinat e prodhimit i lëmë në Kinë. Po zbulohen sërish avantazhet e energjisë atomike. Por për këtë nuk këmbëngul komisioni që nuk po tregohet edhe aq jo sensibël."


Ndërrojmë temë: Vëmendje shtypi i ka kushtuar edhe dorëheqjes së kryepeshkopit të Varshavës, Stanislav Vilgus.

E përditshmja franceze "Le Figaro" merret me rolin e papa Benediktit të XVI:

Emërimi i Vilgus nga ana e papa Benediktit të XVI, varavingoja dhe hezitimi për emërimin e tij që rrodhi pas fajësimeve ndaj Vilgus, dorëheqja në ditën që kryepeshkopi do të duhej të merrte detyrën, të gjitha këto bien mbi Vatikanin. Papa Benedikti i XVI po ngatërrohet sërish pas citatit të tij aq të diskutuar vitin e shkuar mbi islamin. Megjithë analizën faktike dhe qëllimet legjitime, ai nuk duket se zotëron aftësinë e mprehtë politike të paraardhësit të tij."

Ndërsa gazeta e Milanos "Corriere della sera" i sheh arsyet tek vetë kandidati: "Për Vatikanin Vilgus mban mbi vete faj të dyfishtë... I pari është se bashkëpunimin me shërbimin sekret ai e ka mohuar publikisht, dhe i dyti është se ai nuk i ka dorëzuar selisë së shenjtë të gjitha informatat në kohën e fazës hetuese para emërimit të tij."

Ndërsa gazeta hungareze "Nepszava" (shqiptimi:Nepsovo) analizon:

"Në situatën më të pakëndshme me sa duket gjendet vetë papa Benedikti i XVI... Nga e gjithë kjo aferë atij i duhet të dalë me një mësim: as punonjësve të tij më të afërt ai nuk duhet t'i besojë plotësisht, madje as atyre ku ai zakonisht bazohet për emërimet e tij më të rëndësishme. Ku ta dish, ndoshta kjo do ta bëjë atë të përshpejtojë reformën e Vatikanit."

Ndërsa gazeta polake "RZECZPOSPOLITA" (shqiptimi: Zheçpospolita) bën një rezyme të situatës politike në Poloni:

"Vendimi i Romës... do të thotë para së gjithash një fitore e madhe për ndërgjegjen. Tani tradhtia sërish do të cilësohet tradhti, guximi - guxim dhe besnikëria - besnikëri. Dorëheqja e kryepeshkopit Vilgus është një fitore për kishën, edhe po qe se kjo ju dhemb disa besimtarëve."

Po mbi temën e rishqyrtimit të së shkuarës, gazeta "FINANCIAL TIMES" komenton:

"Individët e jetës publike mund të vendosen nën presion për të dhënë dorëheqjen siç ka bërë kryepeshkopi Vilgus. Ky është çmimi i të qenurit në shërbim si instancë morale dhe politike. Por ata që janë jashtë vëzhgimit publik normalisht nuk duhen detyruar që të lëshojnë punën. Qëllimi duhet të jetë, trajtimi i së shkuarës dhe vështrimi nga e ardhmja. E shkuara nuk duhet lejuar që të helmojë rregullisht të tashmen.