1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

Christoph Schmidt30 Dhjetor 2006

Sadam Hyseni vdiq. Të shtunën në mëngjes ish dikatatori irakian u var në Bagadad për krime kundër njerëzimit. Shtypi ndërkombëtar reagon në mënyrë kritike ndaj këtij akti. Temë tjetër është lufta në Somali.

https://p.dw.com/p/ArmJ

LA REPUBBLICA nga Italia shkruan mbi ekzekutimin e Sadamit:

"Do të kishte pasur më shumë efekt sikur jeta e tij të ishte shpëtuar në vend që të mbaronte, por banaliteti i hakmarrjes është më i fortë se inteligjenca e politikës. Dënimi që pritej me vdekje kishte 3 vite që ishte nënshkruar, që kur Xhorxh Bush tha se vetëm dënimi me vdekje është dënimi i drejtë për ?atë tiran të tmerrshëm?. Kjo është një luftë globale e private në të njejtën kohë mes SHBA-s dhe Irakut. Në fund saga teksane e Bushit i lau hesapet me sagën sunite të takritëve. Dhe djali mund tŽi prezantojë më në fund babait kokën e armikut."

Në gazetën brianike DAILY TELEGRAPH lexojmë:

"Ekzekutimi i Sadamit mund t`i ketë ngopur pak dëshirat e irakianëve për gjak, por ai nuk do të ndryshojë asgjë në vendosmërinë e grupeve myslimane shiite dhe sunite, që tŽi arrijnë me dhunë qëllimet e tyre politike, në vend të rrugës së demokracisë, për të cilën koalicioni ka punuar kaq shumë. E vetmja gjë pozitive që mund të shpresojmë nga vdekja e Sadamit, ështe që qeveria irakiane të bëhet më në fund më e vetësigurtë për të luftuar siç duhet rebelimin dhe aksionet e dhunshme."

Gazeta zvicerane TAGES-ANZEIGER komenton:

"Një ekzekutim është një vrasje, e legjitimuar nga shteti, por vrasje. Ata që ndjehen përgjegjës për vlerat e zhvillimit demokratik, nuk e pranojnë dënimin me vdekje. Nga njëra anë kur dënimi me vdekje është zbatuar, ai nuk ndryshohet dot më edhe në rast se më vonë vërtetohet pafajësia e të dënuarit. Nga ana tjetër njerëzit nuk kanë të drjetë të vendosin mbi jetën dhe vdekjen. Në paragrafi 3 të deklaratës së OKB-së për të drejtat e njeriut, shkruhet se "çdo njeri ka të drejtë të jetojë". Kjo e drejtë qëndron edhe për një kasap brutal si Sadam Hyseini."

Ndryshojmë temë: Që prej javës së kaluar në Somali ka filluar sërish lufta. Të forcuar nga turpat e Etiopisë, simpatizantët e qeverisë së përkohshme, hynë në kryeqytetin Mogadishu. Kundërshtarët e tyre, milicët islamikë janë tërhequr përkohësisht, por do ta vazhdojnë luftën. Komentet e shtypit ndërkombëtar fokusohen tek eskalimi i dhunës në Bririn e Afrikës.

Gazeta KURIER nga Austria kritikon indiferencën ndërkombëtare dhe shkruan:

"Eshtë për të ardhur turp: Kjo luftë e re në një ndër rajonet më të varfëra të botës, ishte e qartë edhe për ata që nuk e njohin fare situatën në kontinent. Të gjithë e dinin dhe askush nuk ndërmorri ndonjë hap për të evituar atë që mesa duket ishte e paevitueshme. Dhe tani që rajoni po digjet, indiferenca vazhdon. Por ky konflikt mes Etiopisë dhe milicëve somalezë është një ndër më të rrezikshmët e të kaluarës së afërt. Ky konflikt mbart një potencial të fuqishëm për një dëm gjigand në rajon."

Ndërkohë gazeta britanike INDEPENDENT komenton:

"Dora drejtuese e SHBA-s, të cilat kanë frikë nga regjimi fundamentalist islamik në Somali, është e dukshme pas aksioneve të Etiopisë. Në vend të një konflikti të brendshëm, pra brenda rajoneve të Somalisë, duhet të llogarisim tani me mundësinë e nje lufte të re në një rajon tjetër të rëndësishëm strategjik. Kjo është një luftë, në të cilën vendet fqinje, bota arabe dhe SHBA-s ndjekin interesat e tyre. Kjo do të thotë se OKB-ja nuk do të ketë nodnjë shans që ta zgjidhë shpejt këtë konflikt."

Sipas gazetës italiane LA REPUBLICA, lufta ndërkombëtare që po fillon në Somali është tragjike:

"Në letër somalezët i përmbushin të gjitha kushtet për të qënë nj popull i bashkuar dhe i fortë: Ata kanë një identitet etnik të përbashkët; një gjuhë; një fe të tërë, atë islamike. Po ta krahasojmë me shtete të tjera afrikane, Somalia është e mbrojtur nga terrori dhe dhuna e luftërave interne. Por realiteti është ndryshe: Somalia është një vend që është përmbytur në gjak dhe ku zotëron ligji i më të fortëve."

Dhe së fundi në gazetën ruse KOMMERSANT lexojmë:

"Ka shoqëri, rregullat e brendshme të të cilave bazohen në interesat e komplikuara të familjeve dhe klaneve. Çdo ndërhyrje e jashtme sjell aty automatikisht kaos. Pushtimi i Afganistanit nuk i solli vendit stabilitet. E njejta gjë do të ndodhë edhe kur Somalia do të pushothet nga Etiopia. Por këtu nuk e kanë fajin gabimet apo qëllimet e këqija, por ligji i thjeshtë i shoqërive afrikane."