1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

8 Korrik 2006
https://p.dw.com/p/Arp2
"Gjermania ndahet prej Bismarkut"
"Gjermania ndahet prej Bismarkut"

Një temat dominante të shtypit ndërkombëtar të javës është ajo e testeve me rrekata të Koresë së Veriut. Përveç protestave të ashpra në mbarë botën Japonia dorëzoi në KS një projektrezolutë në të cilën Koreja e Veriut kërcënohet me sanksione të ashpra në rast se vazhdon të punojë për zhvillimin e mëtejeshëm të programit të saj të raketave bërthamore.

"Tagesanzeiger" (Zyrih) shkruan:

"Koreja e Veriut ishte paralajmëruar si nga Uashingtoni edhe nga Brukseli, si nga Pekini edhe nga Tokio që të hiqte dorë prej testeve. Por Kim Jongu II e provokoi sërish botën. Shakqet që e çojnë regjimin koreanoverior të ndjekë një strategji të tillë mbeten të paqarta, aq më tepër që prej një veprimi të tillë Koreja e Veriut mund të llogarisë me një numër të madh pasojash negative. SHBA dhe Japonia po ngulin këmbë për sanksione më të ashpra ekonomike. Organizatat ndërkombëtare do ta kenë edhe më të vështirë që të kërkojnë ndihma për të uriturit e këtinj vendi. Me këto teste Koreja e Veriut po largon edhe miqtë e saj të fundit Kinën dhe Korenë e Jugut."


"Times" (Londër) kërkon që Kina të reagojë:

"Kina gjendet përpara zgjedhjes: ose ta mbrojë për një kohë të gjatë Kim Jong II duke ndihmuar regjimin e tij që të dalë nga vështirësitë, ose të ushtrojë për herë të parë presion të vërtetë ndaj Koresë së Veriut duke ndërprerë furnizimet me naftë. Kina është vendi i vetëm që mund të bëjë vërtet presion ndaj Koresë. Durimi i deritanishëm i Kinës i kanë kushtuar vendit dhe rajonit shumë. Pekini duhet ta kuptojë që kundrejt këtij regjimi të pamoralshëm dhe pa kompromisë duhet të ndjekë një politikë të ashpër. Kjo do të ishte si në interesin të vetë Kinës edhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe stabilitetit mbarëbotëror."

"Kommersant" (Moskë) shkruan:

"Irani tani do të presë që të shohë se si do të reagojë perëndimi ndaj testeve me rraketa të Koresë së Veriut dhe nëse do ta ndëshkojë për këtë provokim. Në rast se reagimet do të jenë të dobta, regjimi i Teheranit do t'i akuzojë SHBA se përdorin kut të ndryshëm dhe se kanë paragjykime në drejtim të Iranit. Por edhe diplomatët perëndimorë mund ta përdorin rastin e Koresës së Veriut në bisedimet me Moskën, për t'i bërë politikanët rusë që të heqin dorë prej mbështetjes së regjimeve të dyshimta. Rusia duhet të llogarisë me faktin se edhe partnerit tjetër i Moskës, Irani që po punon për rraketa bërthamore, mund t'i qëllojë ato papritur në drejtim të territorit rus."

Temë tjetër e komentuar në shtypin e huaj të kësaj jave ishte reforma e sistemit shëndetsor në Gjermani. Partitë në qeveri vendosën pas përpjekjesh të gjata që duke filluar prej vitit 2008 sistemi i sigurimeve shëndetsore në Gjermani të financohet edhe përmes taksave, për të garantuar sigurimin shëndetsor të fëmijëve.

"Die Presse" (Vjenë) shkruan:

"Sistemi shëndetsor në Gjermani gllabëron 11% të prodhimit ekonomik. Tendenca në rritje. Një përbindësh që rritet me ritme kaq të shpejta mund t'i bllokojë një ditë shtetit social aortën. Diagnozën e kanë të qartë të gjithë, por askush nuk guxon që të ndërmarrë një operacon. Edhe receta është e qartë, vetëm konkurrenca mund t'i ulë çmimet, madje edhe nëpër spitale. Por konkurrenca do të vazhdojë të mbetet fjalë e huaj për sistemin shëndetsor gjerman, sepse ata që përfitojnë prej tij janë kujdesur që të mos ketë ndryshime të thella."

Gazeta londineze "Financial Times" e titullon artikullin për këtë temë: "Gjermania ndahet prej Bismarkut". Citojmë:

"Për herë të parë që prej Otto von Bismarkut, i cili krijoi sistemin e parë evropian të një sistemi solidar të sigurimeve sociale, kur në arkat e sigurimeve paguajnë bashkarisht si punëdhënisit edhe punëmarrësit, shteti gjerman po fillon që t'i financojë shpenzimet për shëndetin nga të ardhurat e taksave. Shumë vende të tjera evropiane që e kopiuan modelin e Bismarkut, si Franca, Belgjika apo Holanda, janë larguar prej tij. Tani prej këtij sistemi po ndahet edhe atdheu i kancelarit të hekurt."