1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë - 17.11.04

16 Nëntor 2004

Dorëheqja e ministrit të jashtëm amerikan Kolin Pauell dhe emërimi i këshilltares së sigurisë, Kondoliza Rajs në postin e kreut të diplomacisë amerikane, është një ndër temat dominuese në komentet e gazetave të Gjermanisë më 17.11.04.

https://p.dw.com/p/Arxt
Kolin Pauell dhe Konodliza Rajs
Kolin Pauell dhe Konodliza RajsFotografi: AP

E përditshmja "Tagerspiegel" që del në Berlin analizon emërimin e Rajs në postin e ministres së jashtme: "Dy zezakë njëri pas tjetrit në ministrinë e jashtme dhe për të dytën herë pas Madalene Ollbrajtit një grua. Një gjë e tillë tregon gjithësesi të qenit i hapur në aspektin kulturor, gjë që shumë antarë te ekipit të Xhorxh Bushit nuk duan ta pranojnë. Sa i përket afërsisë me Evropën, këtu ende ka hapësirë për deabte. Pauell konsiderohej si pro-evropian, sepse ai në këtë qeveri dukej si mjaft liberal dhe multilateral, por ai nuk ka asnjë etapë të rëndësishme të jetës së tij në ose të lidhur me kontinentin e vjetër. Krejt ndryshe qëndron puna me Kondoliza Rajs: gjatë studimeve profesori ceko-hrebre Jozef Korbel, i ati i Madalenë Ollbrajtit, i ka zgjuar asaj interesin për Evropën Qendrore dhe Lindore. Nën presidentin Bush i ati, Rajs drejtonte seksionin e Evropës Lindore në këshillin kombëtar të sigurisë dhe ishte pjesëmarrëse në bisedimet dy plus katër lidhur me bahskimin e Gjermanisë. ... Rajs duhet rrespektuar. Ndoshta ajo do t´i përmbushë ato që priten prej saj tek mëson për biografinë e saj", nënvizon autori i artikullit të "Tagesspiegel".

Me ekipin e ri Bush/Rajs nuk do të ketë ndryshim kursi, vëren komnetatori i gazetës "Berliner Zeitung": "Kjo qeveri do të vazhdojë luftën mbarëbotërore kundër terrorizmit dhe për përhapjen e demokracisë e lirisë sipas modelit të SHBA. Kondoliza Rajs duhet të kujdeset që kjo do të arrihet më me sukses, më me pak fërkime dhe mundësisht ndryshe nga deri tani me sa më pak viktima ushtarake dhe politike. Një gjë e tillë është në interes të Evropës. E pra ndoshta është mirë, që marrëdhëniet transatlantike me një të besuar të presidentit do të avancojnë më mirë se sa me Kolin Pauellin, i cili ndonëse gëzonte besimin e disa evropianëve nuk kishte influencë ndaj presidentit."


Të njëjtin aspekt komenton edhe ggazeta "Märkische Oder Zeitung" që botohet në Frankfurt mbi Oder: "Pa të maturin Pauell tashmë janë mbledhur forca që do të përfaqësojnë një kurs të ashpër në politikën e jashtme. Bushi e ndjen veten të forcuar nga rizgjedhja dhe lë të kuptohet, se ai do të ndërmarrë një korrekturë rrënjësore të kursit. Deklarimi për marrëdhëniet transatlantike nuk mund ta fshehë faktin, që hendeku i hapur me luftën në Irak vazhdon të jetë i thellë. Madje ky hendek do të thellohet edhe më shumë, nëse Uashingtoni do të vazhdojë t´i realizojë qëllimet e tij duke vepruar sipas kokës së vet ose me aleanca të ndryshueshme."

E përditshmja "Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung" analizon figurën e Kondoliza Rajsit: "Ajo ma shpjegon politikën e jashtme në një mënyrë të tillë që unë e kuptoj, kështu është shprehur Bushi për këshilltaren e tij të sigurisë. Me sa duket ajo e ka bërë aq mirë këtë punë, sa që Bushi vendosi ta ngrejë në përgjegjësi duke e emëruar kryediplomate. Një hap i tillë është konseguencë logjike, sepse influenca e saj në politikën e jashtme, sic e gjykojnë ata që janë të brednshëm në shtëpinë e bardhë, edhe gjatë viteve të shkuara ka qenë shumë më e madhe se ajo e ministrit të jashtëm Kolin Pauell. Por do të nxitoheshim nëse do të arrinimin në përfundimin që Rajs thotë "po" dhe "aminë" për cdo gjë duke u nisur nga fakti që ajo lutet rregullisht me Bushin. Në pozicionin e këshilltares së sigurisë dhe duke u ndodhur mes "pëllumbave" dhe "fajkojve" në kabinet ajo i ka qëndruar gjithnjë besnike presidentit. Tani që pëllumbat janë larguar, si kryediplomate asaj i duhet të pozicionohet qartë në State Departament".

Vecojmë një pjesë nga komenti i gazetës "Achener Zeitung": "Rusët fali, gjermanëve mos ua vër veshin dhe francezët ndëshkoi. Kjo fjali është tpike për këshilltaren amerikane të sigurisë. Kondoliza Rajs e ka këshilluar presidentin Xhorxh Bush, se si duhet të reagojë ai ndaj politikës së tri shteteve evropiane, të cilët e refuzuan luftën në Irak. Kjo fjali në formën më koncize të mundur dëshmon, se sa pragmatike, sa precize dhe se sa e distancuar është ministrja e ardhëshme e punëve të jashtme të SHBA-ve që u vë pikën raporteve midis partnerëve të afërt dhe më pak të afërt."

Së fundi edhe një citat nga artikulli i "Pforzheimer Zeitung": "Kondoliza Rajs është e mencur, këmbëngulëse, ambicioze dhe njëqind për qind luajale. Në vend të një kundërshtari në ministrinë e jashtme do të jetë tani një partnere e presidentit, sepse pulsi i Rajsit, sa u përket vlerave, rreh njëlloj si ai i shefit të saj. Që të dy i kanë rrënjët në besimin kristian, që të dy i konsiderojnë bombat si mjetin e përshtatshëm për të luftuar terrorizmin, që të dy janë thellësisht të bindur për superioritetin e SHBA si në vlerat morale ashtu edhe në ato ekonomike e ushtarake. Të dy së bashku ato krijojnë një duo që në vitet e ardhëshme do të ndjekë më me konseguencë kursin e mëvetësishëm të politikës së jashtme të epokës së Bushit: Pa rrespekt kundrejt OKB-së dhe pa marrë parasysh evropianët e indinjuar. Ndërsa pjesa tjetër e botës do të ketë përballë një duo me të cilën nuk bëhet shaka dhe që nuk ka asnjë skrupull për të eksportuar me dhunë demokracinë e Amerikës."