1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

14 Tetor 2004

Deklarata e ministrit gjerman të mbrojtjes, Peter Shtruk, se nuk përjashton absolutisht mundësinë e dërgimit eventual të trupave gjermane në Irak ka ngjallur një valë reaksionesh në opinionin publik në Gjermani. Kjo është edhe një temë mjaft e komentuar në shtypin e sotëm, pasi qeveria e Gerhard Shrëderit deri më sot e ka përjashtuar kategorikisht dërgimin e trupave në Irak.

https://p.dw.com/p/AryB
Ministri gjerman i mbrojtjes, Peter Shtruk
Ministri gjerman i mbrojtjes, Peter ShtrukFotografi: AP

E përditshmja "Saarbrücker Zeitung" shkruan: "Mos vallë ideja për dërgimin e 20 tankeve transportues në Bagdat është vetëm fillimi i një kthese në kursin e politikës gjermane ndaj Irakut? Me deklaratat e tij enigmatike ministri Peter Sstruk ka ndezur fuqishëm spekulimet. Deri më sot antarët e kabinetit qeveritar njëzëri kanë deklaruar, se as që shtrohet për diskutim dërgimi i trupave të Bundesverit në vendin e dy rrymave sic është Iraku. Madje jo më vonë se dje kancelari e ritheksoi këtë qëndrim. Por në kontrast me të është deklarata e Shtrukut, se një ditë gjithcka mund të jetë ndryshe. E pra c´do të thotë ai me këtë? Nëse ai ka parasysh me këtë plane konkrete për ndonjë mision, atëherë kjo duhet thënë qartë. Nëse pas kësaj nuk qëndron asgjë tjetër vecse një opinioni parimor mbi të ardhmen e largët, atëherë Shtruk do të bënte mirë të heshtte. Republika ka mjaft probleme me të sotmen. Me të tilla deklarata tani për tani ministri i mbrojtjes ngjall vetëm zhurmë dhe pështjellime."

Gazeta "Wetzlarer Zeitung" vëren: "Sado të tepërta që të duken aktualisht deklaratat e ministrit Shtruk në këto caste, shpejt ose vonë ato mund të vendosen në rendin e ditës. Nëse më 2 nëntor ndodh kthesa politike në SHBA, atëherë Gjermanisë do t´i duhet të përballet me çështjen e pranisë ushtarake në Irak. Xhon Kerri ka deklaruar, se dëshiron t´i involvojë ndryshe nga Bushi aleatët në politikën ndaj Irakut. Një kërkese eventuale për dërgimin e trupave Shrëderi do ta ketë të vështirë t´i shmanget ndryshe qe puna me kapardisjen imperaile të Bushit."

"Kölner Stadtanzeiger" shtron pyetjen: "A do të mund t´i shmangeshin gjermanët dhe francezët pjesëmarrjes në një mision të trupave nën mandatin e OKB-së për vendosjen e paqes në Irak? Nisur nga një perspektivë e tillë deklaratat e minsitrit Shtruk peshojnë po aq shumë sa edhe konstatimi i kancelarit, se Gjermania nuk do të angazhohet në Irak."

Me tone të ngjashme e komenton këtë temë edhe gazeta "Manheimer Morgen": "Peter Shtruk nuk është njeriu i deklaratave të pamenduara. Madje sa i përket cështjes së Irakut, ai është i prerë dhe jo sic mundohet ta cilësojë atë opozita, si të paorientuar dhe të lëkundur. Edhe sikur të jetë kancelari ai që e ka cuar ministrin e tij drejt kësaj linje, kreu i mbrojtjes sërish tërhoqi vëmendjen ndaj një cështjeje të hapur: Si mund t´ia dalë mbanë Gjermania me pretendimit që ka në politikën botërore duke vendosur kushte ushtarake? Ai që përpiqet me të gjitha mundësitë diplomatike për të zëvën një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, duhet të tregojë qartë se ç´pozicion ka. Politika e strucit nuk mund të të ndihmojë afatgjatë."

Shëkupsim një vlerësim nga komenti i gazetës "Märkische Oderzeitung" që del në Frankfurt mbi Oder: "Shtruk ka fokusuar tashmë hapin tjetër. Ai është angazhim direkt në Irak. Nuk është rastësi që kjo del tani vetëm pak kavë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Më shumë kjo mund të shihet si një ndihmë për fushatën elektorale të kandidatit demokrat Xhon kerri. Ky i fundit disa herë ka deklaruar, se për zgjidhjen e problemit të Irakut do të përpiqet që të involvojë edhe kundërshtarët e prerë të kursit amerikan, sic janë Gjermania dhe Franca. nëse Kerri fiton zgjedhjet dhe troket në Berlin, Shrëderi do ta ketë të vështirë refuzimin."

Së fundi edhe një vlerësim nga artikulli i botuar në numrin e sotëm të "Neues Deutschland": "Nuk ka shumë kohë që ministri i jashtëm Joshka Fisher ndërmorri një tur për të sqaruar njerëzit më të rëndësishëm të politikës mbarëbotërore, se përse Gjermania këkron një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Por ai do ta kish kursyer këtë strapacim, në rast se do të kish nisur në tur ministrin e jashtëm që qëdnron në hije, pra njeriun që i thotë gjërat troc. Ky i fundit fillimisht do të numëronte, se ku dëshrion të dërgojë armë Gjermania: në Turqi, në Irak, në Izrael dhe në disa rajone të tjera me tensione. Më pas ai do të thoshte, se bota me ca ushtarë gjermanë më shumë do të bëhej më fatlume. Sikur nuk mjaftojnë vetëm ushtarët që patrullojnë në Ballkan e në Afganistan, apo në Kepin e Afrikës. Shtruk madje do të thoshte, dhe tani marsh në Sudan e më pas yrysh edhe në Irak. Si rjedhojë do të ishin të tepërta kërkesat për kompetencën e Gjermanisë në fushën e politikës së sigurisë në OKB dhe në forume të tjera."