1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

12 Tetor 2004

Temë dominuese në komentet e gazetave të sotme të Gjermanisë është iniciativa e unionit kristjansocial për organizimin e një aksioni për mbledhjen e firmave nga qytetarët kundër antarësimit të Turqisë në BE. Në përgjithësi analistët e kritikojnë këtë ide.

https://p.dw.com/p/AryD

Në të përditshmen "Finantial Times Deutschland" lexojmë:
Diskutimi për antarësimin ose jo të Turqisë në BE "tashmë do të tematizohet në rrugë. Në një formë të pazakontë, por sic duket të planifikuar, krerët e unionit kristjansocial tentojnë hapjen e një fushate për mbledhjen e nënshkrimeve kundër antarësimit të Turqisë në BE. Mihale Glos, njeriu i kreut kristjansocial Edmund Shtojber në Berlin e hapi këtë temë. Kryetarja e krisjtandemokratëve, Angela Merkel, e konsideron si të mundshëm një aksion të tillë, ndërsa vet Shtojberi thotë, se kjo është një "ide e arësyeshme". Ndoshta ideja është e zgjuar, por kurrësesi ajo nuk mund të jetë e arësyeshme. Unioni duhet të tërhiqet sa më shpejt nga kjo fushatë, që për një temë të ndjeshme dhe të komplikuar mund të nxisë një skemë të shëmtuar bardh e zi të diskutimit"

"Mendimet e unionit kristjandmeokrat për të mbledhur firma kundër antarësimit të Turqisë në BE dëshmojnë më shumë paaftësi se sa sovranitet", vëren komentatori i së përditshmes "Saarbrücker Zeitung". Më tej ai shkruan: "Pavarësisht nga pyetja e drejtë, nëse është kuptimplotë antarësimi i Turqisë në BE, mjetet që përdorin partitë kristjane për ta penguar këtë vendim janë të papërshtatshme. Një gjë e tillë nuk mund të arrihet me ture populiste. Tani për tani s´ka dyshim që dominojnë argumentat pro prnaimit të Turqisë. Kristjandemokratët dhe Krisjtansocialët të krijojnë përshtypjen sikur antarësimi të jetë në prag. Ato duan të shfrytëzojnë skepticizmin e përhapur në popull për të përftiuar prej tij kapitalin politik. Por ai që e ka seriozisht me demokrtacinë është më mirë të zgjedhë masa serioze: nëse duhet një referendum, atëherë ky të bëhet në formë plebishiti."

Duke analizuar qëndrimin e dy partive të unionit opozitar në Gjermani, gazeta "Handelsblat" vëren që dy krerët e partive Merkel dhe Shtojber të tërhiqen nga një aksion i tillë. Ja se si argumenton analisti: "Politikani modern nuk propozon, por guxon publikisht. Një veprim i tillë e përfshin në vetvete edhe tërheqjen e heshtur, në rast se ideja nuk ka peshë. Sa më shpejt pra duhet të tërhiqen nga propozimi për aksionin e firmave, si Angela Merkel ashtu edhe Edmund Shtojber."

Berlinezja "Tageszeitung" shkruan, se "natyrisht mund të debatohet për antarësimin e Turqisë, madje edhe pse ministri i jashtëm Joshka Fisher mendon, që kjo cështje nuk është "objekt i legjislativit brendashtetëror, ndaj s´ka përse partitë të futen në grindje. Por një aksion i mbledhjes së firmave është mjet i papërshtatshëm. Partitë bëjnë reklamë për të mbledhur votat e elektoratit dhe jo firmat e tij. Sa herë që një parti përdor të tilla mjete jashtëparlamentare, kjo tregon, se ajo nuk i ka punët mirë."

Në vazhdim edhe një citat nga komenti i gazetës "Lübecker Nachrichten": "Kursi i unionit kundër Turqisë nuk ka të bëjë aspak me një politikë të përgjegjshme dhe të vetëdijshme. Ashtu si edhe në vitin 1999 me aksionin e nënshkrimeve të kryeministrit të landit të Hesenit, kristjandmeokratit Roland Koh, që ishte kundër nështetësisë së dyfishtë, edhe kësaj radhe synohet të mobilizohen njerëzit nën moton "ku mund të mundit të japin ndonjë votë kundër të huajve". Në këtzë mënyrë helmohet klima shoqërore. Të vetmit që do ta shijojnë këtë do të jenë ekstremistët e djathtë. Këtë e treguan edhe fushatat e kristjandemokratëve në vitet 90 kundër ligjit të azilimit. E pra shërbim më i mirë se ky nuk mund t´u bëhej partive ekstremiste asaj nacional-demokrate dhe bashkimit të popullit gjerman, të cilat kanë filluar të tërheqin elektorat. Nga radhët e unionit po mungojnë duartrokitjet për këtë iniciativë. Mos vallë Merkel është nxituar?"


Një tjetër aspekt trajton artikulli me titull "Rezistencë e fortë kundër turqve" botuar në gazetën "Süddeutsche Zeitung". "Ne do të përdorim të drejtën e vetos. Për këtë do të vendosim në dhjetor", kështu deklaroi presidenti i Qipros Papadopoulos në radion shtetërore Rik. Këshilli i ministrave të BE-së duhet të vendosë njëzëri më 17 dhjetor. Ministri i jashtëm i Qipros Geroge Jacovou në Luksemburg la të nënkuptohet, se vendi i tij vendimin në dhjetor do ta vërë në varësi të tërheqjes së pjesshme të 36.000 ushtarëve turq nga pjesa veriore e ishullit... Edhe presidenti grek Konstantinos Stephanopoulos i bën thirrje Turqisë që të njohë Qirpon. Por ky i fundit nuk e vë këtë si kusht për bisedimet. Stephanopoulos mendon, se Turqia "nuk mund të bëhet antare e BE-së për aq kohë sa ajo nuk e njeh Qipron." Sidoqoftë Brukseli nuk parashikon që Turqia të antarësohet përpara vitit 2015 në BE."