1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

3 Shtator 2004

Fati i pengjeve në një shkollë në Veri të Kaukazit dhe shifrat aktuale të të papunëve në Gjermani janë dy nga temat e komenteve që do të citojmë në pasqyrën e shtypit.

https://p.dw.com/p/Aryc

Lidhur me ngjarjet tronditëse të qindra pengjeve, fëmijë, prindër e mësues në një shkollë në Veri të Kaukazit gazeta "Süddeutsche Zeitung" shkruan:

"Në logjikën pervesre të terrorit gangsterrët e pengjeve të Beslanit kanë arritur ndërkohë një qëllim të rëndësishëm të tyre: që nga orët e mëngjesit të 1 shtatorit Rusia po përjeton ferrin. Frika për jetën e fëmijëve në shkollë u shkakton dhimbje njerëzve në këtë vend që më shumë se cdo vend tjetër gjatë viteve të shkuara ka përjetuar vuajtjen e sulmeve brutale. Terroristët e kanë përcaktuar qëllimin e tyre sipas maksimës, njerëzillëku
është dobësia e palës tjetër. Në këtë rast pala tjetër është Vladimir Putin, i cili deri më sot nuk ka treguar dobësi. Në pesë vjetët qëkurse ai është në pushtet presidenti rus sic duket asnjëherë nuk është ndodhur përpara vendimeve të vështira. Tani populli rus pret prej tij që të shpëtojë jetën e fëmijëve."

E përditshmja "Kölner Express" vëren:

"Ne prekemi tek shohim fytyrat e foshnjeve të mbajtura ditë me radhë peng prej terroristëve çeçenë. Ne prekemi, sepse nëpërmjet pafajësisë së tyre në sytë tanë si kurrë ndonjeherë tjetër shpaloset fytyra e shëmtuar dhe çnjerëzore e terrorizmit. Burra e gra të gatshëm të kryejnë gjithcka përdorin bebe si mburoja dhe si mjet presioni kundrejt qeveritarëve, të cilët duan të demonstrojnë forcën me cdo kusht. E këtë duan ta bëjnë qoftë edhe duke e paguar me jetë fëmijësh. Në mbarë botën kjo është një shenjë e zhveshjes nga vlera njerëzore. rrespektimi i jetës. Në radhët e terroristëve ka edhe gra. Nëna, gra që u shkaktojnë nënave të tjera dhimbjen më të tmerrshme që mund të ekzistojnë: u rrëmbejnë fëmijët. Ato i torturojnë këto nëna duke i kërcënuar se do t´u vrasin fëmijët."

Mbi të njëjtën temë shkëpusim edhe një citat nga gazeta "Esselinger Zeitung":

"Mesazhi ndaj Rusisë është i qartë: asnjëri nuk është i sigurtë prej nesh, ne mund të godasim kudo dhe në cdo kohë. Por dhuna pjell dhunë, urrejtja nxit edhe më shumë urrejtje tek pala kundërshtare. Kjo spirale e tmerrshme është vënë në lëvizje në Çeçeni që prej shumë vitesh dhe po vazhdon të ashëproshet. Të kërkosh tani zgjidhje politike duket si naivitet. Megjithatë nuk ka alternativë vec kësaj. Në rast të kundërt do të duhej të bënim sehir tek ndodhin vrasje të metërjshme."


Lidhur me shifrat e fundit të papunësisë që u publikuan dje në Gjermani, ku aktualisht vërehet një rënie e lehtë e numrit të të papunësve, gazeta "Handeslblatt" komenton:

"Shpresa e ministrit të ekonomisë, Volfgang Klement, se reforma në tregun e punës e pagëzuar Hartz IV do të përgjysmojë në një afat te mesëm numrin e të papunëve, është boshe. Madje shpresa e tij nuk vlen as për të shmangur fantazmën e reformës Hartz IV. Kjo pasi ëndrra e bukur e ministrit vazhdon të përplaset me realitetet e ashpra. Hopi ekonomik i nxitur prej eksportit as nuk ndjehet në tregun e punës. Kjo ka të bëjë nga njëra anë me atë që më shumë se 4% e eksporteve përbehen prej shërbimeve paraprake të importuara, që kapacitetet industriale janë të shfrytëtuara vetëm 84% dhe që konsumi nuk po merr hov. Madje edhe sikur ekonomia të rritet me 2% kjo pothuajse mund të influencojë fare pak në tregun e punës."

Në gazetën Straubinger Tagblatt/Landhuter Zeitung lexojmë:

"Nëse reforma do të influencojë në tregun e punës apo në atë ofertave për kurse kualifikimi profesional, kjo mbetet të shihet. Shpresa e ministrit të ekonomisë që në shtator apo tetor kushtëzuar nga sezoni do të përmirësohet gjendja e të papunëve mbetet e pakonfirmuar. Madje po aq e pasigurtë është, nëse ministri mendon se do të ketë rritje të kërkesës në tregun e brendshëm. Ai thotë vetë, se për këtë duhet të ndryshojë qëdnrimi i konsumatorëve. Por ministri Klement nuk mund ta komandojë këtë. Pasiguria e qytetarëve madje po rritet ndër të tjera edhe nga debati i vazhdueshëm për reformat. Kjo do të thotë, që qytetarët, pra konsumatorët do të vazhdojnë të jenë të kursyer."