1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj19 Gusht 2004

Temë qendrore në shtypin e sotëm të Kosovës është fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të tetorit

https://p.dw.com/p/Aryr

"Zeri" ne kryartikullin e numrit pasi konstaton "Tone te reja ne qasjen e bashkesise nderkombetare ndaj procesit te Kosoves", me tej shtron pyetjet" Cilat jane dy pozicionet nismetare nderkombetare per statusin e Kosoves?. Cfare mund te pritet ne bisedimet e para konsultative per ceshtjen e statusit midis faktoreve nderkombetare, te cilat jane rekomanduar ne raportin e Kai Aides? Pse solucioni I ndarjes territoriale te Kosoves ka ndare ne dysh ne Perendim perkrahesit e tij dhe kundershtaret qe parashtronin tronditje te mbare rajonit po qe se realizohet ndarja? Cilat jane arsyetimet e njeres dhe pales tjeter", pyet "Zeri".


Gazeta thekson se "Se paku ne aspektin kyc, te statusit te Kosoves, te lidhmerise se zgjidhjes se statusit me stabilitetin afatgjate te rajonit, koheve te fundit jemi deshmitare te ndryshimeve rrenjesore sa I perket qasjes se bashkesise nderkombetare…Nder ceshtjet me te rendesishme te cilat do te duhej te ishin pjese e preokupimeve aktuale per statusin e Kosoves te bashkesise nderkombetare, se paku bazuar ne qarqet diplomatike perendimore, eshte edhe mundesia qe statusi I Kosoves te zgjidhet me ndarjen territoriale, ku Serbise do ti takonte veriu i Kosoves, si kompensim per pavaresimin e Kosoves" nenvizon "Zeri" ne numrin e sotem.

"Kosova dhe alternative e saj", eshte ky titulli i veshtrimi te botuar ne "Koha Ditore" e ku artikullshkruesi analizon se " Zgjedhja eshte te qytetaret e Kosoves qe me voten dhe pjesemarrjen e tyre do ta tregojne ne zgjedhjet e tetorit te ketij viti nese duan vite te tjera te humbura apo duan qe tiu japin fund stagnimit dhe degradimit te metejshem te Kosoves".

Gjithnje ne temen e zgjedhjeve te sivjeme parlamentare ne Kosove, e perditeshmja "Kosova Sot" pasi pyet se "Cfare vizionesh kane subjektet politike per fushaten elektorale" me tej shkruan se " marketingu, kryefjale e fushates parazgjedhore", se " Megjithese ne koluaret politike diteve te fundit degjohen per fushata spaktakulare, tri subjektet me te medha politike zyrtarisht paralajmerojne se ato do te jene ndryshe ne raport me zgjedhjet e kaluara".

Per "Epoken e Re", "Shumica e subjekteve politike planifikojne ndryshimin e fushates zgjedhore. Nga imitimi prej njera - tjetres shumica e partive nuk japin shume detaje mbi strategjine elektorale te tyre".

Shtypi i ketushem vazhdon te komentoj jehonen e deklarimeve te para te kryeamdinistratorit te sapo arritur ne Kosove, Petersen.
"Bota Sot" nenvizon se :"Vendosmeria e cilter e kryeadministratorit te ri per tu mbeshtetur ne cdo hap tek institucionet qendrore shteterore te Kosoves dhe per te realizuar gjithcka vetem nepermjet institucioneve qendrore shteterore te Kosoves, do te jete celes i vetem I suksesit te tij dhe e suksesit te misionit nderkombetar ne Kosove".

Kurse per te perditeshmen "Pavaresia", " Deklarata e pare e kryeadministratorit te Kosoves, me te arritur ne Prishtine se "nuk mund te kete stabilitet, paqe pa zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves", eshte nje indikacion i forte per dinamizimin e proceseve politike ne Kosove…".