1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj17 Qershor 2004

Shtypi i Kosoves ne faqet e para njofton se danezi Soren Jessen – Petersen propozohet kryadministrator I ri I Kosoves. Lidhur me kete, "Koha Ditore" ne veshtrimin I cili mban mbititullin " Leter kryeamdinistratorit te ri te Kosoves", nder te tjera shkruan" Do te vini me ndjenjen se keni nje mision ndihme per nje popull te vuajtur ne Kosove dhe kah fundi I misionit tuaj do ta bartni me vete bindjen se ka me shume te keqija qe mund te thuhen per te se sa te mira…Kur te arrini ketu, ju do te ballafaqoheni me dilemen tuaj fundamentale te brendshme : ju jeni I derguar per te qene mbret, president, kryeminister, minister financash, I rendit dhe I te gjitha posteve te tjera te rendesishme te simbolikes se nje shteti ndersa ne te zbritur ne a

https://p.dw.com/p/Arzs

eroport do te kuptoni se nuk jeni njeri I tille, se nuk jeni ekukuar ne frymen e tille. Se jeni edukuar ne frymen e te drejtes se popujve qe te jene zot shtepie aty ku jane".

Shtypi i Kosoves ne faqet e para njofton se danezi Soren Jessen – Petersen propozohet kryadministrator I ri I Kosoves. Lidhur me kete, "Koha Ditore" ne veshtrimin I cili mban mbititullin " Leter kryeamdinistratorit te ri te Kosoves", nder te tjera shkruan" Do te vini me ndjenjen se keni nje mision ndihme per nje popull te vuajtur ne Kosove dhe kah fundi I misionit tuaj do ta bartni me vete bindjen se ka me shume te keqija qe mund te thuhen per te se sa te mira…Kur te arrini ketu, ju do te ballafaqoheni me dilemen tuaj fundamentale te brendshme : ju jeni I derguar per te qene mbret, president, kryeminister, minister financash, I rendit dhe I te gjitha posteve te tjera te rendesishme te simbolikes se nje shteti ndersa ne te zbritur ne aeroport do te kuptoni se nuk jeni njeri I tille, se nuk jeni ekukuar ne frymen e tille. Se jeni edukuar ne frymen e te drejtes se popujve qe te jene zot shtepie aty ku jane".

"Zeri" nderkaq vlereson se " : Natyrisht qe eshte shume heret te komentohen gjasat e Petersenit per te qene nje shef I suksesshem I UNMIK-ut. Cfare dihet qe tani, eshte se ai do te vije ne Prishtine ne periudhen me te nderlikuar dhe me te veshtire te pranise se UNMIK-ut, kur, per te qene shef I suksesshem I tij, do te duhej bere ndryshime te medha ne riorganizimin e Administrates nderkombetare…Ne kete kontekst, duket qe mandati dhe gjasat e Petersenit varen shume nga rekomandimet te cilat ne tri – kater javet e ardhshme do ti propozoje Kai Aide, diplomat norvegjez, I cili gjindet ne mision te posacem ne Kosove". "Zeri" apostrofon se " Deri atehere Petersen do te kuptoje se ku ka ardhur dhe cfare e pret".

"Bota Sot" ne rubriken politike boton intervisten me , Daniel Serwer, drejtor I Aksionit per Paqe, Stabilitet dhe Iniciative ballkanike I cili citohet te kete thene se " Pas trazirave te marsit nuk eshte e lehte e gjendet nje kryadministrator prestigjioz per Kosoven". Serwer pyet " Kush eshte I gatshem te marre mbi supe problemet e Kosoves? Kush eshte I gatshem te rrezikoje reputacionin e tij ne detyre qe ngjan te jete e pamundur"?

Gjithnje ne te njejten teme e perditeshmja "Pavaresia" citon keshilltarin e presidentit Rugova, Muhamat Hamitin, I cili ka vleresuar se " …kryeadministratori I ri, kushdo qe te jete ai, duhet te vije me vullnetin per te nderruar rolin e UNMIK-ut rrenjesisht n menyre qe institucionet e Kosoves te ushtrojne pushtet qe buron nga vota e popullit".

Kurse "Epoka e Re" ne faqen e pare parashikon se " Petersen duket se eshte ai qe e pret deshtimi I radhes ne krye te UNMIK-ut, ketij misioni qe ska asnje mik ne Kosove".

Ndrrojme teme me gazeten "Kosova Sot" e cila duke I hedhur nje veshtrim punimev te séances se djeshme te Kuvendit te Kosoves komenton se " Ka mjaftuar nje takim me Carls Brajshoun dhe kryeparlamentari Daci nuk e ka zgjatur shume punen e kornizes kushtetuese.

Amandamentimi eshte shtyre per seancen e ardhshme, por pak gjasa duket te kete nje ndryshim I kornizes nga ligjevenesit e pafuqishem kosovare". "Veprimi I djeshem", sipas "Kosoves Sot", " ishte edhe nje tjeter argument, se ky parlament, I cili eshte I mbeshtetur pikerisht ne kornizen kushtetuese vazhdon te jete I pafuqishem dhe I dobet ne vendimmarje".